Kukësi “luftë” Partizanit, do Shkurtajn për sulmin

23 Nëntor 2018, 10:39Sport TEMA

Kukësi ka nisur kërkimet për një “bomber”.

Rexhinaldo i vetëm nuk mjafton për sulmin dhe për më tepër kur dihet që ai nuk është as sulmues qendre.

e verilindorët që lakmojnë titullin kampion, prioritet në merkaton e dimrit mbetet fuqizimi i ofensivës.

Që pas largimit të Gurit, verilindorët kanë pasur hendek të madh në këtë sektor

Presidenti Safet Gjici i ka premtuar stafit teknik se në janar do të afrojë dy lojtarë kalibri, i pari është pikërisht një “pykë” dhe tjetri mesfushor qendre, shkruan “Panorama Sport”.

Në tregun e huaj një pistë është ajo e boshnjakut Kuniç, i cili luan te Larisa në Greqi, por në harresë nuk është lënë as tregu vendës.

Në Shqipëri është Vasil Shkurtaj ai që po bën një kampionat shumë të mirë me Luftëtarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje