Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishte sot i pranishën së bashku me kryeministrin Edi Rama në një takim me banorët e Libofshës në Fier.
Gjatë takimit Ruçi foli edhe për protestën e banorëve të Astirit shtëpitë e te cilëve do të prishen si pasojë e ndërtimit të “Unazës së Re”.
Ruçi është shprehur se e ndjen dhimbjen e tyre, dhe se e di se ç’do të thotë të të prishet banesa, me apo pa leje, por ka bërë thirrje që të zbatohet ligji.
Më tej ai theksoi se shteti do t’i dëmshpërbleje ata që i kanë banesat e legalizuara si dhe do të ndihmojë banorët që nuk kanë mundur ende ta legalizojnë.
“Kam ndjekur me shqetësim demostrimin te sheshi Shqiponja të disa qytetarëve që lidhet me shpronësimet apo me mos legalizimet për arsye të një vepre kombëtare.
Unë e ndjej fort se çdo të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, sepse jam një si ata.
Jam fshatar që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia, dhe kimetin e shtëpisë ia di, jo ai që ka lekë dhe e bën, por ai që ka pak lekë dhe vetë e bën, dhe kjo është e dhimbshme.
Por do t’u thosha: miqtë e mi gabimi që bëj unë dhe ti si kryefamiljarë, e paguajnë fëmijët, ndërsa gabimet që bën politika, e paguan gjithë shoqëria.
Dhe ata sot fatkeqësisht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme dhe të sotme. Të cilët ndryshe flasin sipas ligjit kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë.
Apeli im do të ishte, që kjo marri 28 vjecare duhet të marr fund asgjë nuk zgjidhet në rrugë jashtë institutcioneve dhe jashtë ligjit.
Zgjidhet në bashkëpunim me institucionet dhe sic është thënë do shihen një për një të gjitha objektet si ato që janë legalizuar edhe të tjerat.
Të legalizuarit do marrin dëmshpërblimme VKM dhe më pas do nisë prishja, të tjerët sipas hapsirave që lejon ligji, do trajtohen me bonus qeraje apo banesa sociale” u shpreh Ruçi. (TemA)
Zoti Ruci, po cdo me thene qe te uzurpohet prona e trasheguar prej brezash te tere, a e di zotrote?
Cfare shteti jeni more se late kokrren e namit. Nje grusht rrugacesh ju vene perpara si lopet.
Ne, qe deri dje, ne kohen e merhumit Enver, quheshim “te deklasuar” per pronat qe kishim dikur, sot ne mender demokracine tuaj, prona na u grabit diten per diell dhe juve, per hir te votave qe kerkoni, vazhdoni tu beni leshimeve rrugaceve qe zbriten nga shpellat dhe u bone “tironsa”.
Paci faqen e zeze.
Bravo beni,por kete qe ia kerkon Gramozit pse nuk ia ke kerkuar idhullit tend shpirteror Sali nserb Berishes?
Se ishte ai,qe per vota u beri thirrje shpellareve te zaptonin kreun e vendit,te ndertonin pallate e vila me materiale te vjedhura nga ish nderrmarrjet shtetrore,zaptuan pronat e shtetit apo te te tjereve ,nuk paguan per 20 vjet as drita,as uje,as taksa,ndersa sot ulurijne si qente ne henes!
Berishes kerkoja o i menderosur i per ndjekur e jo Gramozit,apo te erdhi goja tani ty dhe na can trapin!
Ja ke dhene voten Berishes per 25 vjet,prandaj pranoje realitetin dhe shko lyp se aq meriton nga koka jote!
Kenaqu me kocken e antikomunizmit qe te hodhi Berisha,kur ai vete u be miliarder!
Keshtu keni qene per here ju te djathtet:BASHKEPUNTORE ME ARMIQTE e Shqiperise,ne kete rast me sali Berishen!
Me c’ligj e bleve token ti apo yt’at.
Ore maluketer po jeni dhe te majte dhe ndjeshmerine popullore e keni nen zero grade. Po sditet o maluketer ti beni nje liste atyre njerezve ca gjendje sociale kane sa cati kane kane per koken e kush ka biznese e ka para. Dhe te paret ndihmoni me te dobtit se ata ngelen pa cati. Kjo eshte ndjeshmeria qe ju mungon e perhere varroset i dobti e ai pa lek e miq. Dhe beni derr derr se po beni shtet e njerezit ikin, ikin se jan ata qe ngelen pa cati pa miq e pa lek.
I keni hyre thelle gjynahut o maluketer qe kur nxirni ne radhe te pare police 6 muajshe femra qe te perplasen me ata qe po humbin jeten as qe mendoni se ato femra te radhes pare do hane inatin e atyre qe kan humb toruan. Apo dhe ne proteste beni fasada me vajza te bukura packa se aty duhen police qe te dijne te menaxhojne turmat e inatosura.
Thirrni mendjes e parate per ata qe humbin shtepite ti paguani ju politikanet gjysmen qe sbete shetet e gjysmen ta paguajne ata qe ndertuan pa leje. Ja kjo eshte drejtesia e paudhesive tuaja. Beni ju pershesh tere Shqiperine skeni kurre faj, ben pershesh fukarai paguan vetem ai.