Presidenti i ‘Biznes Albania’ Luan Bregasi i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ teksa komentoi marrëveshjen doganore Shqipëri-Kosovë, theksoi se deri tani nuk ka lëvizur asnjë tarifë. Ai tha se nga qeveritarë kosovarë ka ndërhyrje klienteliste në politikat shqiptare.
“Kemi disa vite, u bë viti i 5 të mblidhen qeveritë tona. Ne si sipërmarrës i mbështesim këto iniciativa, për të lehtësuar nga pikëpamja burokratike bizneset tona, për të hequr barrierat jotarifore.
Por unë mendoj se nuk ekzistojnë instrumente administrativ për të zgjidhur ato që firmosen nga pikëpamja politike. Ka vullnet politik, por kur mbaron mbledhja nuk bëhet asgjë. Nuk lëviz asnjë tarifë dhe nuk lëvizet asnjë barrierë. Në pikëpamjen time s’ka zgjidhej të vendimeve politike.
Në pikëpamjen time, qeveria e Kosovës nuk është serioze në atë që vendos. Ne kemi vënë re shenja që disa qeveritarë (kosovarë) ndërhyjnë në politikat tona. Në rast se ka ndërhyrje klientesite, do të thotë se kemi zbatuar rregullat mes dy vendeve”, tha Bregasi.
Jaka: S’dëgjova për heqje barrierash
Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, tha se, mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive mirëpriten nga bizneset, por në praktikë ato sipas tij nuk sjellin produkt. Po ashtu ai tha se nuk u dëgjua të flitej për heqje barrierash tarifore.
“Në normalitet ne i kemi pritur mbledhjet e qeverisë, por asnjëra nga ato s’kanë sjellë produkt. Nuk dëgjova heqje barrierash, por unifikimin doganor mes dy vendeve. Është hera e parë që bëhet. Por kemi një bashkim fizik, bashkim sportesh. Kemi dy çati, por dy sportele. Është diçka që akoma nuk e kuptojmë se çfarë është axhenda dhe objektivi. Ne e dimë që është hequr romingu, një kosto telefonike”, tha Jaka.
Ndërkohë, eksperti ekonomik, Adrian Civici deklaroi se me këtë marrëveshje u shpreh vullneti politik për bashkim doganor.
“Këtë herë barrierat doganore u lidhën me vendimin e qeverisë së Kosovës për të vënë 100 % taksë për mallrat serbe. Unifikimi i doganave është koncept i gjerë. Ne do bëjmë një doganë të përbashkët. Por nëse themi bashkim doganor, kërkon hapësirë të përbashkët ekonomike dhe eliminimi i doganës mes dy vendeve. Me bashkimin doganor fillon dhe elementi i bashkëpunimit ekonomi.
Në këtë rast u bënë disa hapa lehtësuese. Po të kemi parasysh barrierat tregtare ne i kemi vuajtur. Shqipëria s’ka vuajtur në trageti me Kosovën. Por ka vuajtur në rastin e qumështin, që kanë të bëjmë me standarde të produktit. Ne në disa raste kemi edhe standarde ndërkombëtare. Në kuadrin e këtyre barrierave, tarifore, administrative, në këtë rast kishte vullnet politik. Mu duk më shumë reagim për atë që ndodhi me Serbinë”, tha Civici.
Biznesmenet shqiptar jane ende nen nivel te vetedijes kombetare!
Z.Civici! Bashkim Doganor “Customs Union” do te thote vec lehtesirave tregtare edhe : politike e perbashket tregtare me jo antaret! Kijeni parasysh! Ne kete rast Kosove Shqiperi antare te CEFTA-s. Zone e tregise se lire! Ne se Bashkim doganor midis dy vendeve kjo do te thote edhe politike e perbashket tregtare me jo antaret e bashkimit Doganor Shqiperi Kosove! Ndersa nji godine e perbashket dhe sherbim i perbashket nuk quhet bashkim doganor quhet Sherbim i perbashket doganor “Customs Servise” Respekt!
Dëgjojeni mirë këtë VJERRIN E XIBRAKËS….!!!
Ky mishi Brazilian…..!!
Dogjoni dhe këtë Jakën e GEOX-it se nuk hanë mut kot këta…legenat!!!
Kanë frikë të ndajnë nga feta e tyre e duan vet të gjithën që mos u fryfshin e ju daltë muti nga Goja….m.fucker…
ASNJE BASHKIM DOGANOR te mos behet me kosoven,,,,,kosovaret jane njerez me te poshter ne Europe ,,,,qelbesira,,,,biles te mbyllet c’do komunikim me keta plehra te europes….
ptu!
njeri i degjenerume.
njeri i frustrume
ore mut muti ja u rrofsh topet ti kosovarve o majmun
Luan Bregasi (bosi i Birra Tiranes) e ka hallin te Birra Peja qe tani do te konsiderohet nga ana e taksave si birre vendase dhe s’do kete takse importi. Do kete konkurrence te forte ky dhe Fani i Birra Korces nga Birra Peja. Nese Birra Peja do jete birre cilesore dhe me e lire, nuk do kete pse te konsumohen me birrat e prodhuara ne Shqiperi.
cfare psikopati analfabet