VIDEO/ Lleshi takon efektivët dhe protestuesit e plagosur: Dhuna nuk do të tolerohet

22 Nëntor 2018, 12:18Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka vizituar sot 11 punonjësit e lënduar gjatë protesta e sotme përpara Parlamentit. 

Në një deklaratë të shkurtër për median Lleshi tha se dhuna ndaj policisë nuk ka për tu toleruar. 

Gjithashtu ministri Lleshi ka vizituar edhe një protestues i cili ishte plagosur gjatë protestës. 

Është për të ardhur keq e papranueshme që në një ditë të tille krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit. 

Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë e shtetit.

 Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj policisë së shtetit.

Janë një numër i konsiderueshmë policisësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare. 

Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë.

Ata që kanë guxuar të ngrenë dorë, mos ta kuptojnë tolerancën si dobësi, nuk është akt dobësie, dhe nuk ka për t’u toleruar”,  deklaroi ministri Lleshaj pasi doli nga spitali. (TemA)

6 komente në “VIDEO/ Lleshi takon efektivët dhe protestuesit e plagosur: Dhuna nuk do të tolerohet”

  1. drino says:

    Boll me me polic te vrare dhe te plagosur, dhunes ti pergjigjen me dhune ndaj ketyre plerave zaptues.

  2. xx says:

    Ju te ”temes” vetem kur syte i kish te ulur ministri kapet?Filmi ecen ne te dhjetat e sek.

  3. Gentian says:

    Shum mire Zoti Minister, te gjithe duhet ta kuptojne qe ka Shtet!

  4. LORA says:

    Lere retoriken zoti Minister i Brendshem,,,u bene 28 vjet qe degjojme psalme retorike dhe shohim vetem policine te plagoset e vritet.
    Jam ne pritje vetem te ndeshkimit te pameshirshem te ushtruesve te antiligjit dhe antishtetitantishtetit.Vetem keto ndeshkime do te
    jen garante te paprekshmerise se policit ne detyre.

  5. Klea says:

    Nuk ditke fare te flasesh o derdimen. 6 lapsuse ne 10 fjali. Do rrezohesh me keq se tahiri po nuk more masa urgjente.

  6. Polici 60% invalid per shkak te detyres says:

    Kush prek policine e ka vendin ne burg, provoni e ngrini doren kunder policeve ne USA, derra .
    Bravo z. Minister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje