Duka: Panuçit i kam dhënë mbështetje, fitorja na rikthen besimin

20 Nëntor 2018, 23:31Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas përfundimit të takimit Shqipëri-Uells tha për mediat se fitorja e kuqezinjve shërben për skuadrën në mënyrë që të rritet më shumë besimi. Ai shtoi se me Panuçin ka pasur edhe një takim para ndeshjes, por vetëm e ka mbështetur.

“Rezultati ishte pozitiv. Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por pas asaj humbjeje ndaj Skocisë shërben për ndryshimin e atmosferës.

Nuk kam diskutuar asgjë me Panuçin, përveç se jam munduar t’i mbështes për të pasur paraqitje dhe rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre asgjë, por kthen besimin te skuadra.

Fitorja na kthen besimin dhe kjo fitore nuk e bën skuadrën më të mirë, por jep më shumë besim.

Duhet më shumë mbështetje dhe me pak mungesa e me shumë fat mund të bëjmë më mirë. Sot ata që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Besoj se në ekip kombëtar duhet të jetë më i miri i momentit, pavarësisht nga mosha apo ekipit ku luan”, u shpreh Duka.

1 komente në “Duka: Panuçit i kam dhënë mbështetje, fitorja na rikthen besimin”

  1. kaos says:

    Organizim skandaloz i rregullit ne stadium, e pafalshme futja e tifozeve ne fushe , kaos total
    Kategorikisht ne asnje vend te botes nuk lejohen kalamajte e vegjel te mbledhin topat jashte fushes per shume arsye.
    Nje imazh shume i shemtuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje