Brexit katastrofë për industrinë britanike të automjeteve

28 Nëntor 2018, 15:34Bota TEMA

Industria britanike e automjeteve paralajmëroi se një brexit pa marrëveshje do të përbënte një katastrofë për sektorin.

Ky paralajmërim vjen dy javë nga votimi vendimtar në parlament i protokollit të negociuar midis Londrës dhe Brukselit.

Mike Hawes, drejtori i Përgjithshëm i grupit të prodhuesve të automjeteve dhe furnizuesve SMMT, paralajmëroi mbylljen e fabrikave.

Ndërkohë, Sinron Gregory McDonald, i Grupit Goodfish, thotë se negociatat e brexit-it, kanë shtuar presionin në sektorin prodhues.

“Deri tani Brexit-i nuk ka dhënë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë. Por dy klientë kanë shtuar numrin e porosive, me siguri për të shtuar gjendjen në magazina. Jemi të pasigurt dhe të gjithë po presim se ç’do të ndodhë me brexit-in.”

Që prej fillimit të shekullit, industria britanike e automjeteve e cila punëson drejtëpërdrejtë ose indirekt rreth 850.000 veta në Britaninë e Madhe po e përjeton keq shkëputjen nga blloku europian.

Ajo u trembet barrierave të mundshme doganore apo rregullatore në kufijtë e Britanisë së Madhe me BE-në, një pengesë për një sektor që shpeshherë i transferon pjesët e këmbimit jashtë kufijve për t’i prodhuar më pas dhe për t’i bashkëngjitur ato tek automjetet.

1 komente në “Brexit katastrofë për industrinë britanike të automjeteve”

  1. rexha 10 says:

    DO TE LANI TE GJITHA PASURITE QE I KENI VJEDHUR NEPER BOTE.PORE EDHE VENDEVE SKADINAVE
    JEPNI ME QERA PALLATET MBRETNORE,SE PO FILLON TE
    SHTOHET POPULLSIA NE MBRETNINE E MADHE.
    MJERE AI QE DO TA VUAJ ,SE KAMILA ME KARRLON KANE MERDHIF.ISHINTAKSAPAGUESIT E EUROPES ATA QE I MBANIN ME SUFLLAQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje