Tensione mes mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, Erjon Braçe refuzon drejtimin e mbledhjes dhe voton kundër disa neneve

27 Nëntor 2018, 19:42Politika TEMA

Tensionet kanë qenë të mëdha brenda mazhorancës, përpara diskutimeve nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit. Në qendër të debateve kanë qenë deklaratat e forta të bëra më parë nga kryetari i Komisionit, Erion Braçe, i cili pati thënë se ai dhe disa deputetë do të kërkonin rritjen e kufirit të pagës së patatueshme, nga 30 në 40 mijë lekë në muaj.

Në fakt, ky propozim nuk u pranua asnjëherë nga ministri i Financave, Ahmetaj. Përplasja ka qenë aq e ashpër, sa në fillim mbledhja e komisionit u shty pasdite.

Por, situata u bë më evidente, kur mbledhjen nuk e drejtoi kryetari i Komisionit, Erion Braçe, por sekretari Anastas Angjeli, një zgjedhje kjo mjaft e diskutueshme, pasi nuk është e qartë nëse ka bazë ligjore që mbledhja e një komisioni parlamentar mund të drejtohet nga sekretari.

Partia Demokratike reagoi përmes deputetes Jorida Tabaku, e cila përmes një postimi në Facebook thotë se mbledhja është e paligjshme, pasi sipas Rregullores së Kuvendit, mbledhjet drejtohen vetëm nga kryetarët ose nënkryetarët e komisioneve.

Vet Braçe u bë pjesë e mbledhjes në mes të seancës, por pa marrë asnjëherë drejtimin, madje duke votuar disa herë kundër.

Ndërkohë, si përfudim, propozimi për rritjen e kufirit të pagës së patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj as që u përmend fare nga asnjë deputet, as nga vet Braçe.

Komisioni i mbylli diskutimet duke votuar në tërësi buxhetin dhe paketën fiskale, të cilat të hënën do të shqyrtohen në seancë plenare.(TCH)

2 komente në “Tensione mes mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, Erjon Braçe refuzon drejtimin e mbledhjes dhe voton kundër disa neneve”

  1. VERI says:

    …pra ka ligj , por ka dhe Maliq ..!.. Maliq B eu , ose “thekri pa buke “po cudit boten ..!

  2. Tarrasi qe ta plasi says:

    Deputeti Brace ka mbetur i fundit nga socialistet …
    Te tjeret i jane turrur pares si turku sumës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje