Një turne që ka habur debat por edhe që ka rritur vëmendjen e tifozëve.
Dhe surprizat, ashtu si edhe zbulimet, zhgënjimet dhe historinë, me siguri që nuk kanë munguar.
Në pritje të fazës së dytë, ajo e playoff, pra gjysmëfinalet që do të luhen qershorin e ardhshëm, për kombëtaret që kanë marrë pjesë në grupet e të gjitha ligave, është kohë bilancesh.
Anglia, Holanda, Portugalia dhe Zvicra do të ecin përpara (dhe do të gjenden kundër njëra-tjetrës për të tretën herë në histori pas Europianit në Angli në vitin 1966 dhe në Portugali në vitin 2004). Shorti do të hidhet më 3 dhjetor.
Nuk do të jenë katër fitueset e fundit të Kupës së Botës në katër eventet e fundit botërore. Italia dhe Spanja do të vijojnë të kërkojnë ekuilibrin e tyre, Franca nuk ka arritur që të marrë një tjetër sukses pas triumfit në Rusi dhe Gjermania e Loë, në mënyrë të papritur, ka rënë në Ligën B, duke mbyllur në mënyrën më të keqe një vit makthi.
Ajo që ka rimarrë skenën ka qenë Holanda, e shtyrë nga talenti i “tulipanëve” të rinj, duke dominuar ndaj Gjermanisë dhe Francës. Një skuadër e re, e udhëhequr në mënyrë brilante nga Koeman, që arriti të futej mes katër më të mirave të kompeticionit. Portokallinjtë nuk kanë ndër mend të ndalen edhe në fazën finale.
Shumë flitej për futbollin që po kthehej në shtëpia. Anglia iu afrua shumë Botërorit të shkuar në Rusi, ndërsa në Ligën e Kombeve, pas humbjes në sfidën e parë ndaj Spanjës, të udhëhequr edhe nga Kane, arritën që ta mbyllnin në krye të grupit, me një sukses drithërues në fund ndaj Kroacisë.
Përmbyset gjithçka te Kroacia, që përpara katër muajsh e mbylli si nënkampione bote, ndërsa tani do të duhet të luajë një ligë më poshtë, te ajo B.
E ndërsa Portugalia ka ditur të ruajë vendin e parë në grupin e Italisë, duke hasur vështirësi pa Cristiano Ronaldon, surpriza më e madhe është Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës. Ndeshja e përmbysur në mënyrë të jashtëzakonshme ndaj Belgjikës është manifestimi i asaj që kanë bërë në këtë Ligë Kombesh djemtë e Petkovic.
Nga 0-2 në 5-2 në më pak se 45 minuta, një rezultat historik ndaj numrit 1 të FIFA-s, që i dhuroi zvicerianëve mundësinë për të avancuar dhe një prestigj që shumë pak do të kishin parashikuar kohë më parë.
Belgjika gjen kështu një vend mes zhgënjimeve të turneut, ndërsa lajmet e mira vijnë nga Liga B, ku ngjiten Ukraina e Shevvcenkos dhe Scocia e talentit Forrest – 12 gola në 11 ndeshjet e fundit – ndërsa Rusia pas një Botërori të mrekullueshëm në shtëpi nuk ka mundur të ngjitet në Ligën A.
Rrëshqasin më shumë Irlanda (që vazhdon të ketë një ecuri të dobët dhe ndeshje pa gola), Sllovakia e Hamsik dhe Turqia – që pavarësisht pritëshmërive të mëdha, sërish ka zhgënjyer. Edhe nga Shqipëria e Christian Panuçit pritej më shumë, por e mbylli me vetëm 3 pikë.
Në Ligën vijnë përrallat, ose lajmet e bukura. Gjeorgjia dhe Kosova, që ka vetëm 2 vjet “që ka lindur” si kombëtare, kanë arritur të ngjisin shkallët, mes krenarisë dhe sidomos talenteve të reja.
Verdiktet e fazës së parë
LIGA A
Ekipet që kanë rënë: Gjermania, Islanda, Polonia dhe Kroacia
LIGA B
Ekipet që janë ngjitur: Ukraina, Suedia, Bosnje Hercegovina dhe Danimarka
Ekipet që kanë rënë: Sllovakia, Turqia, Irlanda e Veriut dhe Irlanda
LIGA C
Ekipet e ngjitur: Skocia, Finlanda, Norvegjia dhe Serbia
Ekipet që kanë rënë: Estonia, Qipro, Sllovenia dhe Ukraina
LIGA D
Ekipet e ngjitura: Gjeorgjia, Bjellorusia, Kosova dhe Maqedonia
Si do të procedohet tani
Final Four
Final Four, ose faza finale me katër ekipet që e mbyllën Ligën A në vend të parë në katër grupet përkatëse, do të zhvillohet në Portugali nga 5 deri më 9 qershori 2019. Ndeshjet do të luhen në “Dragão” të Oportos dhe “Afonso Henriques” di Guimararesh.
Stadiumi “Do Dragao”, Oporto
Shorti për të përcaktuar gjysmëfinalet do të hidhet më 3 dhjetor në Dublin. Do të ketë një finale edhe për vendin e tretë, përveç finales së madhe për të përcaktuar fituesin, që më pas shkon automatikisht në Euro 2020.
Play off Liga B, C dhe D
Nga final four, ku do të shpallet fituesi i turneut, në playoff dhe përplajset në mars 2020, pra pas dy vjetësh, mes katër ekipeve që janë klasifikuar të parat në Ligën B, C dhe D. Praktikisht, ato do të kenë një shans të dytë, nëse nuk arrijnë kualifikimin në eliminatoret e Europianit 2020 sipas grupeve që do të shortohen në 2 dhjetor.
Sipas rregullores, në gjysmëfinalet e playoff, fituesi i Grupit 1 ndeshet me fituesin e Grupit 2 dhe fituesi i Grupit 3 me atë të Grupit 4. Duke qenë se janë ndeshje teke dhe pa vajtje-ardhje, atëherë vendi ku do të luhet është fusha e ekipit që ka mbledhur më shumë pikë mes Grupit 1 dhe 2, por edhe mes grupit 3 dhe 4.
Play-off çiftet
Liga B: Ukrainë-Suedi, Bosnje-Danimarkë
Liga C: Finlandë-Skoci, Serbi-Norvegji
Liga D: Maqedoni-Kosovë, Gjeorgji-Serbi
Shënim i rëndësishëm: Në rast se fituesi i Ligës përkatëse A, B, C dhe D e ka siguruar kualifikimin për në Europian falë eliminatoreve të zakonshme,
atëherë linja ulet dhe vendin në Euro e merr ekipi i dytë sipas ecurisë.
Pra, shembull: nëse Portugalia e Ligës A fiton final four dhe siguron Europianin dhe kualifikohet edhe si vendi i parë apo dytë në grupin e eliminatoreve të Euro 2020, atëherë këtë vend e merr ekipi nënkampion i Ligës A të Kombeve, nëse ky i fundit nuk ka siguruar kualifikimin në eliminatoret e Euro 2020 në grupe.
Kështo do të procedohet edhe për Ligën B, C dhe D. Praktikisht, Kosova ka shumë shanse nëse shkon deri në finale të playoff për Ligën D, edhe nëse nuk e fiton. (Telesport)