Moska ka injoruar thirrjet perëndimore për të liruar tre anije dhe 23 anëtarë të ekuipazhit të Ukrainës që u qëlluan dhe u kapën në afërsi të Krimesë në fundjavë dhe akuzuan Kievin për komplot me aleatët e saj perëndimor për të provokuar një konflikt.
Në Ukrainë, forcat e armatosura ishin në gatishmëri të plotë luftarake, ku presidenti Petro Poroshenko kërkoi miratimin e ligjit i cili pas debateve të nxehta, ligjvënësit mbështetën kërkesën e tij për të vendosë ligjin ushtarak që do të zgjaste 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori, për të forcuar mbrojtjen kombëtare kundër “pushtimit” të mundshëm nga Rusia.
Me marrëdhëniet ende të tensionuara pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së saj për një rebelim pro-Moskë në Ukrainën lindore, kriza rrezikoi duke i shtyrë të dy vendet në konflikt të hapur dhe kishte shenja të hershme se po rihapte thirrjet perëndimore për më shumë sanksione ndaj Moskës.
Autoritetet tani mund të kufizojnë tubimet publike ndërsa disa deputetë kanë frikë se Poroshenko mund të pezullojë zgjedhjet presidenciale më 31 mars 2019.
Përplasja detare e së dielës ishte jashtë brigjeve të Krimesë, e aneksuar nga Rusia në 2014.
Anijet ruse të rojes bregdetare hapën zjarr, përpara se forcat speciale të saj sulmuan anijet e Ukrainës ku sipas informacioneve dyshohet se tre ose gjashtë ukrainas u plagosën.
Ukraina tha se ishte një “akt agresioni” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.
Përplasja detare është hera e parë që Rusia dhe Ukraina kanë ardhur në konflikt të hapur gjatë viteve të fundit, edhe pse forcat ukrainase kanë luftuar separatistët rusë dhe vullnetarët e Rusisë në lindje që nga viti 2014.(TemA TV)
Kjo tregon rrezikun real te “lojerave” te gjoja Hashum Taqit me kufijt e Kosoves. Serbia duke pasur Rusine mbrapa (si gjithmone) do ta mar veriun e Kosoves te nenshkruar eventualisht nga Taqi, dhe do ti injoroj ato fantazite tjera per shkembime. Qka pastaj? Kush do te akuzohet si kurve dhe shtrige, Serbia apo Hashum Taqi?