Skënder Gega konfirmoi në konferencën për shtyp në prag të transfertës me Flamurtarin se Alban Hoxha nuk do të udhëtojë drejt Vlorës. Trajneri i të kuqve shpreson që skuadra e tij të ruajë ritmin e ndeshjeve të fundit.
“Deri tani kanë shkuar gjërat mirë, sfida jonë është të vazhdojmë me këtë ritëm. Ndeshja e radhës është e fortë, luajmë përballë një klubi me emër, ndoshta nga klubet më të mira të futbollit shqiptar. Çdo gjë do t’ia lëmë fushës.”
Xhika në vend të Hoxhës: Nuk ka sekrete. Edhe Xhika është gati për çdo rast, sepse stërvitjen e bëjnë të gjithë njësoj. Sot jemi përballë një sfide sepse Hoxha nuk ka arritur të rikuperohet. Është portier me eksperiencë dhe person pozitiv, megjithatë do të mundohemi ta bëjmë më të lehtë. Për këtë javë nuk do të jetë gati.
Golat e Hebajt ndaj Maltës: Jam i kënaqur që Hebaj ka shënuar kundër Maltës. Jam pyetur vazhdimisht për nevojën e një finalizuesi dhe gjithmonë kam shprehur besimin tek ata që kam. Sa herë vijnë nga kombëtarja vijnë më me besim. Hebaj është përkrahur dhe kemi akoma 25 ndeshje.
Ndërhyrjet në merkato: Ne e dimë ku na dhemb. Jemi munduar t’i mbajmë 100% të karikuar lojtarët. Do të vijë momenti dhe bashkë me klubin do të vendosim. Çdo gjë është pozitive.
Situata te Tirana: Nuk kam interes për çfarë ndodh te Tirana. U pyeta edhe për Shkurtajn. Kam opinon pozitiv për të. Për Ngo u shpreha se ishte lojtar shumë i gjatë, hera e parë që e shihja.
Telushi dhe Ibrahimi rrezikojnë: Do të japin 100%. Janë lojtarë që kanë peshë në ekip. Megjitahtë janë gjëra që ndodhin. Ata kanë të verdha e mund të ndodhë që të marrin një tjetër, kështu që ne do të mundohemi t’i rikuperojmë. Në çdo ndeshje bëjmë 3 ndërrime. 90% e grupit është aktivizuar. E rëndësishme është që grupi të funksionojë. Duhet të marrim më të mirën. Shkojmë për të fituar, ne s’kemi rrugë tjetër. Uroj që të marrim maksimumin. Nëse diçka ndodh ndryshe atëherë kemi edhe 70% të kampionatit.
Nderkohe, Ilir Daja i mëshon shumë anës psikologjike të skuadrës në një ndeshje ku do të ketë përballë kryesuesit e kampionatit. Trajneri tiranas shpjegoi në konferencën për shtyp problemet që ka skuadra me dëmtimet, ndërsa brazilianin Cale e konsideroi më shumë një blerje të merkatos dimërore.
“Partizani është një ekip që ka treguar stabilitet në rezultate dhe në lojë. Do të jetë e vështirë. Siç kërkon Partizani të ruajë kryesimin, edhe ne duam të rikuperojmë të tabelën e klasifikimit. Duhet të kemi një qëndrueshmëri sa më të madhe taktike dhe psikologjike, sepse luajmë përballë tifozëve tanë dhe duhet të marrim fitoren.”
Mungesat: Mungojnë Silianovski dhe Alves, dy lojtarë të rëndësishëm. Silianovski ka 13 javë që luan rregullisht. Jemi mësuar me mungesat, kemi shfrytëzuar të gjithë kontigjentin për të mbushur boshllëqet. Në rolin e Silianovskit nuk kemi një dublues, megjithatë kemi treguar se edhe kur na mungojnë lojtarët kemi performuar mirë, sikurse ndodhi nda Skënderbeut, ku nuk ishim inferiorë. Edhe ndaj Partizanin duhet të vijojmë me të njëjtën paraqitje, por sigurisht duke patur parasysh marrjen e rezultatit.
Elton Cale: Brazilianin Cale do ta quaja më shumë blerje të janarit, sepse tani edhe katër ndeshje na kanë mbetur para ndërprerjes së kampionatit. Cale, përveçse është cilësor, ka dhe eksperiencë në futbollin shqiptar, por duhet të kemi parasysh që ka katër muaj pa luajtur.
Tifozët: Ne jemi të bindur që tifozët janë vlerë e shtuar për motivimin e lojtarëve edhe kur luajmë në transfertë, jo më brenda. Duhet ta menaxhojmë në mënyrë të mirë praninë e tyre, sepse kur kemi patur mbështetje të gjerë kemi ndier më shumë presion për t’u përcjellë atë lloj pritshmëria që kanë tivozët vlonjatë. Ardhja e tyre në stadium është motiv shumë i madh për ne, sepse ndeshja luhet edhe për tifozët.