Qeveria e Kosovës të mërkurën i shpalli “luftë” të hapur ekonomike Serbisë, duke marrë vendim që tash e tutje të aplikohet taksë prej 100% për produktet serbe që hyjnë në vendin tonë. Një vendim i tillë u mirëprit me entuziazëm nga prodhuesit vendorë, ndërsa gjeti kundërshtimin e ashpër nga pala serbe, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës miratoi propozimin e ministrit të Tregtisë dhe të Industrisë (MTI) Endrit Shalës, që të rrisë taksën doganore ndaj produkteve serbe nga 10 për qind në 100 për qind. Vendimi i ka gëzuar prodhuesit vendorë, të cilët tregojnë barrierat që i kanë hasur deri më tani për eksportimin e produkteve të tyre për në shtetin serb. Ministri Endrit Shala, që drejton dikasterin e Tregtisë dhe të Industrisë, kërkoi publikisht nga prodhuesit dhe nga tregtarët që të fokusohen në cilësinë e produkteve dhe të arrijnë standardin më të lartë që të mos ketë mëdyshje për konsum ditor.
Ai në mes tjerash obligoi menjëherë Doganën e Kosovës dhe mekanizmat tjerë relevantë që të fillojnë me zbatimin e vendimit. “Qytetarë, prodhues, importues e tregtarë ju ftoj të gjithëve t’i bashkohemi kauzës për zhvillim të vendit e mirëqenie të popullit. Kërkoj nga prodhuesit të fokusohen më shumë në cilësi. Të arrini standardin dhe cilësinë më të lartë në mënyrë që qytetari i Kosovës të mos ketë mëdyshje për konsum ditor e të konsumojë prodhime vendore. Të bashkohemi të gjithë e të gjejmë zgjidhje kreative. Nuk është vetëm Serbia e Bosnja në këtë rajon”, u shpreh ministri në një konferencë për medie.
Por nuk dha një deklaratë të prerë se sa do të jetë jetëgjatësia e këtij vendimi, duke pasur parasysh presionet e ndërkombëtarëve. Ministri u përgjigj duke thënë se ka kryer detyrën që i takon.
“Unë e kam kryer detyrën time me këtë rast. Po i kryej detyrat e mia si ministër. Në kompetenca të mia si ministër dhe pas analizave të departamenteve përkatëse kemi propozuar këtë masë dhe kjo masë u mor në mbrojtje të ekonomisë së vendit e mbi të gjitha në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit tonë”, ka sqaruar në mes tjerash. Ministri ka ftuar Doganën dhe institucionet tjera që të zbatojnë menjëherë vendimin duke ndaluar importin e produkteve serbe që si distributor e kanë mbishkrimin “Kosova i Metohija”.(Zeri.info)
Qofsha i gabuar, por më duket një vendim (alla shqiptar), i stilit të Enver Hoxhës, që do të kthehet në bumerang për Kosovën… !
Sipas teje te pranoj oferten se do vuajn si ne kohe te Enver Hoxhes dhe te poshterohen me shume nga serbet.. Ska problem ka advancuar teknologjia per prodhim qe nga koha e xhaxhit..
Me ne fund nje vendim pozitiv nga qeveritaret e Kosoves.
Nga ana tjeter, Shqiperia duhet te beje me shume qe te ndihmoje Kosoven ne cdo fushe.
Le ty jepen pasaporta shqiptare kosovareve qe duan te udhetojne ne Europe. Te njehsohen, legjislacioni, programet shkollore, hiqen plotesisht doganat, te njehsohet sistemi energjitik e te tjera masa te tilla qe na cojne drejt nje bashkimi de-fatto. Po te presim nga Europa, eshte njesoj si gomari qe priste te mbinte bari. Europa gjithmone ka qene kunder interesave tona, prandaj gjendemi te ndare ne 6 shtete fqinje.
Le te punojme bashke per bashkimin kombetar per te plotesuar amanetin e te madhit Skenderbe. Vetem me bashkim kombetar do te behemi me te forte.
Ky eshte nje vendim shume I sakte I qeverise se kosoves . Ekonomia e kosoves mvaret me se shumti nga parate dhe dergesat e emigranteve . Bashkimi europiane me perkrahjen qe I ka bere serbise dhe diskriminimin qe po I ben kosoves po e tregon edhe nje here se nuk eshte pale asnjerese ne dialogun e drejtuar nga komunistja antiperendimore zonja Mogherini. Por te jemi te sigurt se ky vendim eshte ne sinkronizim te plote me Washingtonin , si nje pergjigje ndaj politikave fashiste te serbise.
I mallkofte Zoti dhe gjaku i te vrareve ,perdhunuarve dhe diskriminuarve ,nese nuk e mbajne kete ligj deri ne njohjen e plote te Kosoves nga Serbia.
Edhe Shqiperia nuk duhet te rri indiferente.