Me rastin e 28 nëntorit në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci si dhe personalitete të tjera të politikës.
Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule në monumentin e pavarësisë.
Ndërsa kreu i shtetit dhe maxhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike e deputetë të saj zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
I pranishëm në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe ish presidenti i Republikës Bujar Nishani .
Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë. (TemA)
Or Lul !!!!
Shqiptarisht, shume gjera po ia leme se…..aq dini dhe aq beni !!!!
Por, edhe sot, edhe sot, ne DITEN E PAVARESISE nuk shkuat prane
MONUMENTIT TE PAVARESISE ??????
He ! Me thoni :
Keta qe nuk shkuan te vendosin nje kurrore me lule tek BABALLARET E KOMBIT, cfare mund te presim prej tyre!
Te pakten , te mendonin se mund te jene neser ne nje detyre, sikur e kane
patur dikur ata BURRA!
KETA NUK VLEJNE AS SA …… ASGJE!
Ptu, race mosmirenjohese e baballareve te kombit!
Prandaj ju kane lene ne te pegeren tuaj te gjithe ata qe dikur ju kane respektuar!