Nga lindja e deri në perëndimin e diellit, fëmijë, burra e gra ecin me kilometra dhe gërmojnë thellë me duar duke shpresuar se do të arrijnë të gjejnë ujë në pjesën veriperëndimore të Kenias.
Në këtë kohë duhet të jetë sezoni i shirave, por lumenjtë atje janë tharë dhe si pasojë e thatësirës që ka kapluar këtë vend mijëra kafshë kanë mbetur të ngordhura.
Në çdo pjesë të vendit mund të shihen mbetjet e deveve, dhive dhe gomerëve që kanë ngordhur.
Gratë e fisit Turkanës i cili jeton në një shkretëtirë detyrohen të kryejnë punë të ndryshme për të siguruar ujë.
Ato kujtojnë kur katër vite më parë kishte rënë shi për herë të fundit në zonën ku ato jetojnë.
MailOnline ka vizituar komunitetin që jetojnë rreth 100 milje larg zonës turistike të liqenit Turkana, dhe paraqiti historinë se si 14 gra humbën jetën kur gropat që i hapnin për të gjetur ujë u shembën duke I zënë brenda.
Sipas kulturës Turakana, nuk lejohet që një trup i pajetë të zhvendoset për shkak se ajo konsiderohet e mallkuar, kështu që ato gra vazhdojnë të jenë të varrosura në gropat që i kishin hapur për të kërkuar ujë.
Hidhini një sy galerisë së mëposhtme virtuale dhe njihuni me vuajtjet e këtij fisi për të gjetur ujë. (TemA)
Nga shëndeti janë mashallah, mos ti hamë msysh. Aman të keqen u thoni që të ikin nga ai vend dhe të vinë në Albani se albanezët po ikin në allemania.
Tërmet Bakalli
Me siguri nuk kane bere zgjedhje demokratike,do ti cojme Bashen dhe babin e tij Saliun qe ta rregullojne kete katastrofe.
Ne vend qe te punojne te gjithe bashke te hapin ndonje pus
te mbjellin miser groshe etj e te jetojne si njerez taman.
Po harxhojne kohen kot me kercime duke bere rruaza me i vu ne qafe etj
ska kush me i kap n’hu shpines
pastaj qahen se skane uji aty thafshin