Flet Hasan Luçi, ish-zbulues politik i Shqipërisë në Francë: Ish-ministri i Jashtëm, Behar Shtylla blinte parfume të shtrenjta; Halim Budo hahej me Beharin se kush e dinte më mirë frëngjishten që t’i bënte qejfin Enverit, kurse Nesti Nase qe një diplomat i sprovuar që e pësoi nga sistemi
Ministrat shqiptarë vinin shpesh në Paris, për të qëndruar tek selia diplomatike shqiptare atje, teksa e përdornin këtë qytet evropian kryesisht si tranzit.
Pikërisht, gjatë këtyre vizitave, ata kishin rastin që të shfaqeshin përtej kostumit zyrtar, mes eposideve të ndryshme që krijoheshin me punonjësit e ambasadës sonë atje.
Disa prej tyre, na tregon në këtë rrëfim të posaçëm për “Albanian Free Press”, ish-zbuluesi politik i Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi…
Intervistoi Albert Zholi
Si do ta risillnit para lexuesit ish-ministrin e Jashtëm, Behar Shtylla përmes kujtimeve tuaja?
Ai më priti pak minuta në nëntor 1961, për të më dhënë porosi dhe uruar për detyrën e re në legatën tonë në Paris, i përgatitur si atashe shtypi. Më la përshtypje të mira për bukurinë e tij fizike (e shihja për herë të parë kaq afër), për udhëzimet lakonike e serioze, duke vënë theksin tek dinjiteti i diplomatit shqiptar dhe puna e palodhur për ta bërë vendin tonë të njohur dhe për ta përfaqësuar me dinjitet. Gjatë vajtjes dhe kthimit nga sesioni i OKB-së në tetor të çdo viti, Behar Shtylla kalonte dhe qëndronte në Paris 2-3 ditë, herë shkonte në Nju Jork me anijen “Kin Meri” nga Bretanja dhe zakonisht, kthehej me avion. Në dhjetor 1964, u kthye vetëm nga Nju Jorku në Paris. Zakonisht, ai bënte një mbledhje në legatë me personelin për të dëgjuar mendimet e hallet e tona dhe dhënë udhëzime për punën e mëtejshme.
Një nga çështjet e mprehta që ne ngrinim ishte çështja e rrogave të vogla, pas tre gërshërësh në vitet ‘60-të, pajisjeve të banesave e selisë etj., që ishin të vjetra e të pamjaftueshme. Si gjithnjë, ai hidhej në sulm duke thënë pothuajse çdo herë, se ne nuk e justifikonim as aq sa na jepej. Kështu edhe në 1964-tën bëri vetëm kritika, asnjë fjalë të mirë. Më shumë kritikoi Myslim Sinoimerin, sekretar i parë. Pastaj kritikoi Theofan Nishkun, atashe, i cili qe dërguar nga MPJ-ja në Paris të ndryshonte gjendjen. Mua më kritikoi për punë të dobët me kolonitë, në fushën konsullore e të propagandës etj. Na kritikoi të gjithëve gjithashtu për moszotërim siç duhej të gjuhës frënge, pasi na dëgjonte, qëllimisht si përgjigjeshim në telefon, si i bënim përkthimet nga shtypi frëng etj. Ne thoshim ndonjë fjalë për mbrojtje me arsyet tona të drejta, por më kot. Asnjë kurs i organizuar, se nuk paguhej asnjë dyshkë për mësimin e gjuhës me mësues atje, por të bazoheshim në forcat tona, pasi në fakt ne kishim bërë vetëm kurse të shkurtra frëngjisht.
Gjatë qëndrimit në Paris, ai dilte në dyqane dhe blinte dhurata për gruan e fëmijët. Zakonisht e shoqëroja unë, edhe si shofer. Ai pazarin e bënte zakonisht në dyqanin luksoz “Aux Trois quartiers” karshi kishës “Madëlen” dhe në “Lafajet”, prapa Operës. Rregullisht blinte parfume të shtrenjtë. Për të ngrënë hante në restorantin “Simplon” (kuzhinë italiane) në shëtitoren e italianëve (bulevardet e mëdha të Parisit). E kishte bërë zakon të mos pranonte ftesa nga personeli i përfaqësisë për dreka e darka. Kur iku kësaj here në Romë, unë do ta shoqëroja deri atje me avion e do kthehesha në Paris. Në aeroportin e Orlis ishte kohë e keqe dhe nisja u shty.
Vajtëm në një kafe, ku na shoqëronte Theofan Nishku. Ministri filloi të na fliste hapur të dyve pa doreza. Mua më tha se ende e flisja frëngjishten si negër. Unë ia ktheva se kishte të drejtë, por unë po e mësoja vetë frëngjishten dhe se kursi që pata bërë qe i shkurtër. “Mua më duhet të punoj e jo të bëhem shkrimtar i frëngjishtes”, i thashë. Ai u nxeh më tepër dhe nisi se “diplomati pa gjuhën e vendit…”, por unë e ndërpreva pa takt, shqiptarçe: “Ne jemi diplomatë që më shumë bëjmë punë teknike në legatë, merremi me ata që vijnë e hedhin barin e minjve, u përkthejmë shoferëve për punët e tyre, bëjmë tre ditë roje natën e ditën etj.”, duke mos e lënë të fliste derisa të shfryja ato që doja t’i shoshja, se na kishte ardhur në majë të hundës me punë të rëndomta, duke qenë personel kaq i vogël.
Ai më la mua, se më pa që u hodha në sulm dhe filloi me Theofanin: “Po ti, që të kemi dërguar me perspektivë se je goxha djalë dhe mund të bëhesh ministër, të dhamë 6 muaj kohë provë, po ti s’ke ecur fare”. I gjori Theofan u habit dhe u skuq me atë shfryrje ndaj tij, prandaj i vajta në ndihmesë: “Po Theofanin e ka bërë sekretar ambasadori, një teknik të thjeshtë të mbyllur në seli, ku të bëjë përpara?! Na fal shoku ministër, por po ta dinim kështu, ne nuk do të vinim këtu, bile më mirë të kthehemi sesa të na bëni leckë pa e merituar, se ju nuk jetoni këtu tani, nuk dimë si ka qenë kur ishit ju këtu me punë”. “Asnjë justifikim, -klithi ai dhe m’u drejtua mua, – dhe ti mos u bën kaq trim, por shtroju punës dhe mëso!”. Ndërkohë na thirrën për t’u nisur në Romë.
Theofani iku e shpëtoi, ndërsa me mua biseda betejë vijoi, se u kthyem edhe pak kohë në kafe, se koha ishte e keqe dhe na dhanë drekën… “Neve mezi na del edhe lokacioni (rroga), -i thashë, -mezi blej një gazetë, jetën diplomatike nuk e bëjmë dot siç duhet. Edhe kur kemi ftesa nuk marrim dot frakun të vemi në pritje”. Ai ma preu shkurt: “Te rroga e kini fjalën ju, -kërciti dhëmbët ai, – por sa të ngjishen valixhet tuaja, le të ngjishet arka e shtetit!”. “Kini të drejtë shoku ministër, -shtova unë, -se në Kuç nuk më kanë ngrënë çimkat se nëna ime i përvëlonte me finjë, kurse në Paris s’kam ç’t’u bëj me këto mobilje të vjetra etj. Ju vetë blini edhe parfume e hani në restorante…”. Por ma preu ashpër: “Mos e tepro, mos hyr në punë që s’të takojnë, mos më detyro…!”. Por ndali pa thënë gjë, se vërtet edhe unë e shkela, por s’isha pishman që ia thashë. “Do bëni mirë, sh. ministër, -shtova, -të më ktheni!”.
“Do ta shoh edhe këtë mundësi, por ju nuk bëni aq sa duhet, -vijoi ai, -për t’u bërë kuadro”. “Kur ishit ju këtu, sh.ministër, e kishit rrogën katërfishin tonë, hanit e kërcenit në lokale me gjithë gra e fëmijë, siç më tregojnë bashkëkohësit…”. Por ai ma preu sërish fjalën: “Atëherë qe atëherë, tani edhe ju s’jeni aq keq, shteti bën shumë ndërtime, ka shumë halle pas prishjes me BS e demokracitë etj.”, e uli ai tonin. Me këtë yrysh në bisedë, të dyve dreka na vajti në kurriz, se të dy ishim nevrikosur dhe njëri i binte gozhdës e tjetri potkoit.
Të nesërmen në mëngjes u përshëndetëm në legatë, ai më bëri një shenjë qortimi, se dukej s’i kishte dalë ende inati, por më uroi rrugë të mbarë. Nuk pata ndonjë rrjedhojë nga biseda e ashpër që bëra me ministrin Behar Shtylla, as nuk mora vesh nëse kishte raportuar ndonjë gjë, por marrëdhëniet tona nuk u ngrohën më. Theofanin e transferuan në atdhe më vonë, pasi duket se i lanë edhe ca kohë prove, por gjendja në legatë nuk ndryshohej hiç, ai trajtohej si teknik i thjeshtë dhe s’dilnim dot nga ky rreth vicioz atje. Nuk u ndesha më me ministrin se e pashë që ishte e kotë. Vijova punën si mundja në ato kushte që kishim në seli, pak veta, shumë punë, por pa bereqet shumë, se punët rutinë s’na linin mundësi për më tepër diplomaci.
Por në vërën e vitit 1969, unë shoqëroja një grup zviceran me në krye sekretaren e parë të asaj partie, kur gjatë përkthimit, Behar Shtylla, drejtor i Drejtorisë së Jashtme të KQ të PPSH, e nxori pak mllefin me mua. Atje ishin shumë grupe, të cilëve u mbante konferencë dhe unë përktheja në frëngjisht, se ai fliste shqip. Në një rast ai tha se De Goli, si gjel, po u bënte karshillëk amerikanëve, por unë nuk përdora fjalën “gjel” dhe ai klithi: “gjel, gjel, thuaje!”. Të gjithë qeshëm, por unë edhe sot mendoj, se francezët nuk e kanë shprehjen si tonën për gjelin komandant.
Ndërsa kur shkruaja në shtypin tonë në vitet ’80-’90, Behar Shtylla më përgëzoi njëherë që shkruaja për probleme ndërkombëtare. E dija se ai shkruante, por unë nuk isha i sigurt nëse shkruante kujtime apo gjë tjetër. Njëherë e pyeta, por më tha shkurt: “shkruaj diçka”. Unë i thashë se s’i mbaj sekret gjërat, por i shkruaj edhe kujtimet, se mendoj se kam diçka për të thënë, veç të tjerave. “Ti në tënden ke ngulur këmbë me kohë!”, qeshi ai. “Jo më shumë se ju”, -e ngava unë. Të them të drejtën, nuk më pëlqente ajo mënyra e paraqitjes së vetes e shkëlqyer prej tij, se unë nuk gjeta ndonjë gjurmë të rëndësishme në Paris nga puna e tij, megjithëse kam parë arkivin e punës së tij, por atje gjeta nënvizime të shumta në disa libra, bërë prej tij.
Mësova nga shqiptari Jakup Mahmuti, ish-kafaz në kohën kur Behari ishte titullar atje, se ai grindej pothuajse më të gjithë diplomatët e tjerë. Dukej se s’qe tolerant kur duhej dhe ishte i hidhur me kritikat e tij. Ai kishte njohuri të mira kulturore në tërësi, fliste mirë shqip e frëngjisht, qe njeri i gjallë. Ai kishte një hije të Molotovit, ishte ambicioz e punëtor, në përgjithësi i sjellshëm, sidomos xhentil me gratë, i butë, jo i vrazhdët si disa shqiptarë. Në familje nuk e di mirë, pori shikoja të dy në vizita e shëtitje me humor të mirë. Shkurt, qe diplomat i zoti, fliste qetë e me gjeste, pa i hequr kurrë syzet, ku sytë e tij të mëdhenj e të lëvizshëm shumë dukeshin të bukur. Ai u shpreh njëherë në mirëbesim, se frëngjishten e njihte më mirë se ndonjë tjetër, që mburrej ose i kishte dalë nami. Kjo m’u duk vërejtje me vend. Atëherë njerëzit flisnin jo pak për këtë garë në frankofoninë shqiptare, mes udhëheqësve.
Po Nesti Nasen, si e keni njohur?
Për herë të parë, ministrin Nesti Nase e njoha kur ai ishte ambasador në Moskë në vitet 1956-1958, me një grup studentësh, kur e vizituam ambasadën dhe në 2-3 raste të tjera, ku shokët e mi qenë më shumë korçarë, me të cilët ai takohej më shpesh, unë nuk e njoha mirë. Më mbeti në kujtesë fytyra e tij e verdhë, disi e hutuar, sytë e mëdhenj, goja disi e hapur me buzëqeshje, me shikim vëngër. Kur u bë ministër i Jashtëm, u takuam në Paris sa herë shkonte në OKB. Pata lehtësi të diskutoja krejt pa ndrojtje me të, se ta jepte mundësinë, bile edhe e teproja, duke ngulur këmbë të na miratonte projekte zyrtare për veprimtari në Francë dhe e dija mirë se i kaloja caqet diplomatike, por bëja presion, ndryshe bëheshe vulëhumbur.
Jo pak herë ai më thoshte se e kupton, ka lexuar propozimet tona, por nuk miratohen. Miqësisht më thoshte: “kërko pak, ji më diplomat”. Unë ia prisja: “më ka zënë rrota bishtin, por ka vërtetë punë në marrëdhëniet tona kulturore, ndërsa ne po ngurrojmë kot, pastaj diplomati kërkon gjithmonë shumë, që të fitojë një qime”. Në të vërtetë. Nesti bëri shumë në këtë fushë: miratoi botime, ekspozitën e artit shqiptar në shekuj, javën e filmit, shtimin e bursave për studentë dhe pasuniversitarë, miratoi vizita jo vetëm të miqve por edhe të gazetarëve, grupeve të shoqatave e turistike në Shqipëri, etj. E kuptoja se ai qe për hapje serioze në favor të vendit tonë, por çelësin e shtëpisë e kishte tjetërkush.
Njëherë më tha: “Je i kënaqur me kaq?”. “Jo, jo!, – iu përgjigja, -jam i pangopur, dua të punoj shumë dhe gjynah që bëjmë ende kaq pak në krahasim me mundësitë që kemi në disa fusha, veç tregtisë, ku francezët kanë caktuar kufi të vogël; kultura e shtypi, shoqata, kanë hapësira me rrymat e majta këtu, miqtë e dashamirësit e vendit tonë, edhe nga vende të tjera të botës”. “Do të doja të të bëja ambasador pa asnjë mëdyshje, -na tha ai një herë kur po bisedonim me Javer Malon për punët e ambasadës, -por s’të lë dikush! (E kishte fjalën për Kadri Hazbiun e Hysni Kapon nga varesha direkt për hallet e tjera të shtetit tonë). Javeri e mbështeti duke thënë: “punon shumë, ka ide, kërkon dhe ka guxim labi”. Nesti qeshi. Unë duke qeshur e shkelur syrin, thashë: “Ishalla!”, dhe shtova: “Po e bëre këtë do të gjesh belanë, jam shumë mirë kështu, se s’më zënë plumbat”.
Qeshëm me lot. Nesti të kritikonte, të lavdëronte me fjalë, por nuk të dekoronte. Me raste edhe na mbronte se kishim disa rezultate të mira në vitet ’70 dhe unë e Javeri kishim ç’të na kritikonin, se guxonim të ngrinim ide e bënim punë edhe pa miratim, ose na bënin kritika se tek ne shihnin edhe qimen në qull, kur të tjerë vegjetonin për bukuri, se përdornin peshqeshe për të mos i vënë në shënjestër. Ah varfëria e shkretë të vithis!
Njëherë, Nesti Nase vinte nga Nju Jorku dhe u njoftua ambasada se vinte në aeroportin “Sharl dë Gol” herët në mëngjes të nesërmen. Hysen Malaj, atasheu tregtar, u ngarkua ta priste, se unë isha në shoqërim të një udhëheqësi, por ndodhi që Hysenin e kishte zënë gjumi. Ministri kishte ardhur dhe priste në sallonin e nderit, siç i thoshin francezët, në aeroport nga ai telefonoi. Vajta dhe e mora. Qe inatosur pak, por prapë nënqeshte duke thënë: “Ama diplomat!”. “Por duhet prishur syri”, -ia prita unë. Kështu e bëra për të qeshur fort. Ai rrinte pak në Paris dhe kishte kënaqësi të kaloje kohën me të, bënim edhe shaka, edhe për hallet e ambasadës, qe më realist, ndërsa Reis Malile të bënte“prit gomar të mbijë bar!”.
Pas Kadri Hazbiut, për mua, Nesti Nase qe ministër me të cilin punoje me qejf se të linin të notoje në punë e të kishe rezultate, nuk të thoshin: “kjo s’bëhet!”. Por kur e thoshin se s’bëhej, ata kishin të drejtë ose ta bënin të qartë vështirësinë a rrezikun, shpesh të mbronin edhe kur bëje gabim pa dashje, nuk mendonin e vepronin pa menduar edhe për ndonjë masë disiplinore. Jepnin të kuptoje kufizimet nga lart.
Në një takim në verën 1975, Nase më dha shkurt këto udhëzime: Të sqaroheshin mirë çështjet me specialistët që bënin stazh studimore në Francë dhe t’u dërgohej me doemos programi. Kjo kishte të bënte me dobishmërinë e studimeve, por edhe për të parë realisht përse punonin në realitet që studimet e tyre t’i vlenin vendit kur të ktheheshin dhe jo vetëm palës universitare franceze. Nase kërkoi gjithashtu që të gjenim dhe të merrnim një apartament bosh për shokët e udhëheqjes dhe për shoqëruesit e tyre, se deri atëherë ne lironim banesat tona, por kjo nuk u realizua asnjëherë për arsye financiare e administrimi, se duheshin ruajtur në mungesë të tyre, probleme zinxhir.
Kur u arrestua Nesti, u ndodha në kafen “Tymi” (siç i thoshim kafes në rrugën “Hoxha Tahsim”, ku shërbente shumë e sjellshmja e gazmore Sherifja). Kur erdhi Pelivan Luçi me shokë për ta arrestuar, më kishin kërkuar, meqenëse mbaja miqësinë me të edhe pasi u hoq si ministër dhe punonte në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare me jashtë në MPJ. Ata donin që ta nxirrja në korridor për ta arrestuar. Por fati e solli që këtë punë e bëri një tjetër. Kur po zbrisnin shkallët e hyrjes së ministrisë, u përballa me këtë pamje: Nesti mbahej nga dy vetë për krahësh, duke e tërhequr bosh sa dëgjoheshin përplasjet e këpucëve në boshllëk e pllakave. Ai kishte po atë fytyrë që përshkrova në fillim më sipër, por kësaj here shtrëngonte dhëmbët fort dhe gulçonte nga inati. Më pa duke më thënë me mimikë: “e sheh, ja ç’po bëhet”.
Ai e tundi dy-tre herë kokën kur unë i bëja shenjë të bëhej i fort, pastaj duke përshëndetur me kokë, kaloi gjithnjë i tërhequr si zvarrë. Të nesërmen dhe disa ditë më pas erdhi hetuesi Florian Kolaneci, i cili më kërkonte t’i flisja përsa dija për Nestin. Unë i flisja aq sa dija për të në marrëdhëniet e punës dhe se nuk dija ndonjë veprimtari armiqësore të tij. Për ta hequr nga vetja, se ai s’shqitej, i thashë se ndofta shoku i tij Ksenofon Nushi mund ta ndihmonte. Më pas, kur e takoja më thoshte: “Si nuk më dhe gjë për Nestin?!”. “T’i kam thënë ç’dija, si mund të gënjej?!”, i thoja. Po ai bathë, bathë, siç thotë populli!. U takova përsëri me Nestin kur doli nga burgu në vitet ’90. U takuam me atë ngrohtësi pa komplekse asnjeri. Pimë disa herë kafe së bashku, ose edhe me Peçi Mandin. Nuk kujtonim të kaluarën e hidhur për të, por e ngushëllova për vdekjen e gruas në mënyrë tragjike. Bënim biseda për të tashmen e të ardhmen. E pyeta si jetonte dhe më tha se banonte te kushëriri, se askush tjetër s’i jepte shtëpi.
Edhe ai më pyeti si jetoja dhe ç’plane kisha. I thashë se jetoja me pension dhe po merresha me shkrime, pasi s’kisha patur kohë më para. “Ti ke mundësi, -tha ai, -mbase bën edhe para për t’i botuar. “Paratë nuk vijnë tek unë, -shtova, -por diçka të vogël po bëj me ca miq belgë, të shoh se ç’do dalë”. Ai qeshte e tundte kokën me nënqeshjen karakteristike duke iu dukur dhëmbët e mëdhenj. Një ditë mësova se ai vdiq në vetmi, pa përfituar asgjë nga ardhja e demokracisë.
Një tjetër ministër i asaj kohe ka qenë edhe Halim Budo. Çfarë përshtypjesh ruani prej tij?
Halim Budon e njoha së pari në Paris kur shkonte në OKB.
Kisha dëgjuar për të që hahej me Behar Shtyllën se kush e dinte më mirë frëngjishten, do të radhitej pas Enver Hoxhës. Trup e hundëmadh, i kuq në fytyrë, bukurosh, kishte një zë tingëllues, kishte humor, por nxehej shpejt dhe përsëriste fjalët gati sa s’i merrej goja. Edhe Halimi kishte sëmundjen e parfumeve për gruan, por nuk ia kalonte Beharit. Njëherë donte të blinte një pardesy për veten e vet dhe rrahëm dyqanet një ditë e gjysmë dhe mori atë që i pëlqeva unë, mall i shtrenjtë, por i prerë për ambasador në magazinën luksoze “Aux Trois Quartiers” në Paris, pranë kishës Madelenë.
Më ka bërë përshtypje edhe një qëndrim i tij. Në një mbledhje ditore në MPJ kur po bëheshin debate mbi politikën tonë të jashtme, rastisi që për njohjen e Bangladeshit si shtet pati dy rryma, njëra për pavarësi e tjetra kundër. Halimi u ngrit pak i skuqur, se u mërzit nga kohëzgjatja e debatit dhe tha: “Ne duhet të mbrojmë vetëvendosjen e popujve. Ju më thoni tani çfarë doni, argumentet i gjej lehtë unë për të dyja palët!”. Plasi gazi dhe mbledhja u mbyll se vërtet nga ato mbledhje ditore vetëm mërzia e debatit shterp më kanë ngelur në mëndje, se vendimet merreshin gjetkë. Ai vdiq nga hemorragjia cerebrale, më edhi keq, vajta në varrimin e tij dhe për ngushëllim në familje se vërtet humbëm një diplomat të aftë dhe trim në mbrojtje të pikëpamjeve të vendit se kishte përgatitje, aftësi e përvojë të gjatë. Ylvi Lulo ia afronte si diplomat, kurse Reiz Malile qe larg të dyve kur bie fjala për gjirokastritët diplomatë të asaj kohe, veç Enver Hoxhës i kalibrit ndërkombëtar.
.. a i ziu ti qe nxjer turi tjeter ..!
Tregon Hasan Luci se ia ktheu fdjalen Behar Shtylles dhe i kerkoi qe ta kthenin ne Shqiperei!
m Hapu dshe te futet ky spiun mendjemadh,qe tani na hiqet si cub!
Po kush ishje ti more plehre qe t’i thoje ministrit te Jashtem se ku flinte e ku hante?
Mos ia kishe dhene ti dietat atij?
Po ti more i zgjebosur me te vertete doje te ikje nga Parisi dhe te degdiseshe ne ndonje fshat?
Mashtrues i ndyre po tregohesh,se kurre nuk ke sherbyer me ndergjegje dhe aq me pak me besnikeri per deri sa na derdellit keto mbrockulla shpifje tani pas 28 vjeteve!
Mortja qe nuk te ha o mosmirenjoihes i pabese!
FENIKS JE KOQE APO BUDALLAH …KY TRIMI NGA KUCI PO TREGON JETEN E ZHULSAVE KOMUNISTA NE PARIS DHE TI NA E SHAN … JE CUN I BEHARIT APO SPIUN I PARTISE FASHISTE …BEHARI KUR PASKA QENE INTILIGENT PERSE SE MESOI VETE FRENGJISHTEN …???? DHE NA PASKA SHA GENERAL DE GAULIN….NJE COBAN ZGJEBS SI BEHARI …MORE BEHAR ZGJEBSI E DINTE KY SPIUNI I ENVERI QE DE GAULLE NUK KISHTE SHERBETOR NE SHTEPII SI ENVER PASHAI ..E DINTE BEHAR QENI I ENVERIT …SE GENERAL CHARLLES DE GAULLE KUR DOLI NE PENSION SE MORRI PENSIONIN ..JO THA JEPJA POPULLIT SE AI KA ME NEVOJE SE MUA ..KUR NEXHMIJA BUSHTRA MEGJITHE KRIMET QE BERI EDHE SOT E MERRE PENSIONIN …DHE DE GAULLE SJA BERI ME RRACION USHQIMET POPULLIT FRANCEZ SI BEHAR KATNARI ..DHE ENVERI ..
Hasan Luci,gjalle je ti o zgjebaruk,o lative gazepi,o komunist zagrepi o pordhace muti,tashti u kujtove per parfumet e Parisit,te psskan shqetesuar shume, dhe tani po i tregon ku ti ke mbushur mbi 80 vjec,po tyja more plak haleje kush te coji ne Parise dhe qe po tregon historine e ministrave te jashteme 60 vjete perpara por per cfare, per parfum te parisit dhe ky pisanjos nuk i ka harruar parfumet.Dhe nje koqe injoranti e ka marr ne interviste kete bandill plak 90 vjec.Ikni more fundrina njerzish.
Te dogji bytha ty ANASTAS JANULLA ..KUR TE FLASESH PER HAS LUCIN LAJE MIRE GOJEN ZGJEBARAK
Na çate bythen se nuk keni çfare thoni per ate kohe dhe po qaheni se kan blere ne France parfuma shpenzime te medha paskan bere . Po keto pushtetaret e ketyre 28 vjeteve kan blere jahte dhe avjone dhe po bredhin boten me familjet e tyre dhe nuk dine me çfare qefesh te bejne dhe nuk dine sa lek kane te gjitha keto nga leket tona . Per sqarim: Une kàm qene ushtarak. Vetem me armatimin e municjonin qe ka pas ushtrija jone dhe qe keto e kan shitur vlera nelek ka qene 130 miljard dollar shumzoje me vleren e dollarit(qe po marrim mesataren 1000 lek te vjetra) , pjestoj me 3 miljon shqiptare dhe i bie nga 5 miljon e 600 mije lek te vjetra per person , po pasuria tjeter e ndermarrjeve dhe kooperativave ku shkoj pra shto edhe nga 5 miljon te vjetra , shto edhe ndihmat qe kan ardhur nga shtete te ndryshme , sa shkon kjo shume , shikojeni vete . Dhe kane surrat e na bejne moral dy palet se te dy palet kan vjedh dhe kjo shume ndahet 70% ata te P.D se dhe 30 % te P.S se . Por ne vete i kemi fajet se grindemi me njeri tjetrin biles edhe vritemi .
E mor Hasn Luci, ne ate vend ke qene se vije nga familja Luci se keshtu ish regjimi jo nga zotesia, kishe dhe nje gje tjeter qe titullaret i kishin qejf, gruan e more shum te re dhe te bukur se keshtu i donin…..
Per cfare dipllomacie flet ky ! keta vinin rrotull si zagaret per te gjetur ku banonte e punonte
ndonje shqipetar a ndonje i arratisur, “dipllomacia” e tyre konsistonte; 1, Ne mbylljen e gojes te
shqipetareve qe jetonin jashte duke u bere presion e shantazh per njerzit qe kishin ne shqiperi
2,Shperndarja e hajvanlliqeve,veprave te “shokut” enver, si te behej edhe Franca “fanar ndricues”
me tollona per te luftuar “iperializmin”……..
Libra qe i jepnin “dipllomatet “falas,qe si hapte njeri,miljona leke botime qe perfundonin ne plera
3 “Dipllomate”me dieta qesharake,konkurence me njeri-tjetrin kush blente ndonje pale breke te “jashtme”
Hej bre Hasan Luci,
Me perpara ke folur ndryshe o burre, tani ne pleqeri nuk te duhen me “burrerite”. Pse i shtove vehtes nje minus kaq te madh? Ta kishe lene me aq sa ke shkruar e folur do te kishte qene me mire per ty.
Edhe vazhdoni te na e quani “zbulues politik”, po ku e keni gjet kete emertim! Jo po zbulues psikologjik! Po mire ky ka rrjedhur, po ju te gazetes ke pjerdhur fare.
nuk ka prfesion ne bote “Zbulues politike” por ka njerez medioker si ky artikull shkruesi
Keto shkrime jane per ata qe nuk e kane idene dhe qe nuk kane jetuar ate kohe.Ky eshte thjesht nje delirant i vonuar.Thjesht nje mburravec i pakorregjueshem.Kuptohet qe gazeta nuk ka me cfare te mbushet….por te pakten hiqni dore nga keto lloj historish te ketyre parazitareve pa asnje vlere intelektuale.Aq me teper qe puna e tyre ka qene thjesht spiunimi,bile edhe kontrollimi i punonjesve te tjere te ambasades.Gazeta te gjeje tematika te kohes,jo keto pacavure.Lymi Tutit
Degjo ti “HISTORIAN” muti me mua nuk krahasohesh ti dhe te gjithe zhapinjet si ti. Une qe shkrova kete koment per komunistin e Enverit, qe ky fashist injoranti tregon historine e parfumeve qe psskan blere ministrat e Enverit dhe ky zagar plak pas 60 vjeteve u kujtua delenxhiu i quajtur Hasan Luci nje njeri i pa degjuar dhe i njohur dhe ti fashist muti me krahason me nje gardian qe na i paskan cuar ne parise tek :DEGOLI”i Frances,ti “Historian”pordha je nje fashist i voget sa nje krimb haleje Para meje.
Kam lexuar disa shkrime te tij,kam dashur te komentoj por,per pertaceri nuk kam shkruar.Por sot,me ngjau me shume me personazhin e Fuat Bocit.Ky,Hasan Luci,me ngjan shume me ate qe,ne vend te fliste per Belul Gjeraqinen,fliste per veten e tij…
Ka mbajtur ditar,sepse i duhej te raportonte tek Husni Kapo e Kadri Hazbiu,ose diku me lart.i duhej te raportonte jo vetem per te huajt,per te aratisurit,por veanerisht edhe per cdo shqiptar qe ndodhej me pune,stazh apo kalimtar ne Paris,qofte dhe per antare e byrose politike.Pune spiunazhi me nje fjale…
Tani,keto shenime te tij,i hollon dhe sterhollon si i do vera e bythes,i kthen e rikthen por,harron se cfare thote me lart,apo c’do te thote me poshte e qe bijen ne kundershtim me njera tjetren.Diku nga fundi i shan si jo tolerante,kur me larte i ben te shquar e serioze,kerkues llogarie per pune te dinjiteteshme si per figuren e diplomatit ashtu dhe perfaqesimin dinjitoz te vendit dhe njohjen e tij,etj etj…
Hiqet aq shume i “mencur”,sa veten e konsideron te pagabueshem,plot “mendime” per pune te “medha”,edhe per ambassador,por ce do nuk e lejonin ata me lart,Husniu e Kadriu.Kishte kurajo te madhe te “debatonte” e te “kundershtonte” te gjithe ata,te cilet sot nuk i kthejne dot pergjigje,sepse nuk jetojne me.Sic shihet,verejtje nuk ben kurre per Husniun e Kadriun,te cilet e kishin derguar dhe e kishin bere te paprekshem.Pse,budalla ishte Javer Malo,ta diskutonte “aftesine” e tij?Mos e dhente zoti.Javeri ishte nje burre shume i mire,i edukuar,per mua babaxhan,por mund ta vleresoj si nje letrar te mire a te shkelqyer,por jo diplomat klasi.Kush e mburr si diplomat,nuk ka patur te beje me te ne kete fushe,por e lavderon si njeri,si njohes i mire i letersise sidomos ate francesze dhe si shkrimtar.Kam patur nje rast vete,kur kam qene ne Paris.Ne bisede me te ra dakort me ne per nje kerkese,por u terhoq menjehere sa hyri ne bisede atashehu tregetar e jo me te mos degjonte kete kryespiunin e ambasades,i cili do i bente gjemen…
Po te shohesh,natyren e ketij Hasanit,ne shkrimet e tij,paraqitet si njeri i cili qenka “persekutuar” ne ate kohe ne mes te Parizit,nje vend ender e te tjereve edhe pse te takuarit prej tij,”benin” cfare ju “rekomandonte” ai,deri dhe sipas “shijeve” te tij,si ne rastin e pardesyse te Halim Budos…
Fakti se perqendrohet me fjale te mira,tek te gjithe ata qe goditi Enveri dhe pergojon te tjeret,per te perfituar sot ne demokraci,nuk i ben nder atij…
I ka ngelur “gozhde” pse Behar Shtylla,i paska kerkuar llogari ambasades per detyrat e saj dhe i ka kritikuar ne mbledhjet qe bente sa here qe kthehej nga OKB-ja,kur dihet se ambasada dhe mbarevajtja e puneve te saj ishte detyra dhe pergjegjesia e Beharit si ministe i jashtem i asaj kohe.Per Hasanin vajtja ne Paris me detyre,nuk qenka kjo detyra ceshtja kryesore,por rroga e tij,aq sa i “ngrinte” tonet kur fliste me te dhe “hidhej” ne sulm,sikur ishte ne lufte…
Si qytetar i djeshem dhe i sotem,them se pak llogari ka kerkuar,Behari,sepse si dje dhe sot,ambasadat kane qene dhe jane vend pellumbash,ku diplomatet,vetem se vegjetojne e mbledhin leke e te bejne prokopi,kur ne Shqiperi ka patur gjithmone mungesa te medha,e keta nuk i kane djere ato…Edhe ky,me paret e atij sistemi,ka zene dhe ca “miq” belge e do na beje ndonje “pune”…Cfare pune,nga i gjeti keta,kur ka shume vite qe ka ndryshaur sistemi dhe ky nuk eshte pjese e tij?Cfare pune te zeze ka kryer atehere dhe nuk ja harrojne sot ata belget?
Kur kam qene une ne Paris,me kane dhene per tre dite diete,si reserve ne se nuk do me paguanin menjehere francezet dhe duhet ti ktheja te paprishura.Kisha 11 dollare ne dite,ose 330 ne muaj i bije,kur zyrtaret e larte,deputete ministra e byroiste e kishin mbi 50 dollare ne dite,ose mbi 1500 ne muaj…E ky kerkon te blinte sa ata,por nuk na thote gje se,si pa qene ne Paris,blinin e i dergonin parfume zonjes te Husni Kapos,pa qene ne Parisvecse ju dergonte marken e parfumit e ja dergonin ne Tirane.Me cfare pare ja blinin pa qene ajo ne Paris?
Ja pra,ky mbron ata qe e kane “pudrosur”,”perkedhelur”,kane bere shaka me te dhe nuk i kane kerkuar kurre llogari…
Shkruaj Hasan Luci,shkruaj se do kesh ca miza te ngordhura qe do te lexojne keto brockullat e tua…
Na dalka dhe studiues i ceshtjeve te diplomacise si nje “specialist” i shquar.Krahason pune e ambasadave te mbas luftes me ate te mbas viteve’60-te.Afermendsh,te mendosh se mbas lufte,ambasadat tona do kishin shume per te bere,sidomos deri para prishjes me Jugosllavet.Pune atehere kish vetem spiunazhi,dhe kunder spiunazhi,se per dipllomaci nuk e pirdhte njeri Shqiperine.Ne kete kuadre,me ben pershtypje se,ky,Hasani,paska “pare” dhe arkiven e punes kur ambasaden e drejtonte Behar Shtylla.Me siguri me ndonje porosi nga lart,shume vite me vone,per te gjetur ndonje “fakt” kunder tij e per ta ndeshkuar,sic u ndeshkuan shume te tjere,por nuk ka gjetur gje dhe kjo e paska shpetuar Beharin.Nuk paska gjetur asgje prej punes te tij,vetem disa “nenvizime” ne disa libra dhe kaq,por nuk na thote se cfare librash ishin,ishin letersi artistike apo libra diplomacie dhe historie,sepse atehere do te ishim me te qarte se,cfare sudionte dhe nenvizonte Behar Shtylla,dhe perse do i nevojiteshin keto nenvizime…Po cudia eshte se,si dhe ku i paska gjetur historiani Paskal Milo,shume dokumenta te Behar Shtylles te asaj periudhe,me te cilat ai,Behari,informonte qeverine Shqiptare,per ecurine e bisedimeve prej tij me palen amerikane,per njohjen prej saj te Republikes Popullore te Shqiperise?
Per me teper,e paska njohur aq “thelle” dhe Molotovin,sa shume cilesi te tij ja vesh Behar Shtylles…
Por krejt tjeter mendim per Behar Shtyllen,ka patur per ate periudhe,ish sekretari i ambasades tone ne Paris,i cili e vleresonte lart punen e tij megjithe moshen fare te re te Beharit,rreth 28-30 vjecare…
Ne fund po e mbyll perseri si ne fillim:
Doni me per Belul Gjeraqinen-thote Hasani,por nuk na thote gje tjeter se,vec shofer,perkthyes dhe shoqerues dyqanesh ka qene e qe e tregon vete ne shkrimet e tij dhe tregon “trimerine” e tij se,si i tha,si ju kundervu,si i vuri me shpatulla pas muri kete e ate dhe vete mbeti shendosh e mire si kokra e molles ne Paris….
Harron i ziu Hasan s, ne gjithe sa tregon per te “medhenjte” ne Paris,nuk ka qene vecse ne rolin e “kendezit”,per te cilen ka folur aktori angles me fame boterore Lorenc Olivieri:Dikush e pershendeti ne rruge Olivierin:Tungjatjeta koleg!Lorencit nuk i kujtohej ku kishinlojtur bashke dhe e pyeti:Ku kemi luajtur bashke se nuk po me kujtohesh?Ky tjetri,si Hasani yne,i thote:Kur ti lozje rolin e Hamletit,une mbrapa perdes,imitoja zerin e kendezit….
Kujt i ka sherbyer?Kete nuk na e thote,se sigurimin e shtetit,kunderzbulimin dhe cdo gje te kesaj arme,Enver Hoxha,e beri pluhur e ky mbeti perseri ne kembe…
Po botoni komentin,o moderator….
Lerini njerzit te gjykojne per cilesine e komenteve tona.
Ju,per kete keni lejuar berjen e komenteve prej nesh,perndryshe mos hapni kete system komentesh….
O Hasan pordha, o pleher , o kriminel komunist i qelbur. Tani lexo e degjo mire: Pse nuk tregon se si fute ne burg marinaret e marines tregtare kot ne viten 1983. Ne ate kohe erdhe nga Parisi , ku ishe si spiun, pra qen sahanlepires. Erdhe nga nje vend demokratik dhe po te ishe njeri normal, te pakten nuk do silleshe si oficeret e sigurimit qe nuk kishin dale asnje here jashte shtetit dhe nuk dinin si ishte bota. more ne qafe burra dhe djem te rinj o qen. Vlora ka patur shume si puna jote sigurimsa qen besnike te PPSH por me shume jane shquar 2 vete , Ti dhe Meramet Hila . Edhe ky sapo erdhi nga Amerika arrestoi saldatorin e Parkut te Mallrave Vlore per Agjitacion e Propagande sepse tha qe nuk ka sheqer ne dyqan.
Ne fakt , nuk e keni ju fajin o kerma . Sera juaj duhet djegur te gjalle , sepse edhe plumbi nuk duhet harxhuar me ju. Ku e gjen kurajen dhe shkruan o rob qire