FOTOT: Gjeti një çantë teksa po mbillte lule, ia ktheu pronares që e kishte humbur... para 40 vitesh

23 Nëntor 2018, 10:47Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjeti një çantë teksa po mbillte lule, ia ktheu pronares

Mike Izzard po gërmonte në afërsi të një stacion hekurudhor në Herfordshire të Anglisë, kur hasi në diçka të butë në dheun që po e përgatiste për të mbjellë lule.

Fillimisht, 45-vjeçari gjeti një monedhë të vogël, pastaj shtatë të tjera dhe një çelës, para se ta nxirrte në tërësi objektin që sihte një çantë lëkure.

Më pas ai zbuloi një çek të Bankës Midland si dhe një kartelë të datës 1979-1981 me emrin Angela Dimond në të.

Mike Izzard  postoi në rrjetet sociale fotografitë me gjërat që gjeti, dhe fatmirësisht u lajmërua pronarja që i kishte humbur e cila jetonte në atë zonë, afro katër kilometra ku edhe u gjend çanta.

“Duket si ndonjë skenë filmash, se jo vetëm që e gjeta pronaren, por edhe ia dorëzova në të njëjtën ditë”, ka thënë Izzard.

Angela, tani 63-vjeçare e di ditën e saktë kur ia vodhën çantën, madje ende rrëqethet, pasi ishte frikësuar së tepërmi.

“Dikush doli prej shkurreve dhe më shtyu fuqishëm, pasi u rrëzova ma vodhi çantën dhe iku. Isha vetëm dhe kisha shumë frikë”, ka thënë ajo. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje