Vendi me histori të lashtë e të lavdishme, do e cilësonte Ati i Shenjtë Shqipërinë në audiencën e rrallë me pelegrinë shqiptarë në Vatikan, në kuadër të Vitit të Skënderbeut. Historia e Diplomacisë Shqiptare sjell këtë javë dokumentet online për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të shtetit shqiptar me Selinë e Shenjtë, më 7 shtator 1991.
Kjo ishte pjesë e proceseve demokratizuese në vend dhe hapja e Shqipërisë ndaj Perëndimit. Afrimi me Vatikanin ishte mjaft i rëndësishëm edhe për faktin se prekte një pikë të ndjeshme tek shqiptarët, atë të ushtrimit të lirë të besimit fetar në Shqipëri. Këtë ngjarje e paraprinë ndryshimet në Kodin Penal për heqjen e dënimit për ushtrimin e besimit fetar dhe lejimin e hapjes së institucioneve fetare në Shqipëri në 1990.
Selia e Shenjte i ndoqi me vëmendje këto zhvillime në Shqipërinë e asaj kohe dhe po inkurajonte çdo përpjekje të Perëndimit për hapjen e vendit me botën e qytetëruar.
Të gjitha këto lëvizje kulmuan në gusht 1991 kur ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani në vazhdim të bisedimeve të zhvilluara midis dy palëve i përcolli një notë zyrtare Sekretarit të Shtetit të Vatikanit Kardinal Rev.MA Angelo Sodano ku shprehte dëshirën e qeverisë shqiptare për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë.
Kjo e fundit iu përgjigj pozitivisht ftesës duke theksuar se “Selia e Shenjte beson që marrëdhëniet zyrtare të vendosura me Shqipërinë do jenë një avantazh për të dy palët, do ti shërbejnë forcimit të lidhjeve dhe miqësisë midis tyre, në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Selia e Shenjtë është e sigurt që Kisha katolike do të gëzojë në Shqipëri lirinë e plotë në ushtrimin e misionit të saj shpirtëror në vend si dhe do të ketë mundësinë të zhvillojë bashkëpunimin e saj me autoritetet shqiptare në fushën sociale dhe arsimore”.
Më shumë jemi afruar ne me Vatikanin se ata me ne. Ébranlée.
.. PSE NE SHQIPERI KISHA APO BESIMET E SHUMTA NUK JANE TE NDARA NGA SHTETI , SIKURSE NE TE GJITHE B.E.-ne ..?!
Po çfare marredhenjesh more aman, keni lene nje kare si motren e Frangajt ne ate post dhe prisni zhvillime pozitive, o Edo po jepja si sekretare Balles dhe ver ndokend tjeter aty, Pellumb Xhufin pershembull.
asnje symfoni me sumqiret sunite………………..ouuuuuussssttttttttttttt!
Hap ….ato arkiva te Vatikanit..ate bej ti o Pape….se qe kemi histori te Lashte e te Lavdishme ate e dime….hap arkivat ato na interesojn qe tu ja fusim me shkop gjuhes fqinjeve tane qe kane vjedhur bastarduar e manipuluar historin tone te Lavdishme….kete te besh ke bere shume per shqiptaret
kta pedera se njofin kosoven mos i leni mu afru se vec kolere jane.