Deklaratat që tërbuan Serbinë, Rama: Doja të tërhiqja vëmendjen e Brukselit, serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe

27 Nëntor 2018, 16:16Politika TEMA

Serbia e quajti sërish provokim fjalimin e Kryeministrit Rama në mbledhjen e dy qeverive në Pejë.

Kreu i qeverisë shqiptare e kishte paralajmëruar reagimin, por duket indiferent për çfarë shkaktuan deklaratat e tij në Beograd apo Bruksel.

Në një intervistë për Tv Klan ai pranon se qëllimi i kritikave të forta ishte pikërisht tërheqja e vëmendjes për indiferencën që po tregon Bashkimi Europian ndaj Kosovës dhe favorizimin që po i bëhet Serbisë në procesin e dialogut.

“Unë fola sinqerisht dhe isha i drejtpërdrejtë. Mirëpres çdo reagim, kjo është jeta demokratike. Fjalimi synonte të tërhiqte vëmendjen. Serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe”.

Nuk e ka kompleks aspak të pranojë se Vuçiçin e ka mik, por thotë se kjo miqësi nuk ndikohet nga e vërteta e secilit prej tyre.

“Miqësia është vlefshme, por të vërtetat janë të vërteta. I besoj më shumë asaj shprehjes, “e dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”.

Të vërtetën e vë edhe në mes si vijë distancimi mes Haradinajt dhe Thaçit kur pyetet se qëndrimin e kujt prej tyre mbështet në lidhje me korrigjimin e kufijve.

“S’jam në një mendje as me Haradinaj as me Thaçin në kuptimin e ndarjes së mendjes. Korrigjim kufijsh për çfarë? Nëse flitet për korrigjim për t’u çliruar nga mekanizmat e brendshme që Serbia i ka imponuar jetës demokratike të Kosovës, normalizimit dhe bashkimit të shqiptarëve është e mirëserardhur. Por nëse flitet për ndryshim për një njohje të kushtëzuar me gjithë këto mekanizma në emër të garantimit të minoriteteve jam kundra”.

Kryeministri është i bindur se po humbet kohë në një rreth vicioz me hile ballkanike kur në të vërtetë sipas tij Serbia duhet të kuptojë potencialin që ka për të bashkëpunuar me Kosovën si një partner strategjik. Dhe si model për të ndjekur ai risjell në vëmendje edhe njëherë, Francën dhe Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.(tvklan)

9 komente në “Deklaratat që tërbuan Serbinë, Rama: Doja të tërhiqja vëmendjen e Brukselit, serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe”

  1. enter"" says:

    Ik ore idiot, doje te terhiqje vemendjen e Europes.

    Shko ha nje mut ti bashme me ate mafiozin ne krah qe po ndyni flamurin duke e prekur.

  2. Klimax says:

    Hahahaha! Te pakten e pranon qe eshte idiot kur deklaron se “donte te terhiqte vemendjen ……..”!!!!!!!!! “Hedh nje budalla nje gure ne lume dhe 100 te mencur se nxjerrin dot”! Po behet me keq se ato femrat qe per te patur “sukses”, terheqin vemendjen duke treguar sa me shume gjoks dhe bythe!

  3. zef says:

    Kryeminister pa vlere qe i flet goja para mendjes..
    Ofendimi me i madh qe i behet Edi Rames sot ne
    popull eshte qe e krahasojne me Berishen ne
    disa raste degjon te thojne qe po qeverris me keq se
    Berisha. Ne 6 vite ka qeverrisur KUTURRU bjeri ti bim.
    Pa nje plan afat gjate me investime FASATE si ajo plaka
    qe shkon ke kirurgu plastik .

  4. Sevo says:

    Ky eshte cope budalli ne politiken e jashtme eshte zero Duke filluar qe Boni turqine partner strategjik dhe kercenon europen ky eshte kulmi

  5. Pa emer. says:

    Po pse or Kryeminister, duke ofenduar Evropen mendon se terheq vemendjen? Shprehja “what the fuck”, eshte ofendim dhe bile vete Amerikanet thone vetem gjysmen e saj “what the…” per ta zbutur ofendimin. Pastaj pse i flet Evropes nepermjet telegrafit? Valle ju nuk keni rastin ne takim me evropianet tua spjegosh atyre idene qe bashkimi me Kosoven eshte per te mire te Serbve, Shqiptareve, Evropes dhe Amerikes? Meqe e drejta jone per tu bashkuar nuk eshte aq e drejte per tu pranuar nga te tjeret, duhet dipllomaci dhe jo shkelma si mushka xanxare. Vet ke thene qe je piktori me i mire midis politikaneve dhe politikani me i mire midis piktoreve Shqiptare. Per kete ke te drejte dhe jo per te te bere qejfin po te them qe je politikani me i mire midis politikaneve shqiptare. Te gjithe i kemi varur shpresat tek ty, por mundohu te tregohesh me i pjekur. Mundohu te tregohesh ne detyrat e kohes dhe jo si tipik Shqiptar, qe te te mbuloje inati ndaj padrejtesise. Para se te flasesh mendohu! Pyet te tjeret se besoj se ke shume shoke aty qe mund te te keshillojne. Degjo me shume dhe hiq konceptin e Mao Ce Dungut qe ishte kethyer ne altropalant dhe jo radio marrese. Zgjidh keshilltare te ditur dhe jo kalamaj. Beji keto per ne Shqiptaret….

  6. mirel says:

    Ky eshte Kim Kardashjani i Brukselit.
    Ik mer trap se nuk te ka ngelur me asnje argument i arsyeshem per thene.
    Je nje cope legen i lyer e i zhgerryer me bajgat e tradhetise greke. I mbushur me mallra serbe te Vucicit, duke i helmuar shqiptaret me miell serb, i ndyre nga idete kolaboracioniste, dhe tani ngele te besh show me flamur.
    Dikur ky legen thosh qe nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve, tani nuk le gur e kusur pa u treguar nacionalist.
    Ne kurriz te Jugut te Shqiperise dhe te LANCL
    Ka spiun me te poshter serbo-grek nga ky?

  7. Eri says:

    Une u gezova se thashe me ne fund dikush po flet hapur te verteten.

  8. anastasi says:

    Komenti”PA EMER”shume i mire perfekt.

  9. Timi says:

    Europa është demokratike dhe janë mësuar me kritika, qoftë edhe nga Rama. Nuk janë aq sensibel si ne. Fundja vetëm se janë të pasur nuk do thotë që kanë gjithmonë të drejtë. Bëjnë gabime edhe ata. Sidomos në Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje