Kompania holandeze e hekurudhave – NS tha se do të ngrinte një komision për të hetuar mundësinë e pagimit të dëmeve individuale për rolin e hekurudhës holandeze në deportimet masive të hebrenjve gjatë okupimit gjerman të Holandës në Luftën e Dytë Botërore.
Kompania tha në një deklaratë se përfshirja e saj në deportim ishte “faqja e zezë e historisë së Holandës dhe kompanisë”.
Më shumë se 100,000 hebrenj holandezë, 70% e bashkësisë hebraike në atë vend, nuk mbijetuan në luftë.
Pjesa më e madhe e saj u dëbua nga Holanda dhe u likuidua në kampet e përqendrimit.
Numri më i madh i hebrenjve holandezë u transportuan me tren nga qytetet në kampet e tranzitit në atë vend, përpara se të dërgoheshin në kampet e vdekjes.
Dhe Serbrenicen ja dorezuan Nazisteve Serbe ku ndodhi ajo qe ndodhi,mos valle Hollandezet jane buçe naziste te lindura?
Krahasoni tani, ate qe beri Hollanda dhe ate qe beri Shqiperia per hebrenjt.. asnjehere seshte vone.