Zbulimi: Gjenden skeletet e një lloji të ri dinozauri

22 Nëntor 2018, 13:29Lifestyle TEMA

Në rajonin Wachholz në jug të Brazilit janë gjetur 3 skelete të një lloji të ri të dinozaurit, transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të uebfaqes “Phys.org”, hulumtuesit nga Universiteti Federal Santa Maria dhe Universiteti Sao Paulo, në rajonin Wachholz në afërsi të qytetit Agudo kanë zbuluar 3 skelete të një lloji të ri të dinozaurëve.

Në të kundërtën me dinozaurët e tjerë, është zbuluar se ky lloj i dinozaurëve ecë mbi dy këmbë. Thuhet se të tre dinozaurët, skeletet e të cilëve janë gjetur, kanë vdekur në të njëjtin vend, ndërkaq skeletet e tyre kanë mbetur pa u dëmtuar nën tokë.

Dinozaurët të cilët kanë strukturë të qafës së madhe dhe të kokës së vogël, njoftohet se i përkasin familjes “sauropod” të dinozaurëve, të cilët vlerësohen si gjallesa më të mëdhenj që kanë jetuar në univers.

Hulumtuesit rastin në fjalë e kanë vlerësuar si zbulim i dinozaurit më të vjetër vegjetarian dhe me qafë të gjatë.

2 komente në “Zbulimi: Gjenden skeletet e një lloji të ri dinozauri”

  1. Popull says:

    Ikni more se late nam. Dinosauret as kane egzistuar ndonje here. gjeni lloj lloj kockash e ia fusni kot.

    1. Dean Doko says:

      Po genjen ti se dinosauret ezikstojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje