Muç Nano "shpërthen" ndaj zhveshjes së Bleonës, Encës dhe një deputeteje: Jeni në funksion të kararit dhe prehjes së burrave, statusi juaj është ai i objektit seksual që zgjon dëshira te meshkujt për të zbrazur energjitë mishtore

24 Nëntor 2018, 15:34Lifestyle TEMA
Muç Nano "shpërthen" ndaj zhveshjes së Bleonës,

Nga Mustafa Nano

Para ca muajsh unë u mora me vajzat që, për të arritur suksesin, zhvishen e ekspozojnë trupin e tyre në televizion. Asëll-asëll, u mora me hiperseksualizimin e mjedisit publik. Sepse ky ishte në thelb shqetësimi im në atë kohë. Hiperseksualizimi.

Por askush nuk e mori atë opinion timin për atë që ishte. E morën për atë që donin. Dhe mbetën tek emri i një moderatoreje televizive, të cilën unë e përmenda për të ilustruar tezën time. Dhe e shitën të tërën si një debat mes meje dhe asaj. Madje, Alban Dudushi donte të organizonte edhe një ballafaqim timin me atë moderatore në studion e vet. Unë i thashë “jo”, kuptohet, pasi më rezultonte që Albani nuk e kishte kuptuar shqetësimin tim. Ai e kishte marrë monologun tim si një gërricje timen, dhe aq, gjë që e bënë të gjithë njerëzit e cekët të vendit. Dhe Albani, a thua se i kish vënë vetes për qëllim të më zhgënjente mua pa kthim, bëri edhe një të pabërë tjetër. E bëri debatin mbi atë temë, por kish ftuar, për t’u hakmarrë për refuzimin që unë i bëra, edhe dikë që të hidhte llum mbi mua. Dhe vetë bënte sehir. Hëm! Unë nuk e di nëse Albani e di që unë nuk do ta bëja kurrë atë që bëri ai. As ndaj tij, as ndaj dikujt tjetër.

Por po rindalem te ideja që kam shprehur. Diskutimi mbi hiperseksualizimin është kompleks për më shumë se një arsye (jam marrë me këtë gjerë e gjatë në librin tim “Provocateur”), por unë po ndalem te njëra në mënyrë të veçantë. Në ka një gjë në këtë botën e sotme që e nxit maskilizmin e seksizmin, e që e përqesh barazinë mes gjinive si një arritje apo si një objektiv, kjo gjë është hiperseksualizimi i mjedisit publik.

Thënë me fjalë më të varfra, kjo gjë janë vajzat e zhveshura që na shfaqen kudo, në kopertina revistash, në studio televizive, në spote publicitare, në skena koncertesh, në rrjetet sociale, deri edhe në filmat multiplikativë, që shihen nga fëmijët e vegjël. Ju ka qëlluar të shihni filma me kartona që janë prodhuar për një audiencë të moshave fare të njoma? Në disa prej tyre, personazhet femra, që janë gjithashtu vajza të vogla, paraqiten me gjinj të hedhur, me të ndenjurat e kërcyera, me buzë të fryra e në përgjithësi me pamje sensuale. Jemi duke u kallur fëmijëve tanë që në moshë të njomë idenë se ato nuk janë gjë tjetër, veçse objekte seksuale. Dhe pastaj çuditemi pse ato e kanë mendjen veç për t’u zhveshur. Po si të mos zhvishen? Atyre u është mbushur mendja tanimë se nuk mund të fitojnë ndryshe ndjekës, audiencë, popullaritet, famë. Nuk mund të fitojnë vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të bien në sy, për rrjedhojë nuk mund të fitojnë para e sukses. Ndonjëra zhvishet edhe sepse dëshiron, të kuptohemi, por në përgjithësi zhvishen për të përdorur e shitur trupin e tyre. Tani, unë nuk jam me idenë që ne t’i ndalojmë të zhvishen.

Duan të zhvishen motrat Kardashian? Ok, le ta bëjnë. Do të zhvishet Bleona Qerreti e Enca Haxhia? Ok, le ta bëjnë. Do të dalë zbuluar deputetja e Kosovës, Duda Balje, dhe kështu të shkojë në Parlament? Ok, le ta bëjë, siç e kishte bërë këto ditë, kur u pa në Parlament me një fustan transparent, që bënte t’i dukeshin krejt të mbathurat në ngjyrë të zezë. (Në fakt, këtë të fundit, unë nuk do ta lejoja. Sepse më duket e rëndë ta shndërrosh Parlamentin në një pasarelë.

Është kundër natyrës së gjërave ky konfondim. Parlamenti është për tjetër gjë). Por le ta zëmë se nuk ekziston ndonjë problem edhe në këtë pikë. Le të mos i pengojmë pra që ta bëjnë atë që bëjnë. Le t’i lëmë të zhvishen edhe për kënaqësinë e syve tanë, të burrave. Edhe për kënaqësinë e syve të mi, sigurisht.

Por në të njëjtën kohë ne, si shoqëri, duhet të biem dakord, se vajzat që zhvishen, nuk ka pse të vlerësohen për faktin që zhvishen. Ne duhet t’i vlerësojmë ato, mbi të gjitha, për zellin e tyre për t’u aplikuar, për të zhvilluar talente e dhunti të tyret, për punën, lodhjen, këmbënguljen, e cilësi të tilla të tjera.

Ky është mesazhi që duhet të përcjellim. Nëse ne vijojmë të inkurajojmë, promovojmë e të idolizojmë vajzat e zhveshura të patalentuara apo vajzat që të vetmin talent kanë të zhveshurit, ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse përcjellim mesazhin se roli i grave është të jenë në funksion të kararit e prehjes së burrave, se statusi i tyre është ai i objektit seksual, që zgjon dëshirat te meshkujt dhe që u ofrohet këtyre të fundit si shans për të zbrazur energjitë e tyre mishtore. Mirëpo, ky është…. maskilizmi. Kjo është ajo që duam? Kjo është ajo që duan gratë? Nuk besoj. Gratë që kanë luftuar për të drejtat e grave, gratë që kanë sakrifikuar për këto të drejta, nuk kanë pasur në mendje, në asnjë version, zhveshjen si tregues e provë të barazisë me burrat.

Marrë nga “Provokacja” në “Abc News”

18 komente në “Muç Nano “shpërthen” ndaj zhveshjes së Bleonës, Encës dhe një deputeteje: Jeni në funksion të kararit dhe prehjes së burrave, statusi juaj është ai i objektit seksual që zgjon dëshira te meshkujt për të zbrazur energjitë mishtore”

  1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    gezuar ramazonin…………..this is Istanboul!

    1. 999 says:

      Ne kohen tone keto i quanim …KURVA,por sot nuk e di si quhen!
      Lum nena qe i ka!
      Biznesi me i lehte eshte ..mishi i zogut te zi pa lesh!

    2. fyelli says:

      O Muci,nuk i ha dot keto kumbulla prandaj te eshte thartuar goja!
      Eshte biznes,o Muc!
      !Nuk do as shkolle,as licence,as dyqan,as lende te pare,as orar pune,as padron etj!
      Eshte pune qejfi!

  2. Albani says:

    Ok.Muç,por kjo nuk ta heq dot njollen e SerboServilizmit,ke marre para te pista?

  3. ?? says:

    Çtë duhet ti ç’bëjn gocat e botës. Ne të pyesim sa lek ke.

  4. katarakti says:

    Muçi me duket se ke kaluar ne nostalgji. Me nje fjale ne edukimin komunist te masave! Ti thua pak a shume se nuk duhen vleresuar femrat per shalet, gjoksin, te pasmet etj qe ekspozojne, por per punen, lodhjen, kembenguljen e tyre etj etj. Ke plotesisht te drejte, por ke ngaterruar epoke. Sot eshte koha e “idhujve te rreme”. Jane pikerisht keta idhuj si Kardashian, ajo Qerreti, Kallashi etj etj qe hidhen ne tregun mediatik si modelet e femrave te sotme. Si shembull i rruges qe duhet ndjekur per te arritur suksesin, famen, parate etj etj. Kjo eshte bota e sotme.

  5. Timi says:

    Dorën në zemër këtu mirë e ka Nano. Edhe filmat me kartonë janë bëre të ndalueshem për fëmijë.

  6. Pashai says:

    Mbas lypjes publike që i bëri ilda Bejlerit,Muçua e ka lënë grepin dhe ka kaluar në përdorimin e rrjetës!

  7. ana says:

    E mer Muc flet keshtu se ke qellu mashlkull. Po sikur te ishe femen dhe e bukur pale si kishe per ti ekspozu anet seksuale.

  8. pensionisja says:

    faleminderit mustafa nano,ke plotesisht te drejte ,na hapen barkun jo ato qe zhvishen ,por me ata qe i provojne si gjoja talente ,turp e faqja q zeze,i bije q epo u zhveshe je talent ,gjen pune etj,etj,etj,,,,,,,kjo fryme mbizotron sot tek rinia jone

  9. Feminizmi i cmendur says:

    Jam plotesisjt dakord me mesazhin qe thote
    Muc Nano per vleresimin e atyre qe zhvishen por ne pergjithesi keto nga ana e tyre percjellin mesazhin se parate fitohen me bythe e ci.a jashte e kjo eshte gjeja me e keqe dhe e shtrember per shoqerine, se per anen seksuale syte te nxjerin le ti konsumojne energjite ne maksimum. Pra eshte I domosdoshem nje fare ekuilibri se femrat po cmenden fare shihe Moniken sa para ka shpenzuar per tu bere e bukur e per ke???!!!se Iliri e ka pranuar ashtu si ish me pare e ka bere 3 femije qe per mendimin tim kjo ti shpenzonte keto para per ti bere elegante me rruge natyrale e qe te mesonte dhe te tjeret se eshte zonje e pare populli I shkrete nuk thote kot gjella me kripe e kripa me karat e kete e duhet ta beje media e shkruar apo vizive po kush e ben kur nje I bie gozhdes tjetri patkoit e aq me keq politika !!!!!!!

  10. Jimi says:

    Per here te pare po te them me plot gojen Bravo! Por ne shqiptaret jemi komb i cuditshem !? Hip se te vrava! zbrit se te vrava !? Kur u ben moral, pse na ben moral? Pse ne komunizem jemi!? Kur nuk u ben moral. Ku jane analistet e moralistet se medien vizive na e mbyten kurvat e kurvaret ?, po na degjenerojne ciliminjte, ne cfare sistemi po jetojme? Keq me qe’, e keq me buaj Muc vellai! Po lere te rrokulliset e te perfundoj atje ku eshte nisur, e te vej ne p..k te s’emes se kjo pune ka marre fund!

  11. Eri says:

    Mbushur tv me shembuj negative.Kush e kujton kohen kur shteti vete perpiqej te edukonte rinine eshte ne gjengje te beje diferencimin.Po ato kohe per fat te keq kane ikur.Sot jane avdallet si Mamaqi e Arjan Cani qe kane zaptuar ekranet dhe me idjotizmin e lindur qe i karakterizon bejne emisjone me tipa qe kane per te treguar shalet e cicat si te vetmet agregate qe posedojne.Gjendja ne te cilen ndodhemi ne si vend e si popull ka nevoje per gazetare me mend ne koke qe te bejne programe me vuajtjet dhe hallet e perditshme te qytetareve,gazetare investigues qe te bejne publike matrapazlliqet e politikaneve dhe te te korruptuarve.Por edhe te tregojne episode dhe ngjarje te te rinjve qe perpiqen dhe ja arrijne ne saje te punes dhe kembenguljes se tyre.Jo propagandes me degjenerim e budallacka kokboshe e shale e bythe e cica e kurvellik.

  12. jam dakort me mucin.jane kaq injorrante dhe i duket vetja seksi me operacione plastike . emisionet ke klani me alketa vejsiun , roza lati luana vjollca na e shpifen. tek vizion plus ka moderatore te mira ke tvsh qe po e merr veten.mos i shikoni ato jane femra per ushtare dhe komioniste

  13. Flori says:

    Te gjithe thone na e shpifen BOIKOT ketyre programeve e tv

  14. Raif Fetiu says:

    Ckado qe te shkruash dhe te trajtosh ti Muq Nao mbetesh perjet agjent serb dhe heret apo von do te vjellish parat serbe qe i ke gelltit per te njollos Nenen,Shqiperine dhe cdo gje shqiptare.Ata qe publikojne shkrimet tua jane te ngjashem me ty.

  15. beso says:

    NE FAKT BLEONA GJITHMON E CVESHUR KA CARE, KJO SKA LENE GJE PA HEQUR VETEM NJE GJE I KA MBETUR QE TE DALI NE RRUGE NUDO KESHTU DO VENDOSI NJE GINES.

  16. Gjini says:

    O Mustafa e ke gabim! Sa mâ të mbulueme të jene grate dhe vajzat aq mâ shume rritet agresiviteti seksual I burrave dhe djelmve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje