Ministri turk: Kam dëgjuar incizimet gjatë vrasjes së gazetarit, e ekzekutuan për 7 minuta

27 Nëntor 2018, 13:55Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll.

Cavusoglu ka thënë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung: “E kam dëgjuar. Ai është vrarë brenda shtatë minutave. Ka qenë vrasje e qëllimshme”, raporton rel.

Ministri turk ka thënë të ketë dëgjuar mjekun e forenzikës duke udhëzuar të tjerët që të dëgjojnë muzikë derisa ai i ka copëtuar trupin.

Cavusoglu ka thënë: “Njëri dëgjohet se është duke e shijuar atë, ka dëshirë të copëtojë trupat. Është e neveritshme”.

Turqia ka thënë se Khashoggi, koluminist i Washington Postit është vrarë muajin e kaluar nga një ekip prej 15 personave që janë dërguar nga Riadi.

Ankaraja insiston se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga nivelet më të larta të Qeverisë Saudite, por jo nga Mbreti Salman.

2 komente në “Ministri turk: Kam dëgjuar incizimet gjatë vrasjes së gazetarit, e ekzekutuan për 7 minuta”

  1. Nardi says:

    Erdogan i vret per 1 min,pse qeka habit ky.

  2. Baliu says:

    Dihet kjo pune mor “vellaqko”, veper e Gulenit eshte kjo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje