Ronaldinho mbetet këmbësor, pas sekuestrimit të pasaportës prokuroria i bën gjëmën

21 Nëntor 2018, 22:43Sport TEMA

Prokuroria braziliane ka konfiskuar tre automjetet në pronësi të familjes së ish-futbollstit të Barclonës, Milan dhe Brazilit, të famshmit Ronaldinho dhe vëllait të tij, Roberto de Assis.

Lajmi është njoftuar nga “Globo Esporte”. Referuar gazetës së mirëinformuar, brazilianit i janë sekuestruar dy makina të tipit BMW dhe një Mercedes-Benz. Qëllimi i prokurorisë është shlyerja e pagesës së një gjobe që tashmë mbart edhe kamat vonesat, që është vënë në dëm të ish-futbollistit Brazilian dhe nuk u pagua kurrë prej tij.

Faktet janë regjistruar në vitin 2015, kur Ronaldinho dhe vëllai i tij u gjobitën për një ndërtim pa leje në Porto Alegre, shuma e të cilës tashmë është rritur ndjeshëm për shkak të kamatvonesave. Tashmë detyrimi i Ronaldonhos arrin shumën e rreth 2 milionë euro.

Në 2015 Ronaldinho dhe vëllai i tij ndërtuan një magazinë dhe një platform peshkimi në një vend të ndaluar, duke u gjobitur për ndërtim pa leje dhe dëm mjedisor. Pavarësisht sanksioneve, Ronaldinho nuk ka paguar gjobën, prandaj gjykata ka vendosur vijimin e sukuestrimit të pasaportës së tij.

1 komente në “Ronaldinho mbetet këmbësor, pas sekuestrimit të pasaportës prokuroria i bën gjëmën”

  1. Loku says:

    Pse nuk mer Altinin,Monen,Mulin me protestu meqe ka bo ndertim pa leje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje