VIDEO: Kosova shënon që në minutën e parë kundër Azerbajxhanit

20 Nëntor 2018, 21:09Sport TEMA

Kosova ka shënuar që në minutën e parë kundër Azerbajxhanit

Është minuta e parë dhe Kosova është në epërsi me supergol të Zenelit.

Kosova zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve. Skuadra e parë është nikoqire e Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përfaqësuesja  është në krye të Grupit 3 të Ligës D me 11 pikë të arkëtuara në pesë xhirot e para, nga tri fitore dhe dy barazime. Ekipi kundërshtar është në vend të dytë me nëntë pikë, nga dy fitore dhe tri barazime.

Që Kosova të qëndrojë në krye të grupit dhe të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D duhet që së paku të sigurojë një barazim. Vetëm humbja do t’ua pamundësonte ‘play-offin’ të zgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes.

1 komente në “VIDEO: Kosova shënon që në minutën e parë kundër Azerbajxhanit”

  1. ?? says:

    I shpenzojn lekët në futboll. ,pastaj nisin bisedimet me Sërbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje