Ndeshjet e përfaqësueses shqiptare kanë hequr paksa vëmendjen nga Kategoria Superiore. Por ajo kthehet këtë fundjavë me duele shumë interesante që pritet të jenë të luftuara, pasi garantojnë sfida të ndezura dhe me rivalitet.
Duelet e kësaj jave fillojnë me një ndeshje shumë të fortë në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit kryesues.
Ambiciet e skuadrës së Ilir Dajës janë t’i afrohen përsëri grupit të kreut dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për të ndalur pikërisht ekipin që mban vendin e parë në Superiore.
Ndërkaq, të shtunën luhet një tjetër ndeshje e fortë në kryeqytet, mes Tiranës dhe Skënderbeut, ndërsa Teuta dhe Luftëtari luajnë në darkë mes tyre në Durrës.
Të dielën, Ernest Gjoka debuton si trajneri i Kamzës përballë skuadrës që nxori kampione, Kukësin, ndërsa sfida tjetër vë përballë Laçin me Kastriotin.
KALENDARI
Të premten
Flamurtari-Partizani 18:00
Të shtunën
Tirana-Skënderbeu 14:00
Teuta-Luftëtari 17:00
Të dielën
Kamza-Kukësi 14:00
Laçi-Kastrioti 14:00