Kisha dashtë me ikë mrenda nate prej teje Shqipni, ani pse ende më ndezet gjaku si flamuri kur valëvitet

29 Nëntor 2018, 09:33Blog TEMA

Nga Arjola Zadrima

Kisha dashtë me ikë mrenda nate prej teje Shqipni.

Ani pse ende më ndezet gjaku si flamuri kur valëvitet.

Ani pse ende më rrënqethet trupi kur eci rrugëve tue kundrue dritat e ndezuna e flamujt e lagun e rrahun prej stuhisë.

Më dhemb shpirti krejt rinia mu dogj këtyne rrugicave pa krye. Këtyne anëve pa gaz. Veç sot je e kuqe gjak veç sot, nesër prapë kam me pa gri.

Me këta sy melankolik kam pa si të shkatërrune të gjithë pa mëshirë, i nisën të ritë.

Me këta sy kam pa hiena me dorca lëkure, e dhambë të stërkequn tu u zgërdhi për gjymtyrët tueja.

Janë të pangimë pusht’ tetarët Shqipni.

Rrugët tueja dynden me fëmi të vegjël që lypin për bukën e gojës, e këta pushtetarët trima numërojnë thasët me drogë. Ti nuk je siç kam andrru.

Kurrë nuk ke me u ba. Të gjithë këta palço nuk kanë atdhe veç lekun Zot e nji vorr i pret.

Për ditë përcjell të fundit mik në dyert e botës dhe krejt e zhgënjyeme hesht.

E nesër na duhet me qeshë vesh më vesh, me kërcy, me u vesh kuq e zi e me këndue për ty Shqipni.

Unë s’mundem me e ba, ti nuk je për darsëm por një makth për çdo të ri pa prespektivë.

Ti je toka e namun, në duert e djajve që ende nuk ke mësue se trimat me flamur të sjellin liri. Prej të gjithëve liri. Unë të du pa parti Shqipni se ti nuk i përket as Edit as Lulit që nuk u rrit kurrë.

Ti je e fmijve tanë që të varin në qafë si medaljon të shtrejtë dhe zhduken rrugëve të botës.

Kisha dashtë me ikë mrenda natës e prej dheut të huej me të uru Shqipni.

Sot flamurin e përdhosin ata me buzët e tyne, që veç gurë hodhën për liri.

Sot shqiptarë ke me i pasë tanë por atdhetarë janë veç ata me gjak të vramë Shqipni.

19 komente në “Kisha dashtë me ikë mrenda nate prej teje Shqipni, ani pse ende më ndezet gjaku si flamuri kur valëvitet”

  1. tafa says:

    Komplimente per shkrimin e nderuar zonje.Te verteta te hidhura ,por realitete keni thene.Edhe pse e keni thene ne menyre figurative mua si lexues nuk me pelqen qe vleresimet per anet negative te shqiptareve e kryesisht ndyresirave politikane e pushtetare tja veshesh atdheut.Nje fjale e urte jona thote.Kur ske ci ben gomarit mos i bjer samarit

  2. TJETRI says:

    Eh ç’ma kujtove Migjenin moj Zonje. Fatkeqesisht pershkrimi juaj eshte i vertete.

  3. Vetem ato Shpitra te vertet ,
    jetojne ate ndjenje te shprehur ne kte Text ,
    te trishtueshem por njikohesishte qe ndez nji Drite ,
    ne erresiren qe ka pllakosur shpirtrat pajete te shqiptarit .
    Eshte zhgenjimi qe flet vs asaj tragjedie jete te shqiptarit ,
    qe mjerishte shume pak e ndjejne dhe jetojne ne shpirt ne ate Bote te dal jashte cdo njerezie !!!!!!!!!!

    ( me vjen mir ,si shqiptare ,qe ne vendin tim ,paska ngelur/jeton ala …ajo shpirt i vertete Shqiptari – Njeriu i vertete )

  4. Vetem ato Shpirtra te vertet ,
    jetojne ate ndjenje te shprehur ne kte Text ,
    te trishtueshem por njikohesishte qe ndez nji Drite ,
    ne erresiren qe ka pllakosur shpirtrat pajete te shqiptarit .
    Eshte zhgenjimi qe flet vs asaj tragjedie jete te shqiptarit ,
    qe mjerishte shume pak e ndjejne dhe jetojne ne shpirt ne ate Bote te dal jashte cdo njerezie !!!!!!!!!!

    ( me vjen mir ,si shqiptare ,qe ne vendin tim ,paska ngelur/jeton ala …ajo shpirt i vertete Shqiptari – Njeriu i vertete )

  5. Lili says:

    Nuk e kuptoj perse nje gazetare apo shkrimtare nuk di te shkruaj ne gjuhen shqipe…duke petdorur kete gjuhe me te cilen eshte bete shkrimi …duket sikur po lexon nje shnrim te vitit 1245…perdorimi i kesaj gjuhe maa si lexues me ben te mendoj qe gazetarja ka dy klade shkolle dhe eshte e pakulturuar, srpse gjuha eshte si nje lloj statusi pwr njerezit…sa ne i kulturuar e ne shume shkolle te jesh aq ne bukur do flasrsk gjuhen shqipe zyrtare…
    Po te isha redaktor gazete nuk do te pranpja shkrine me gjuhe te tille…

    1. @ Lili says:

      @ Lili… ben mire te mesosh Shqip se qenke cope- cope ne standartin e shkruar, ne 4 rrjeshta ke 10 gabime ….

      Dialekti Gege eshte pasuri e madhe e gjuhes Shqipe. po te kujtoj se 70-80% e Shqiptareve flasin dialektin Gege.

      Kjo nuk do te thote se nuk respektojne standartin e Shqipes.

      1. Klimax says:

        Respekt per standartin e shqipes eshte vetem atehere kur shkruhet sipas standartit te shqipes!
        Dialekte dhe nen-dialekte te se folures se shqipes ka shume ne Shqiperi, por ne qoftese cdokush do te shkruante sipas dialektit krahinor te tij, atehere do te kishim te benim nje mish-mash gjuhesor!
        Kemi gati 45 vjet me keto standarte gjuhesore dhe eshte turp kombetar qe akoma shqiptaret nuk po munden te shkruajne gjuhen shqipe ashtu si nuk munden kurre te shprehin vleren reale te lekut, packa se vlera e tij ka ndryshuar 55 vite me pare!!!!!!!!!

        1. mik says:

          Klimax – Ti mund ta interpretosh si te duash por, nqs ka 45 vjet qe asht vendosur gjuha standarte dhe prap nuk rrespektohet, kjo do te thote se ai standart ka dicka mangut, e duhet rishikuar. Do te thote qe ai standart organikisht nuk pershtatet, mbasi te gjithe e dime, standartin e gjuhes Shqipe e dominon Toskenishtja, ne nje menyre krejt te pa drejte. 70% e popullsise Shqiptare flet me dialektit Gege !! A nuk te duket e pa-drejte kjo ?
          Askush nuk kerkon te zevendesohet dialekti Tosk me dialektin gege ne gjuhen standarte, por te bahen bashke, te bahen nji. Kjo nuk do ishte vetem ne te miren e gjuhes Shqipe, por edhe ne te miren e unitetit apo kohezionit ( quaje si te duash ) nder popullsi Shqiptare, qe me thane te drejten, asht ne nje nivel te dobet.

          1. Edlira says:

            Gegerishtja eshte dialekti i Kreshnikeve.
            Pa gegerishten nuk do shijonim dot Eposin e Kreshnikeve,Migjenin,At Gjergj Fishten..Edhe Dante tingellon po aq madheshtor i shqiperuar ne dialektin geg! Eshte dialekt viganesh.

            Fat i madh qe ne shqiptaret shpalosim nepermjet dialekteve te tilla potencialin e madh te gjuhes shqipe…nepermjet gjuhes dhe dialekteve “shpalosim” larmishmerine dhe intensitetin e madh te shpirtit shqiptar,identitetin tone.

    2. Lil Toronto says:

      REDAKTO SHKRIMIN TEND NE FILLIM, PASTAJ SHIH TE TJERET. ARJOLA = MIGJENI MODERN.

  6. I punësuar Jashtë says:

    Kjo na lënë mbrapa ne: patetizmi – gjoja për Atdheun. Atdheun e ke me vete kudo që shkon, lëvizja sot nuk është MËRGIM, SYRGJYNIM, por punësim, kulturë, argëtim, mundësi për njohje të botës… Pse ia bëni kaq të madhe e kaq të mbrapshtë lëvizjen shqiptarit, të rinjve. Gjithë bota (njerëzia) lëviz, por nuk venë kujën. Ne: te qulli, te pragu. Dhe për çfarë?.. Për Atdhe (?!). Le të ikin të rinjtë ku t’u dojë qefi, veç me mend në kokë. Në vend që t’i porosisim të shkojnë me mend në kokë, ua nxijmë rrugën me patetizma. Lëvizjen, nga një problem politik a ideologjik duhet ta trajtojmë si problem social: sa përfitojmë, sa rritemi, sa pasurohemi, sa kulturohemi, sa “zbutemi” në karakter, sa shkollohemi, sa shkëlqejmë në fusha të ndryshme. T’i shikosh se sa punëtorë e sa familjarë ajnë bërë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali!!! Ata në Greqi!!! Sepse, krahas punës për të mbajtur familjen, përfitojnë edhe nga mënyra e sjelljes të popullsive vendase, që, për hirë të së vërtetës, ne kemi shumë për të mësuar. Lëvizja, në çdo aspekt të jetës, sjell zhvillim. Edhe në natyrë, edhe në shoqëri.

    1. super duper says:

      Levizja e lire (emigrim dhe imigrim) eshte natyrore, por nese ndodh nen 10% te popullates totale. Me Shqiptaret kj o levizje natyrore u be ne kushte e ne forme jo natyrore – e kjo per shkak te krizes ku ndodhet shqiperia ne 70 vjetet e fundit. Ndersa ne 30 vjetet e fundit kj o krize ka prekur themelet e kombit ne mase te rrezikshme dhe pebem ALARM. Mali i Zi po shbrazed nga Shqiptaret, Maqedonia po shbrazet nga shqiptaret, Kosova ka 100 vjet qe e shprazin te tjret dhe me liberalizimin e vizave do shprazen vete. Shqiperia ka krizen me te tmerreshme. Ne 30 vjet kane dale 1.5 milion Shqiptare (dmth 50% e republikes u shbraz).
      A mund te me thuash ti “i punesuari jasht” ku ne bote levizje me keto numra – quhet normale?. Bota kete e quan Eksod! dhe eksodi kur ndodh ka dhimbje – prandaj nuk niset njeri me urate por me dhimbje ne shpirt. Por dhimbja me e madhe eshte se dalin karafile si Rama qe thone – edhe Evropianet levizin pse cuditeni ju!!!.

  7. Kris 1 says:

    Pershendetje. Dhe komplimente qe po thua te verteta te hidhura per katranet me boje qe po i thithin gjakun popullit

  8. mik says:

    ” Ti je e femijeve tane qe te varin ne qafe si medalion te shtrejt dhe zhduken rrugeve te botes ” !!
    Cfar vargut ?!!! Askujt nuk i pershtatet ma shume se Shqipetareve ky rresht.
    Te lumte. Artikull emocional qe te ther n’shpirt.

    1. mik says:

      Korrigjim : Cfar Vargut ?!!! Duhet te ishte ” Cfar Vargut !!!

      1. korrigjim i korrigjimit says:

        As dialekti geg as ai tosk nuk kanë një formë të tyre standart në të shkruar. Ata që me kokëfortësi duan të shkruajnë në dialekt gënjejnë veten. Brenda të njëjtit dialekt ka të folme të ndryshme. Cila është e folmja që duhet të përdoret kur shkruajmë “gegnisht” dhe “toskërisht”? Gjithashtu, “kokëfortët” që duan patjetër të shkruajnë në dialekt; cilat shenja pikësimi dhe si kanë vendosur ti përdorin? Përdorimi i rregullave të drejtshkrimit dhe gramatikës është marrveshje. Për dialektet nuk di të ketë ndonjë marrveshje. Për shembull nuk di që toskërishtja apo gegnishtja të kenë unifikuar secila në të folmen e sajë rregulla. Pa u zgjatur nëse doni ta shkruani pa gabime dhe në standartin zyrtar, korrigjimi i mësipërm do të ishte si më poshtë:
        Korrigjimi do të dukej kështu.
        Korrigjim: Çfarë vargu!
        * Nuk përdoret hapësirë ndërmjet gërmës së fundit dhe shenjës së pikësimit.
        * Mbas shenjës së pikësimit ka gjithmonë një hapësirë të vetme përpara fillimit të fjalës ose fjalisë tjetër.
        * Shkruhet Çfarë me “Ç” të madhe dhe jo Cfare.
        * Shkruhet vargu me “v” të vogël dhe pa “t” në fund dhe jo Vargut.
        * Pika çuditëse e përsëritur më shumë se një herë në fund të fjalisë, është gabim gramatikor.

        1. mik says:

          Korrigjim i korrigjimit – Ke te drejte. Faleminderes. Duket qe e zotnon gjuhen Shqipe shkencerisht. Kjo nuk do te thote qe, me qe une nuk e kam ate aftesi, nuk e kam te drejten e komentit me thane ate qe mendoj.
          Ti e di qe komentet ketu, nuk kushtezohen mbi nivelin e perdorimit te gjuhes Shqipe. C’do kritike ne kete pik, ka qellim poshterues, e kjo nuk te ban ty ma te mire se te tjeret. Gjithkush asht i mire per dicka, e jo per gjithcka.
          Korrigjimin : C’far vargut, e bana me heq pike pyetjen, dhe kaq.

  9. Daja says:

    Thjesht po due me uru prej zemret kete ze kumbues, kete klithme qe del nga thellesia e nje shpirti qe dhemb.

    Vetem nje korrigjim (jo nga keta korrigjimet e komentueseve ma siper) ;

    Te lutem! Mos e thuaj ate qe “Kurre nuk ke me u ba “. JO! JO! JO! Nje dite SHQIPERIA DO BEHET ! DO BEHET SE KA AKOMA NJEREZ ME SHPIRT SI TI E DASHUR ARIOLA ! Me beso !

    Jane shume. Me beso! Jane aq shume sa nuk mund ta marresh me mend por jane strukur padrejtesisht ne strofkullen e tyre e ndjehen te pafuqishem per te vepruar. FATKEQESI ! ATA .. NE NUK E NJOHIM FUQINE TONE KJO ESHTE FATKEQESIA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje