A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal?

27 Nëntor 2018, 14:53Politika TEMA

Me shfaqjen e djeshme teatrale në Kosovë Edi Rama tregoi se për të më të rëndësishme janë lojërat populliste rajonale se qeverisja me duar të pastra në Shqipëri. 

Ndërkohë plani për ndarjen e Kosovës po vihet në veprim çdo ditë.

 Situata në veriun e Kosovës mund të ashpërsohet me një qëllim: që ndarja të bëhet opsioni i vetëm i mundshëm. 

Atëherë mbetet të shohim Edi Ramën dhe kryetarin e Kosovës duke e realizuar planin për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. 

Dhe njohjen e Kosovës nga Serbia. Dhe hyrjen në NATO dhe BE të Kosovës. Ekziston rreziku që nga këto të mos realizojnë gati asgjë.

Nga Enver Robelli 

A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal? A mund të vijë Edi Rama për vizitë në Prishtinë, Pejë apo Prizren si një kryeministër i Shqipërisë që respekton disa rregulla elementare të protokollit shtetëror? A mund të vijë për vizitë pa folur me kapadaillëk? A mund të mbajë ky njeri fjalim në Kuvendin e Kosovës pa e polarizuar shoqërinë kosovare dhe pa manipuluar faktet e historisë më të re të Kosovës? A mund të dalë para gazetarëve pa i ofenduar e etiketuar?

Në Tiranë i quan «kadrinjë», në Kosovë i fyen si «gomarë», madje edhe kur bëjnë pyetje krejt të rëndomta, aspak me sherr, fundja edhe po të bënin pyetje me sherr: a nuk është kjo detyra e gazetarit? Kualifikimi i gazetarëve si pjesë e kazanit tingëllon mjaft atraktive (sepse edhe të tillë ka në dynjanë shqiptare). Pastaj Edi Rama e di mirë për çka po flet, sepse edhe vetë ka qenë afër kazanit medial prej se ka filluar të merret me politikë. Nëpër zorrët e këtij kazani është përzier edhe ai, duke harruar rolin e politikanit dhe duke u shndërruar në fjalaman me hithër në dorë. Por, përpjekja e Ramës që të diskualifikojë çdo kritik duke e goditur me peharin e kazanit, flet shumë për përbuzjen që ndjen ndaj shtypit të lirë dhe debateve kritike.

Ai do të donte debat, por me kusht që të flasë vetëm ai dhe të tjerët t’i nënçmojë pa masë. Ai do të donte debat për të treguar se është i gatshëm t’i shkruajë çdo shqiptari kritik një hajmali. Ai do të donte debat për çdo temë me kusht që të tjerët të heshtin dhe dëgjojnë vetëm interpretimin e tij. Kështu u soll edhe dje gjatë vizitës në Kosovë. Jo si mysafir, por si keqpërdorues i mikpritjes dhe si avokat (i paftuar) i kryetarit të Kosovës. Me epitetin e «gomarit» Rama i etiketoi jo vetëm kritikët e tij në Kosovë, por edhe vetë kryeministrin dhe kabinetin qeveritar të Kosovës.

Dhe ka një shpjegim përse e bën këtë Rama: ai mendon se duke e zotëruar më mirë se shumë politikanë (dhe gazetarë) andej e këndej Drinit artin e gojëtarisë, kjo i jep atij të drejtë të tallet me secilin. Kur s’ka ndonjë konflikt me gazetarë e rivalë politikë, fillon të grindet me qytetarë, me «kadrinjtë» e rëndomtë. Kjo duket atraktive për militantët partiakë dhe ndonjë bjerrakohës të mediave sociale, por sjellje prej burrështetasi nuk është, sepse qeverisja nuk është performansën artistike. Nuk ka qenë kurrë. Nuk do të jetë kurrë. As me Edi Ramën artist-kryeministër. Ai nuk do të jetë gjithë jetën e tij kryeministër, rrjedhimisht në të ardhmen do të ketë shumë kohë të shkruajë polemika e analiza, replika e fletërrufe.

Por, nuk është vetëm shkathtësia retorike e Ramës që e shtyn të kacafytet me të gjithë që e kritikojnë. Ai këtë e bën edhe për të larguar vëmendjen nga hallet e tij të përditshme. Përkundër disa meritave të pamohueshme në qeverisje, edhe nën dorën e tij artistike Shqipëria po rrëshqet nga skandali në skandal. Mund të injorojmë sulmet shpeshherë bizare të opozitës shqiptare, e cila është e diskredituar pa fund, por nuk mund të injorohen kritikët kredibilë. Ambasadorë amerikanë, politikanë gjermanë, diplomatë holandezë – të gjithë vazhdojnë të numërojnë problemet e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës: banda që veprojnë me tolerancë të shtetit, ministra e deputetë që dyshohet të mbajnë lidhje me elementë krimogjenë, mungesë e sundimit të ligjit, kanabizim kolosal.

Një shpjegim tjetër për sjelljen e tij është pozita e re e shqiptarëve në rajon. Me çlirimin e Kosovës, pavarësimin e saj, me hyrjen e Shqipërisë në NATO shqiptarët kudo në rajon ndihen më komod se më parë në histori. Nuk janë më të fuqishmit ushtarakisht, por duke qenë popullsi e re e dinamike nuk shohin shumë rreziqe për të ardhmen e tyre. Në vend që ky shans historik të shfrytëzohet për përparimin e Kosovës dhe Shqipërisë, politikanët marrin poza kinse nacionaliste për të fshehur dështimet e tyre. Në këso situatash edhe loja me projekte të mëdha («do të bashkohemi deri në vitin 2025») i shërben politikave populliste. Me shfaqjen e djeshme teatrale në Kosovë Edi Rama tregoi se për të më të rëndësishme janë lojërat populliste rajonale se qeverisja me duar të pastra në Shqipëri.

Njëkohësisht ai u pozicionua qartë si përkrahës i idesë për korrigjimin e kufijve, një projekt i përbashkët i kryetarit të Serbisë dhe kryetarit të Kosovës. Për këtë projekt polarizues ekziston, siç po shihet, një përkrahje ndërkombëtare që s’mund të injorohet. Në muajt e fundit përkrahës dhe kundërshtarë të idesë kanë folur gjerë e gjatë. Disa ekspertë amerikanë e quajnë lojë të rrezikshme në shërbim të Rusisë, të tjerët opsion të mundshëm. Përkrahësit janë kryesisht lobistë të paguar mirë. Në Kosovë një pjesë e madhe e opinionit e hedh poshtë ndarjen për shkak se nuk ka asnjë besim në veprimet politike të kryetarit të Kosovës. Edi Rama mund t’i thurë elozhe atij orë e çast, në iftar e në syfyr, por mendjen nuk ia ndërron dot shumicës së kosovarëve. Në vend se dje të kërkonte dialog me kosovarët kritikë ndaj lojërave me kufij, erdhi dhe i shau.

Plani për ndarje po vihet në veprim çdo ditë. Edhe sot, me dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri. Me kërcënimet se do të ndërpresin çdo kontakt me autoritetet në Prishtinë. Situata në veri, sipas ekspertëve të sigurisë, mund të ashpërsohet me një qëllim: që ndarja të bëhet opsioni i vetëm i mundshëm. Atëherë mbetet të shohim Edi Ramën dhe kryetarin e Kosovës duke e realizuar planin për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Dhe njohjen e Kosovës nga Serbia. Dhe hyrjen në NATO dhe BE të Kosovës. Ekziston rreziku që nga këto të mos realizojnë gati asgjë.

35 komente në “A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal?”

  1. Lumi A says:

    Po ike ore vesh gjate se je njeri i shpifur dhe gjak serb-turk-arab. Si ka mundesi qe te gjithe antishqiptart me ne krye spermen serbe Sali Karaxhici jane hellur ne sulm? Tradhtar kemi patur gjithmone ne mesin tone por kaq hapur kurre nuk kane dale dhe kjo eshte shqetesuse.

    1. Dardan says:

      Jan te LDK shoki,qent lehin sa her vjen dikush prej Shqiprije.

      1. tfgs1 says:

        eh mor Robell suniti,Rama e di se mes sunitesh [ ”kadrinjesh” apo gomaresh pak rendesi ka] nuk ka gjuhe tjeter vec me gjuhen e Sulltanit………………
        Ne nje vend evropian Corapekuqi do te mblidhte kanoce,ne mes sunitesh, pasha…………..gezuar ramazonin!
        Robell duhet te dish nje gje se Rama mund te tall kart me ju,por kujtoj se nuk ju vret apo cfaros pas shpine,ashtu sic ben birazeret tuaj sunite Ali Pasa,Zogu Ahmed,Hoxha Laverr,Shehu Mohamed,Berrish Saleh etj…………kshq mos u qani,sorrollopi juaj jane gjaxore.

    2. mirel says:

      Pse nuk i thua antishqiptar Edi Rames ti? Si shpjegohet qe menjehere pas skandalit te tij serbet e Mitrovices shkepusin mardheniet me Prishtinen?
      Kush e autorizon Ramen te diskutoje kufijte.
      Nuk e ka kete mandaj as ne Shqiperi. Por me deshiren e tij po i negocijon dhe kufijte e Shqiperise. Dhe e ka shitur. Kaq patriotike te duket ty kjo? Pa na e sqaroni pak kete lloj patriotizmi qe ju ben kritikues dhe superiore ndaj kosovareve. Juve qe jeni dakort te shitet e copetohet Shqiperia nga deti e nga varrezat jeni patriote. Keta qe i thane JO Thacit per ndarjen e Kosoves nuk qenkan patriote.
      Pa shiko mire kush eshte sperma e Sali Karaxhicit? Se nga veprat vetem Edi Ramuti i bie te jete. Dhe jua ka hedhur dhe ju faren e ndyre te tradhetarit, dhe duke u mburrur pale
      Mburreni pse shisni Shqiperine, plera.
      Ku krahasoheni ju me Robellin?
      Larg si dita me naten. Shkoni q.huni nga Tsipra e Vucic bashke me Ramutin tuaj, pleren tradhetare te Mitat Berishes.

      1. Lumi A says:

        O Mirel…ike ore qelbesire…Bej avokatin Berishes o kerme se nga tipa si ti i kemi trashigimni keta njethundrak qe nuk kane asgje te perbashket me shqiptart e ndershem. Mos u be me idjot se je se mendimin tim per spermen serbe si Berisha apo kete vesh gjatin nuk e ndryshon dot. Me vjen keq per ty.

      2. Pro reformes says:

        Mos harro ilacet, bro.

        1. mirel says:

          Jo bro, ja kam lene Ramutit. Iu deshen kur varrosi Mithatin. Ky Lumi A ishte dakort me gjithe Berishen. Ca i kruhet kunder Berishes tani?
          Kesaj i thone hem me ha e hem me djeg o Lumi qe mbytesh. E ke pastruar statujen e Zogut? Merr dy rrecka se tu shtua dhe e Mitatit.
          Futju punes e pastroi mire, kur te mbarosh hidhu ne Bularat te mirembash varrezat greke.
          .

    3. zef says:

      Eshte fatekeqesi e madhe qe Shqiperia mbas nje qeverrisje
      shkatarruese te Sali Berishes te vije nje Kryeminister KARAGJOS
      si Edi Rama nje vizatues i deshtuar pa as edhe nje fije intelektualiteti
      por shpreh nga goja e tije vete batuta dhe ofendime ndaj cdo kujt qe
      e kundershton. Nje kryeminister NARCIST i semure per te degjuar te
      gajasurat e servilave qe e rethojne , me batuta mediokre,, i rethuaar nga servila
      sepse nuk ka nje shok nuk eshte njeri shoqeror, cdo mardhenie shoqerore e
      vlereson ne bote kuptimin o je me mua o je kundra meje, njeri qe i urren intelektualet
      dhe prandaj i ofendon dhe i quan te gjith KAZAN apo GOMAR.
      FATEKEQESIA ME E MADHE ESHTE QE KY NJERI DO TE URREHET ME
      KALIMIN E KOHES DHE DO TI JAPE MUNDESINE TE VIJE NE PUSHTET
      NJE TE PAAFTI SI LULZIM BASHA.

    4. Sara says:

      jeni po aq idiote sa ata qe shani… ky gazetar ben analize shujme te sakte, por ju jeni “gomeret” qe duan Edi dhe Saliu… per ju logjika nuk ka vend, doni tifozllikun

      1. ben says:

        Sara-Enver Rrobelli dhe Berat Buzhala jane ata qe shpiken “kombin Kosovar”. Ata bejne punen e serbit nder shqiptaret se prej serbit paguhen.
        Rama mund te mos jete me i miri, por alternativa PD/LSI eshte nje katrahure. I kemi pare, provuar e streprovuar keta maskarenj qe se kane per gje te shesin vendin per te mbushur xhepat e tyre. Rama nuk tha asgje te keqe, por ne te kunderten u dergoi nje sinjal BE-se qe ne shqiptaret nuk mund te na trajtoni si qytetare te dores se fundit. Europa po perdor standarte te dyfishta kur behet fjale per serbet dhe shqiptaret Kete e kemi te qarte ne te gjithe, prandaj eshte detyra e Rames tu kujtoje europianeve se koha kur benin pazare me territoret shqiptare ka perfunduar njehere e mire dhe se ne do marrim vendime ne interes te kombit tone. Nga ana tjeter, BE apo SHBA dhe Rusia asnjehere nuk kane spjeguar se perse nje Shqiperi e madhe, brenda kufijve kombetare do krijoje problem ne Ballkan.
        Ker valle ne shqiptaret kemi provokuar luftera apo konflikte ne rrajon apo me gjere? Historikisht ne kemi qene gjithmone te sulmuar dhe kurre nuk kemi sulmuar kerkend. E verteta eshte komplet ndryshe. Fqinjet kane frike nga nje Shqiperi e Madhe, brenda kufinjve te mundshem kombetare, pasi keshtu kombi shqiptar do forcohej dhe do behej faktori me i rendesishem ne rrajon dhe te tjeret do e kishin te pamundur te neperkembin interest tona kombetare.

    5. Gimi says:

      Filluan shkrimet e paguara nga serboqiret. Nuk mund te rrine e te mos duken. Kushdo shkruan kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine eshte nje esadist i ndyre. Mos u perpiqni te na thoni jo ajo jo kjo. Jeni esadiste te terbuar, te paguar, te ndyre, kazan qe bie ere, jeni fake new, jeni te poshter. Keni te gjithe nje gje te perbashket urrejtjen per vendin tuaj dhe perulje ndaj parase se felliqur serbe. Per ju ndyresira nuk ka atdhe sapo qe te shikoni dollarin jeshil qe ju afrohet. Edi Rama na ka ne dhe ka popullin e Kosoves pas tij sebashku me te gjithe ata qe ne zemer jane kuq e zi. Pftuuu te dhjefsha artikullin dhe far e fis deri ne 100 breza.

  2. vang says:

    Si ka mundesi qe Rama te thoshte gomar per Haradinaj e ne pergjithesi per ata qe nuk duan ndarjen e KOSOVES ? AI tha ”eshte gommar ai qe mendon se THACI eshte tradhetar”,.Prandaj ROBELLI,pamvaresisht se cili eshte opinioni yt per RAMEN ai nuk e fyu Haradinajn.Me duket se edhe ti futesh ne kazan sic do thoshte Rama dhe si eshte tamam e verteta.Para dy muajsh i ftuar tek Fevziu,Rama sinqerisht shprehu”konfuzionin” e tij sepse nuk dinte qarte cfar te thoshte dhe pyeti:”ne kete gjendje qe jane komunat serbe ;ne mos njohjen nga 5 shtetete BE;nga lufta mbas shpine qe ben dhe pengon Serbia;nekete gjendje qe as BEe ben zap Serbine dhe mbeshtetjen qe ajo ka nga Rusia ;ne qendrimin amerikan qe nuk del hapur si do veprohet me tej?Ne gjithe kete peshtjellim ne duhet te mendojme se cfare duhet te bejme per vehten tone” Sigurisht Robelli ti i di keto por je brenda ne kazan.

  3. enter"" says:

    Bravo, nje artikull me vlere qe ja perplas ne fytyre Rames kryenecesine e tij ne marredheniet e jashteme.

    I duket vetjma mbret qe shkon e flet si idiot ne mes Kosoves????

    Rama = merru me shqiperine e leri traplliqet

  4. santiago says:

    e di Edi kapacitetin tuaj prej nje thundraku ,prandaj tall bythen me ju

    1. mirel says:

      Kjo eshte shprehje thundraku. Te mbeshtesesh Edvin Mithat Ramen do te thote te jesh analfabet dhe antishwipyar i shitur te greket.
      Fundja kush jane te paguarit e fondeve greke?
      Ramuti dhe komentues si puna juaj.
      Nuk ka mundesi qe te gjenden mbeshtetes te ketij llojit tuaj per kete tradhetar te copetimit te Shqiperise
      Nqs shqiptaret i quajti gomere vete eshte si miza ne bythe te kalit apo te gomarit

  5. PagatoriPronar says:

    Ju paska hallakatur juve mercenarëve andej dhe këndej Drinit. Kur bëhen dy mbledhje qeverish, pavarësisht nga vendi i takimit, nuk ka as të ftuar dhe as të pa ftuar. Ja pra, që këtu ju kazanaxhijtë që nuk dini ti kallaisni kazanat jeni jashtë loje. Ju i kuptoni fjalët sikur janë pa përjashtim helm. Sepse kështu ju kanë porositurk duke ju bënë mercenarë, ku edhe fjalën “lepe” ju e merrni për “leqe”; fjalën “mik” e merrni për “armik” , etj. Mosi u mundoni të tjetërsoni shprehjet sipas endjes suaj, por qendron i korrekt me ato që thuhen nga ata që i thonë. Jeni kazanë pikërisht se i kallaisni fjalët dhe mendimit sipas mendjes së porositësit.
    Pagatori pronar

  6. Genti says:

    Ky Enver Robelli nga cili vend i Serbise eshte dhe nga i meer parate.Julutem te pergjigjet nje njeri qe ja di mire veprimtarine.

    1. mirel says:

      Po Robellit nuk i doli ne drite ndonje mareveshje me Serbine si ato te Ramutit me Greqine.
      Ju nuk i keni kerkuar akoma llogari Ramutit per fondet sekrete te qeverise greke, c’ne qe hidheni si pleshti te Robelli?

    2. Xhixhi says:

      Un di vetem 1 gje per kte Robelin ; qe eshte 1 nga antishqiptaret e betuar kosovar , bashk , me Halil Matoshin e me Spahiun Nexhmedin

      1. pjeter says:

        ROBELLI, MATOSHI DHE BUZHALA, DHE JO VETEM, SHPIKEN KOMBIN KOSOVAR, DUKE INSISTUAR SI GJUHE KOMBETARE KOSOVARISHTEN. ROBELLI MUND TE KETE DYSHIMET E TIJA PER RAMEN, DHE DERI KETU ESHTE ME SE NORMALE, POR TE ARRIJE SA TI PERSHKRUAJE NE NJE MENYRE JO KORREKTE DEKLARATAT E RAMES, DHE DUKE U LARGUAR NGA E VERTETA, TREGON DASHAKEQESI, DHE TE BEN TE MDENDOSH QE TRESHJA E KOMBIT KOSOVAR NUK E KAPERDIN DOT IDEN E NJE BASHKIMI TE MUNDESHEM, SHQIPERI KOSOVE. ROBELLI NUK MORI PARASYSH SHPJEGIMET E RAMES, PERSE U SHPREH ASHTU PER THACIN, TE DISKREDITOHET THACI NE ATE MENYRE, DHE ME THENE TE DREJTEN KA MARREPJESE QE NE ZANAFILLEN E UCK-SE, EGZISTON EDHE FIRMA E TIJ NE DITEN E PAVARSISE SE KOSOVES, NUK ESHTE TAKU ME VUCICIN FSHEHTAS, APO I KA VU FLAKEN VENDIT NE DITET ME TE VESHTIRA TE KOMBIT, NUK I KA SHIT NAFTE SLLOBODANIT, PRANDAJ RAMES I VJEN PAK SI VESHTIRE TE PAJTOHET ME ATA QE E QUAJNE TRADHETAR, NDOSHTA GJUHA E RAMES NUK ISHTE E PERSHTATESHME PER ATE VEND DHE MOMENT, SKE CI BEN, EDHE AI KA GOMARLLEQET E TIJA.RAMA NUK DEKLAROI PER PERKRAHJE TE NDARJES SE KOSOVES SIC PERFLITET KETO KOHE, AI THEKSOI QE DUHET PARE PER C’FARE NDARJE FLITET, SEPSE PER TE QENE ASHTU SI ME PARE NUK EGZISTON PER TE, POR PO TE DISKUTOHET PER NDRYSHIM KUFIJ, ATEHERE DOTE THOTE SHQIPERIA NUK DUHET TE RRIJE DUAR KRYQ. PERSA I PERKET 2025, ESHTE THENE E STERTHENE QE AJO DUHET TE JETE DATA PER NE BE.TE GJITHA KETO ME PATJETER PER SERBET JANE SKANDAL, DHE ESHTE E NATYRSHME, PROBLEMI ESHTE PER ROBELLIN, PSE I DUKET KAQ SKANDAL KETIJ ZOTERISE?

  7. Virusi says:

    Disa nga pyetjet qe ngre Robelli ne fillim te shkrimit, jane te drejta. Kryeministri Rama duhet te jete me i permbajtur, te shpreh po dhe te imponoje seriozitet.

  8. Shvejk says:

    Nga vizita e Rames ne prishtine, jane terbuar :Saliu, Serbet, nje deputet Qipriot dhe Robelli sigurisht. Komentet jane te teperta.

  9. katarakti says:

    Duhet te turbullohet qe te kthjellohet. Deri me tani Kosova ishte duke humbur terren dita – dites. Nga bisedimet ne Bruksel fitonte vetem Serbia. Nga nje ane bente dialoguesen ne Bruksel, nga ana tjeter bente çmos t’i vinte shkopinj nen rrota Kosoves. Deri sa erdhi gjendja ketu. Asnje bisedim me me Beogradin pa njohur ai me pare shtetin e Kosoves si te pavarur. Nga kjo pike duhet te fillojne bisedimet. Dhe jo per se mprapshti. Serbia merr ato qe deshiron dhe jo vetem qe nuk e njeh Kosoven, por e pengon ne çdo hap. Prishtina duhet ta beje te qarte se eshte gati te normalizoje marredheniet me Beogradin dhe te heqe taksen 100 perqind sapo te fillojne bisedimet per njohjen e saj nga Beogradi. Ndryshe asnje dialog me serbet. Dhe Edi Rama mbeshtet pikerisht kete politike te Haradinajt. Ne rast se kjo nuk i pelqen ndonje titisti apo rugovisti, bythe e plasur!

  10. Dash says:

    Po shvejk, jam dakort,i bashkon ideali…

  11. tafa says:

    Kjo monster e meriton emrin Enver Torobelli.Pse more truthare me age serbe pse villni vrer ne menyre kaq te ulet e antishqiptare,pse kaq hapur ,kujtoni se nuk ju kupton ky popull punen e kujt ndyresire beni.Ore tru shpelare keni inat me ramen shajeni sa te doni dhe ka plot te meta ku mund te kapeni,por jo dhe per ato veprime qe ai i ben mire goja juaj e ndyre serbe flet vetem zi.Turp.Po te hulumtohet gjeneza juaj patjeter qe jeni fare turku ose sllave.Ska spjegim tjeter.

  12. undefined says:

    Nuk ka rruge tjeter o Robell o i qendroni gjuhes se Edi Rames kundrejt Serbise ose lereni veten te perdoreni si gur shahu sa andej ketej nga Europa dhe Serbia dy rruge ka zgjidhni e merrni

  13. N.VJOSA says:

    Kosova ka njerez te mrekullueshem, por ka edhe disa kokrra kandari si ky Enver Langua!
    Nuk u vjen e keqja nga Rama, por nga Sali Karaxhici dhe nga spiunet ne radhet tuaja qe jane rekrutuar heret dhe paguhen nga serbi…!
    Ti Vero ke alergji per Ramen se te duket vetja me i ditur!
    Vetem gur nen rrota dini ti fusni cdo inisiative per bashkim!!!…

  14. anastasi says:

    I nderuar gazetar Robelli,e lexova shkrimin tuaj ne lidhje me Pashain e shqipetise Edi Rama,disa mendime te tuat jane kritika te mira,por ne pergjithesi shkrimi jote nuk qendron.Ti e akuzon Edi Ramen qe kosovaret i quan gomar.Zoteri ke gabuar dhe ti zoteri mos genje poe ngrehu dhe i kerko falje Edi Rames,fjalen gomar ai ka shprehur BE-ne dhe jo per kosovaret,keshtu i dashur gazetar,ti ke poshteruar vete veten dhe dashje pa dashje ti per mua je nje shofinist Serbe.Ti zotni mos u merr me kazanet dhe tepesite e guxhines,po merru me problemet kosovare.Ne qoftese ti je bere keq per bashkimin e shqiprtareve,shqiperi-kosove,ti je nje shofinist dhe nazist Serbe.Bashkimi i shqiperise dhe kosoves do te bashkohen se nuk bene,armiqet le te lehin nga cdo cepe i botes dhe le te terbohen dhe le te bashkohen me qente e terbimit.

  15. boss says:

    GJATE FJALIMIT TE RAMES DHE INTERVISTES SE TIJE PER KOSOVON POPULLI SOVRAN BERI SHUME KOMENTE QE ISHIN SHUME ENTUZIASTE DHE KUPTIM PLOTE NE FAVOR TE BASHKIMIT TE SHQIPETAREVE NGA TE DYJA ANET DHEE NJE RESPEKT TE VECANTE PER KRYEMINISTRIN EDI RAMA. TE TJERAT JANE TE KUJDO QOFTE TE KAZANIT DHE TE SHQUPIT.

  16. Shkodrani says:

    Shkim super bravo

  17. Tit says:

    Shyqyr që janë ca si puna e këtij Enverit që të na hapi sytë e të na thotë se kush ëshël Rama!? Se bëjnë dot vezën e Edit se ju shqyhet bytha, dhe e marrin inat! Pupupu ç’paskemi qënë, popull xheloz ndaj Shqiptarit të vet kur ai tregon dinjitet dhe vendosmëri. Po ta bënin të huajt të njëjtën sjellje, do e komentonin pozitivisht me fraza si “burrë shteti” etj! Njerëz servila ndaj të huajve, dhe ujqër për të ngjashmin e vet!!! Prandaj s’bëhemi ne!!!

  18. antiharresa says:

    Per cfare sherbente ky shkrim ne jeten reale te shqiptareve andej dhe ketej Drinit nuk kuptohet .Zoteri anal ist ,nuk eshte faji jone qe Rama tall koqet me ju kazanxhinjte .Ne momentin qe anal istet dhe opinionistet andej dhe ketej Drinit do fillojne te kryejne misionin e gazetarit si kerkues te te vertetes atehere askush nuk do talle koqet me asnje prej jush ,as Rama.

  19. Edi says:

    Duhet guxim dhe inteligjenxe.Rama di cfare ben.Asnje Kosovar s’eshte ne gjendje te bej nje komfrotim te tille.Dhe perderisa Rama e filloi me shpate te madhe e gjithe politika e kosoves duhet ti lere menjane kontradikat me njeri tjetri dhe te ndjekin pa as te voglin dyshim Ramen.Eshte si nje lufte, po pa arme duhet shume inteligjenze e Rama eshte i vetmi qe di ta lozi deri ne fund.

  20. Vjosani says:

    Me cudit ky Robelli qe per Edi Ramen eshte gjitmone ne nje mendje me Sali Berishen. Po me shume me cudit me gjuhen e tij te varfer dhe me krahasime idiote si fjala vjen ” zorret e kazanit” Robell mesoje shqipen me mire se kuy krahasim idiot nuk i shkon gjuhes shqipe aspak. Ne serbisht nuk e di…. o Kazan!

  21. Valter says:

    O Robella, buzhala ,Sali e Matosh endra serbe po erfundon ender ne kavanoz. Mos u perdridhni kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje