I ftuar në emisionin “Java” në TVSH, Kryeministri Edi Rama deklaroi se efektivja Ina Nuka ka qenë e trajnuar për menaxhimin e situatave të tilla, por ajo është goditur me lëndë plasëse.
Rama ka zbardhur edhe atë që mjekët turq e kanë cilësuar si dëmtim nga lëndët plasëse që në Kodin Penal Shqiptar dënohet me 10 vjet burg.
“Lënda plasëse ka rënë fillimisht në shall dhe më pas e ka hequr me dorë.
Nëse shpërthimi do ishte ndodhur aty në qafë, do ishim në funeralin e saj.
Ekspertiza e mjekëve në Turqi kanë shkruar “lëndë plasëse me bombë”. Pra nuk është fishekzjarr, por lëndë plasëse. Jemi në kushtet e dhunës së stimuluar”, tha ai.
Fishekzjarre. ,pétard. Jo lëndë plasëse bombe.
Ca bohet keshtu mor jahu,rrasini ne burge more keta horrat e Saliut,dhe sa kohe do te durojne kriminelin e Vicidolit shqipetaret, krimet e tij nuk kane te sosur, futeni mo ne burge, qe te shpetojne njehere e mire populli.