Trump nuk tërhiqet: Do ta mbyllim kufirin me Meksikën

26 Nëntor 2018, 15:29Bota TEMA

“Do ta mbyllim kufirin me Meksikën njëherë e përgjithmonë nëse është e nevojshme”, theksoi sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton ata.

‘’Ftoj Kongresin të dhurojë fonde për ndërtimin e murit. Shumë nga migrantët janë kriminelë”, sulmoi presidenti duke theksuar se ata nuk do të hyjnë në SHBA.

Rojat kufitare amerikane njoftuan po sot se kishin urdhëruar rihapjen e pikave të kalimit midis qytetit meksikan të Tijuanas dhe qytetit amerikan të San Diegos.

Ato ishin mbyllur për një periudhë të shkurtër, për shkak të përpjekjeve për kalim të paligjshëm të qindra migrantëve.

Më herët, rreth 500 emigrantë u përpoqën, por pa rezultat, të kalonin ilegalisht kufirin amerikan në këtë zonë në veriperëndim të Meksikës, por u zmbrapsën nga forcat amerikane të rendit, të cilët mbyllën më pas kufirin.

1 komente në “Trump nuk tërhiqet: Do ta mbyllim kufirin me Meksikën”

  1. tana says:

    emigracioni ne SHBA ka qene i kontrolluar , dhe marshim me karvan refugjatesh kur nuk ka pasur eshte hera e pare qe po ndodh me ardhjen e Trumpit, ky e dinte qe nuk do te fitonte kongresin , dhe per te justifikuar ngritjen e murit se Meksika sja vari perdor taktikat e tij djallezore duke kerkuar para kongresit, te mbyll murin , ky eshte anti njeri , dhe keta refugjate ky i nderseu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje