Gjermania miraton 164.4 mln Euro, Balla: Gjermania donatori numër një, shenjë e besimit të madh për Shqipërine dhe Qeverinë tonë

25 Nëntor 2018, 16:47Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla deklaron se edhe në tre vitet që vijnë 2019-2021 Gjermania do të vijojë të jetë donatori më i madh për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se fokusi i fondit të ri 3 vjeçar prej 164,4 milionë euro të Gjermanisë do të jetë ekonomia, përmirësimi i jetës së njerëzve si dhe ndihma në rrugën e integrimin të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu Balla ka publikuar dhe një video të vizitës që zhvilloi në Berlin javën që kaloi, ku pati një sërë takimesh me përfaqësues të Qeverisë dhe të Bundestagut gjerman.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Të dashur miq,

përmes kësaj video mund të shikoni një përmbledhje të vizitës në Berlin. 

Edhe në tre vitet që vijnë 2019-2021 Gjermania do të vijojë të jetë donatori më i madh për Shqipërinë.

Fokusi i fondit të ri 3 vjeçar prej 164,4 milionë euro do të jetë ekonomia, përmirësimi i jetës së njerëzve, ndihma në rrugën tonë për integrimin në BE si dhe projekte rajonale.

 Kjo është shprehja më e qartë e besimit që Gjermania ka tek Shqipëria dhe qeveria shqiptare.

2 komente në “Gjermania miraton 164.4 mln Euro, Balla: Gjermania donatori numër një, shenjë e besimit të madh për Shqipërine dhe Qeverinë tonë”

  1. Albania says:

    Ne vend qe te bonte gjermanin partner strategjik palloshi i gjate shko e bo anadollaket kjo eshte zgjuarsia shqiptare osé me mire antishqiptarizmi i edroganit

  2. Andrea says:

    Pra mos, u lidhni me turqit ,por me gjermanet , mjaft me koncesione me firmat turke se e varferuat popullin, e shkrete, keto qe bejne gjermanet, nuk barazohen me turqit barbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje