Balla flet në takimin e nivelit të lartë në PE: Gati të votojmë me opozitën Reformën Zgjedhore, ja ecuria e vettingut dhe luftës kundër krimit

27 Nëntor 2018, 10:19Politika TEMA
Balla flet në takimin e nivelit të lartë në PE: Gati të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me delegacionin shqiptar: Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Vasilika Hysi po marrin pjese ne Takimin e Nivelit te Larte nen kryesimin e Kryetarit te Komitetit te Politikes se Jashtme David McAllister dhe Komisionerit Hahn.

Balla ne fjalen e tij beri nje prezantim mbi ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK.

Nga ana e tij Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës. E di qe ka patur nje shqetesim per vakancat e krijuara ne Gjykaten Kushtetuese, por me mire vakanca sesa gjyqtare te korruptuar te japin vendime. Ne fillim te vitit te ardhshem institucionet e reja te drejtesise do te jene ne detyre.

Shqiperia ka nje nder ligjet me te mira per minoritetet ne Europe dhe ky eshte nje standard per te gjithe Ballkanin. Madje edhe vende anetare te BE ne rajon mund t’i referohen si model.

Jemi gati te votojme sebashku me opoziten, te cilet i falenderoj qe jemi sebashku ketu, Reformen Zgjedhore, paketa ligjore per te cilen tashme eshte gati. Besoj se do ta votojme brenda krishtlindjeve.

Sundimi i ligjit, permes luftes lunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, vijon me rezultate te forta dhe shume domethenese.

1 komente në “Balla flet në takimin e nivelit të lartë në PE: Gati të votojmë me opozitën Reformën Zgjedhore, ja ecuria e vettingut dhe luftës kundër krimit”

  1. Plaku i mocem says:

    Akoma me perralla?Thoni drejt cfare u fshihni shqiptareve.Qe ju jeni nje bande e per bashket kjo nuk ka me diskutim.Ju po i nanurisni shqiptaret prej 5 vjetesdh dhe nuk jeni ne gjendje te kontrolloni 800 vete.Kaq e thjeshte eshte.Nuk i kontrolloni dot keta punonjes te drjtesise,sepse operoni ne menyre te tille qe te mos prishen ekulibrat,”mos me trego,te te mos tregoj”.Ju siguroj se ka gjasa qe te jeni marre vesh qe me 2021 te nderroni karriget dhe ata qe do vijne do ta fillojne nga e para deri sa miliarderet t’i kene hypur secilit shqiptar ne qafe.Me kete ritem largimesh te shqiptareve nga ai vend,aty do mbeten vetem miliarderet,dhe do merni punonjes nga Afrika.Uluni punon,lereni skecet me njeri tjetrin.Mjaft me mashtrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje