Protesta e dhunshme, ministri i LSI: Janë prerë koka e jo gishta nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes, fajtor është Rama

23 Nëntor 2018, 09:33Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e ndodhura dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re të mbështetur nga opozita.

Në një status në “Facebook”, Manjani thotë se gjuha e përdorur nga Rama është njësoj si ajo e përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore.

Sipas tij, me këtë gjuhë përçarje, Rama kërkon të fshehë krimin financiar të radhës.

Postimi i plotë i Manjanit:

Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!

Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!

Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore.

Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.

Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.

Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.

Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri! Ky quhet ABUZIM i pastër!

8 komente në “Protesta e dhunshme, ministri i LSI: Janë prerë koka e jo gishta nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes, fajtor është Rama”

  1. pensionisti says:

    Ti,mor kaqol i LSI-se , ti mor servil, ti mor …….. per prift mund te besh ,por kurre-kurre-kurre per politikan ! E tregon veten in jorant. Ja pse.
    Per 21 janarin e vitit 2011 kur Me urdherin e Berishes, perciellja nepermjet telefonit Lulzim Basha tek servili Ndreu e zbatimi nga injoranti Llupo u vrane 4 qytetar. Ju thonit se fajin e ka Rama qe i solli para kryeministrise. PO edhe tani Rama e paska fajin se dhunoi protestuesit.. Po aka me llogjike naive ? A ka me llogjike injoranti i cili flet me dy stanarte? me 21 janar fajine kishte populli qe degjoi Ramen,ndersa sot populli paska te drejte? Kush i hodhi kapsollat .militantet e PD-se ete LSI-se,apo policia ? Me fal se gabova! Edhe per prift nuk ia vlen. vtem per te fshir nevojtoret e Monikes besoj se je i pershtatshem….

  2. eli says:

    O Gazetare!!!
    Nje lutje te madhe kam per ju!
    A ka mundesi qe mus i shfaqni ato qe shkruan ky kari ne facebook.Ai qe do le ti shohe tek faqja e tij.
    Tani ai eshte njeri i zakonshem dhe mendimi i tij eshte personal!

  3. Mujo says:

    Po o Fantomasi i Ilirit po, ke vjedhur mire ti pranaj leh.

  4. Prend dedja says:

    Si mund te kete qene minister drejtesie ky qe eshte kunder shtetit,perkra paligjshmerine dhe godet forcat policore

  5. Zihniu says:

    Cfare eshte mo ky sharlatan.Lum ky popull per keto politikane qe drejtojne kete vend

  6. Ilir says:

    Lidheni kete idiotin

  7. Likja says:

    Sigurisht fjalet vrasin me shume se guri, por ne mesin e nje opozite qe nuk ka asnje alternative por vetem llogje kavaje e kur dalin nga goja e njerezve si puna Joe karrieriste e te etur per pushtet , te mbushur me urrejtje se te duket vetja me I mire se Rama fjala vret no vetem shpirtin qe Ju skeni fare por edhe qenien si die Populli nuk ua ka per borxh e nuk do tju shohe surratin

  8. Likja says:

    Ju flet Murgu I manastirir lesheli me forcene megallomanise do te na mesoje se sa vlere ka floriri i grabitur ne Krrabe por sado fe mundohesh or mendjemadh prap shko te te instruktoje shefi yt se ai eshte profesionist floriri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje