Zakonisht rrjetet sociale janë një ambient ky shfryjnë njerëzit anonimë.
Por, në mënyrë befasuese, këtë radhë Instagrami është kthyer në një fushë “beteje” mes dy personazheve të njohur jo vetëm në Itali, por edhe botë.
Fjala bëhet për Roberto Cavalli-n dhe blogeren Chiara Ferragnin.
Kjo e fundit ka postuar në Instagram, ku ndiqet nga 15.5 milionë njerëz, një foto ku ekspozon kërthizën.
Gjë që Cavalli-t nuk i ka pëlqyer.
“Po i bën reklamë kërthizës tënde. Kush kujton se je? Je vetëm një makinë parash”, ka shkruar Cavalli nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, koment i cili ka shkaktuar habi edhe te partneri i Chiara-s, këngëtari i njohur Fedez.
“Më thuaj që kjo është një adresë falso të lutem”, shkruan ai.
Stilisti me famë botërore ka konfirmuar se është ai, dhe ka vijuar sulmet.
“Unë jam unë. I famshëm dhe i pastër për të thënë atë që mendoj! Jeni të aftë, përfitoni shumë nga kjo lojë që nuk ka për qëllim shitjen…por argëtimin edhe kalimin e kohës.
Pastaj blini rroba me emra markash të famshme (si të miat) dhe Chiara bën publicitet. Bravo, i vesh bukur…por këtë herë ka dalë jashtë pasarelën”, shkruan ai, për të vijuar akuzat ndaj Chiara Ferragnin, këtë radhë edhe më ashpër:
“Ti nuk ke ushqyer fëmijën me gji sepse ke pasur frikë mos të prishet gjoksi”, shkruan ai.
Nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë reagim të ashpër të stilistit të njohur, pasi vështirë se mund të besohet se ai u nis thjesht nga një veshje ku Chiara ekspozonte kërthizën.(TemA)