Mbaroi ahengu, Kina merr vendimin që tremb yjet e futbollit

22 Nëntor 2018, 09:34Sport TEMA

Herët a vonë do të ndodhte, nuk ka mundësi që Kina të shpenzojë pa fund dhe të mos korrë asnjë fryt.

Qeveria kineze ka vendosur që të ndalojë çmendurinë e shpenzimeve pa fund për futbollistë dhe federata kineze ka paralajmëruar se do të vendosë një tavan për pagat e futbollistëve, ashtu si për bonuset e tyre.

 

Në këtë mënyrë, do të marrë fund eksodi nga Europa e Amerika e Jugut drejt Azisë, ose të paktën nuk do të shohim më absurditete si Tevez, i cili u bë futbollisti më i paguar në histori me rreth 40 milionë dollarë në vit, para se të kthehej te Boca Juniors, sepse u zhgënjye nga niveli mediokër i kampionatit kinez.

Në varësi të tavanit të pagave, me shumë gjasa do të nisë eksodi në të kundërt, sepse Graziano Pelle, Paulinho, Oscar, Hulk e shumë të tjerë pritet të kthehen në Europë, duke mos pasur asnjë arsye për të vijuar në Kinë me paga modeste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje