Ramush Haradinaj uron Pavarësinë: Jemi një në zemër, synimi ynë e ardhme e përbashkët

28 Nëntor 2018, 10:20Politika TEMA

106-vjetori i Pavarësisë, është shoqëruar me atmosferë festive edhe në Kosovë ku kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët për ditën e flamurit Kombëtar.

Ai shkruan se data e sotme është historia e lavdishme e popullit shqiptar dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në qarqet euro-atlantike.

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!RH”,  shkruan Haradinaj.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje