Kulla e Pizës tashmë më pak e pjerrët

22 Nëntor 2018, 16:51Lifestyle TEMA

Kulla e pjerrët e Pizës nuk është tashmë aq e anueshme. Pas më shumë se dy dekadash për ta drejtuar, inxhinierët thonë se pjerrësia e kambanares së famshme toskane është ulur me 4 centimetra dhe është në një gjendje më të mirë strukturore sesa parashikonin, transmeton AA.

Agjencia e lajmeve ANSA citoi Nunziante Sabia, konsultant i këshillit ndërkombëtar për mbikëqyrje të pjerrësisë, i cili theksoi se derisa rënia progresive e pjerrësisë është një lajm i mirë, mirëqenia e përgjithshme e strukturës së kullës është edhe më e rëndësishme.

Kulla, e ndërtuar në shekullin e 12-të, sërish u hap për publikun në vitin 2001, pasi më shumë se një dekadë ishte e mbyllur me qëllim që punëtorët të tentojnë të ulin pjerrësinë. Duke përdorur qindra ton kundërpesha në ultësirë dhe duke tërhequr tokën nën themelet në periudhën mes viteve 1990 dhe 2001, pjerrësia e kullës u zvogëlua për rreth 45 centimetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje