Horrori: 32-vjeçarja me depresion post lindje vret fëmijën 2 muajsh, e hedh nga makina

21 Nëntor 2018, 18:51Lifestyle TEMA
Horrori: 32-vjeçarja me depresion post lindje vret fëmijën 2

Një 32-vjeçare nga Kalifornia ka vrarë vajzën e saj dy muajshe, pasi vuante nga depresioni pas lindjes.

Nicole Stasio ka qenë në Bali dhe e ka hedhur vajzën e saj nga makina.

Më pas, ajo ka tentuar të vrasë edhe veten, duke e përplasur makinën.

32-vjeçarja u gjet nga banorët vendas, të cilët vetëm më pas e morën vesh çfarë kishte ndodhur, kur gjetën edhe trupin e foshnjës.

Vogëlushja ndërroi jetë 7 orë pasi u gjet, për shkak të plagëve të marra, në të njëjtin spital ku aktualisht po kurohet edhe 32-vjeçarja, e cila është jashtë rrezikut për jetën.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje