Rrëfehet Aleksandër Arvizu: Pse Berisha dhe PD prishen me të gjithë ambasadorët e SHBA (dhe një këshilla për Edi Ramën)

27 Nëntor 2018, 19:51Politika TEMA

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është dekoruar këtë të martë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin “Merita të veçanta civile”.

Në ceremoni nuk ishte lideri i opozitës dhe në një intervistë për Albanian Daily News, Arvizu thotë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e kanë takuar gjatë kësaj kohe.

“Disa më thonë kur vijnë në Uashington që do të jenë atje dhe të takohemi. 

Kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, por presidenti Meta, kur ishte kryetar parlamenti, e gjente gjithmonë kohën të më takonte, gjë që e vlerësoj shumë. 

Zoti Rama, që nuk ka ardhur shpesh, edhe ai më ka takuar. Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, zoti Ruçi erdhi vitin e kaluar dhe drekuam bashkë.

Edhe Fatmir Xhafaj, zonja Kodheli, zoti Veliaj, kryetarja e LSI zonja Monika Kryemadhi, zoti Vasili, ish-anëtarë të PD, si Majlinda Bregu (s’besoj se iu vjen keq që po them ish…), edhe Genc Ruli, të cilin e takoj kur vij këtu. 

Ata që quaj miq nga PD i kanë larguar. 

Dhe i vutë re besoj ata që nuk përmenda në këtë numërim…,” thotë ai, duke shtuar se nuk është takuar me Bashën dhe Berishën.

“I kam thënë shumë herë që kur të jetë në Uashington të më telefonojë, të shihemi, edhe pse e di që është shumë i zënë e ka shumë kanale. Nuk ka ndodhur kurrë, jo vetëm me të, por edhe me tjetrin…”

I pyetur se përse pati deklaruar në vitin 2011 se Lulzim Basha është ylli në ngjitje i politikës shqiptare, ai qesh.

“Me keqardhje, mund të thuhet që zgjedhjet lokale më 2011 ishin fillimi i fundit për PD. 

Megjithatë, nuk përmenda as zotin Berisha. Nuk është sekret që të gjithë ambasadorët e fundit amerikanë, zoti Uidhers, unë, zoti Lu, kur jemi larguar, marrëdhëniet me zotin Berisha dhe PD nuk i kemi pasur aq të mira si në fillim. 

Pse kështu? Mendoj që njerëzit e dinë përgjigjen. Kur erdhi zoti Uidhers, zoti Berisha ishte në pushtet e kështu ishte edhe kur Uidhers u largua. 

Me zotin Lu, Berisha ishte në opozitë në të dy rastet. Kur erdha unë, ishte në pushtet, kur u largova, zoti Berisha ishte në opozitë. Interesante, apo jo…”

Për çfarë mendon Arvizu për qeverisjen e Edi Ramës?

Ai thotë se po mblidhen më shumë taksa, por nuk dihet nëse ato po përkthehen në investime dhe të mira për qytetarët.

“Pyetje interesante dhe paksa e vështirë. Megjithëse mendoj se do të kishte qenë edhe më e vështirë të përgjigjesha nëse do të jetoja në Shqipëri (qesh). 

Duhet të them, më duket se ka njëfarë progresi, nëse sheh Tiranën për shembull. Dhe nuk po flas për ndërtimet e reja apo për sheshin e ri… Duken mirë. 

Por nga ajo që kuptoj, ka procedura më të mira për mbledhjen e taksave, ashtu siç duhet të ketë një vend normal. Në këtë drejtim, është mirë. Sigurisht që ka njerëz që ankohen, por kjo vjen për shkak se tani duhet të paguajnë, ndërsa në të shkuarën nuk e bënin.

Pastaj janë reformat e ndryshme. Megjithatë, sipas asaj që mendojnë shumë njerëz me të cilët kam folur, qofshin liberalë, konservativë apo midis, disa thonë se gjërat janë pak më mirë; të tjerë thonë që nuk ka shumë ndryshim, disa thonë është më keq. Sidoqoftë, mbledhja e më tepër taksave është njëra anë. 

Ana tjetër është ajo çka njerëzit marrin në këmbim. Kjo pjesë për mua është pak e paqartë. Nuk jam në pozitë të them se nuk po marrin asgjë, por nuk e kam të qartë se sa përmirësime ka si rezultat i këtyre fondeve shtesë dhe procedurave më të mira”.

6 komente në “Rrëfehet Aleksandër Arvizu: Pse Berisha dhe PD prishen me të gjithë ambasadorët e SHBA (dhe një këshilla për Edi Ramën)”

  1. VERI says:

    .. sepse Berisha si “komunist ” e mban mend citatin “perca e sundo ” qe thuhet per amerikanet, ose me mire per banuesit e amerikes , pasi amerikane te vertete zor te gjesh ..!

  2. Dori says:

    Perplasjen me te madhe me ish-ambasadoret amerikane, deri ne tentativen per ta vrare, Sali Monstra i Berishajve te Vicidolit e ka pasur me nje gruaa trime, ambasadoren Mariza Lino… Por ajo e hodhi tuc; tjeter gje se nuk doli nje shqiptar trim qe t’ia numeronte hajdutit, kriminelit dhe tradhtarit te popullit e atdheut ne lule te ballit; tjeter gje se udheheqesit e Partise Socisliste, si puna e Rexhep Mejdanit, Fatos Nanos, Namik Dokles, Bashkim Finios etj. , e tradhtuan populllin dhe bashkepunuan me te…

  3. Saimir says:

    Tre vila x tre kat ne koder te selites.
    Ky vjen nga amerika e i ban reklame

  4. ideali says:

    Antgi amerikanet e perjetshem jane bere miq te Amerikes. O pika e zeze me keta komuniste te pandreqshem, bije bastarde te serbise lindur me 1941. Jane pa kolone vertebrale. Nje here kolkozet e sovkozet, nje here Rock end rrollin. C ‘fare rrace?…

  5. Shoku says:

    Me vjen keq zoti Arvizu qe nuk e kini kuptuar aresyen se perse nuk u takon Berisha e Basha.
    Po si mund te takoi nje cope ambasador, e aq me keq tani qe jeni larguar, NJE BURRE SHTETI SI BERISHA ?
    Aq me keq t”ju takoj JU nje YLL NE NGJITJE, si LULZIM BASHA,i cili me urdherin e BURRIT TE SHTETIT vrau 4 qytetar. E me rastin e vrasjes se 4 qytetareve nje ambasador i shtetit me te dashur per shiptaret,AMERIKA, me emrin Arvizu, Berishen e quajti BURRE SHTETI e Bashen YLL NE RRITJE.

  6. Lulushe says:

    Avrizuja qe e beri burre shteti Ssli Berishen per 21 Janarin i cili vrau 4 njetez me duar ne xhepa dhe deri sote nuk i edhte prekur nje fije floku atyre qe vrane apo atyre qe i quajten “koke pa lare ” por i cuan ne postin me te larte. Politike e ndyre .Avrizuja lepihet tek prezidenti tani turp dhe nuk e paska miqesi me Saliun. Saliu dhe.Meta jane miq te pa ndashem.
    Nga Like Floriri qe i thosh. Saliu tani eshte Like i miri.
    Ju zente ahu i ketij populli qe po mendon cfar te gatuaj cdo dite dhe me cfare te shtyj ditet . Perfundimisht : KETA JANE TE GJITHE NJESOJ SI KA QENE DO TE VAZHDOJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje