Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, u ka kërkuar qytetarëve të bojkotojnë meshat, pasi sipas tij, mësimet e kishës janë larg realitetit dhe priftërinjtë janë të korruptuar.
“Ndërtoni një kishë në shtëpinë tuaj dhe lutuni atje. Nuk ken ipse të shkoni në kishë dhe të paguani për këta idiotë”, tha Duterte në një fjalim, raporton ABS-CBN, konglomerati më i madh i mediave në Filipine.
Duterte i bëri këto komente në përurimin e një projekti të furnizimit me ujë në qytetin Davao të dielën, ku ai më parë ka shërbyer si kryetar bashkie përpara se të ngjitej president në vitin 2016.
Duterte njihet për heretizmin e shprehur në publik.
“Çfarë dinin ata njerëz për botën sot? Si mundet që njerëzit 3 000 vjet më parë të parashikonin ose të projektonin atë që po ndodh sot?”, tha ai duke i cilësuar mësimet e Vatikanit si arkaizma.
Duterte shkakton shpesh polemika me deklaratat e tij ofenduese dhe agresive. Ai i ka fyer shpesh udhëheqësit e huaj (duke e përshkruar Barak Obamën si bir k..), Papa Françeskun po ashtu, ndërsa Zotin budalla.
Kësaj here, ai vuri në shënjestër peshkopët e vendit dhe jo priftërinjtë – disa prej të cilëve, thotë ai, janë miqtë e tij – duke paralajmëruar qytetarët që të mos japin para për peshkopët, të cilët ai i akuzon për si të korruptuar.
Krahasuar me shpërthimet e tij të zakonshme, Duterte u tregua relativisht i butë me peshkopët. Në vitin 2016, ai e pati paralajmëruar lidershipin e Kishës ” të mos kruhet me të”.
Pas Brazilit dhe Meksikës, Filipinet janë vendi i tretë me numrin më të madh të katolikëve.(TemA TV)
se di pse me kujton Edi Ramen ky tipi
O I PAPAM . EDI RAMA ska lidhje per asgje me kte burr , ED RAMA rri pa brek esht i degjenerum snobist i pa cip drogmen , njerzit si ED RAMA ky i vriste si qent rrugve per perdorim droge , nuk ka te ngjar RAMA me kte burr shteti qe do i bente shum pun SHQIPTARVE , ED RAMA esht funderin qe shurron mi te paret e vet boll qe te duket i perveçem , ed ramen ky do e kishte egzekutuar qe prej shum kohesh per drog se ky i vret drogmenet , pra ED RAMA esht viktim droge ky esht gjyetari drogmenve , ky po ta kishte ne filipine RAMEN o do ta bente rob , o do ta vriste ne rrug si qen per drog , mos i ngaterro gjerat jan komplet te kundert kta dy njerez .
Mesjeta dhe diktatura ne “emer” te Zotit vazhdon.
Aresyeja eshte e thjeshte,menyra me e pershtatshme per nderhyrje me qellime politike dhe fetare qe vete Zoti apo Krijuesi e denon.
Nuk ka poshtersi me te Madhe se sa te degjenerosh nje kulture apo tradite te nje shteti ne emer te nje Fuqie me propagande “shpirterore”.
Nuk e kuptoj pse duhet te nderhyjne disa rryma me prapavije politike per te detyruar me propagande Zotin qe eshte Nje.
Ky mire e ka,por hajde mbushu “mendjen”, “bagetive” te Zotit.