FOTOT: Shkatërrohet banda që prodhonte prezervativ fals. Sekuestrohen 500.000 kuti me vlerë rreth 5.5 mln paund

21 Nëntor 2018, 14:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Shkatërrohet banda që prodhonte prezervativ fals. Sekuestrohen

Policia kineze ka shkatërruar një bandë kriminale që prodhonte prezervativ në mënyrë ilegale. 

Zyrtarët arrestuan 17 anëtarë të bandës në zonat Henan, Hebei dhe provincat Zhejiang në Kinën Lindore. 

Gjithashtu policia sekuestroi 500.000 kuti prezervativësh të falsifikuar me vlerë rreth 5.5 milion paund. 

Prezervativët, që shënoheshin me emrat e markave të mëdha ndërkombëtare si Durex dhe Okamoto, shiteshin në hotele dhe supermarkete në Kinën qendrore dhe lindore,

Nga hetimet rezultoi se për të bërë prezervativët ata përdornin gome të ricikluar. 

Ekspertët e shëndetësisë thanë se prezervativët e rremë mund të çojnë në infeksion bakterial. 

Autoritetet kineze thanë se ky lloj prezervativi i falsifikuar është një problem, pasi paraqiste rrezik për shëndetin publik. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje