Copa Libertadores/ Finalja e kthimit River – Boca do të luhet në "Bernabeu"

30 Nëntor 2018, 14:24Sport TEMA

Tashmë është vendosur. Finalja e kthimit e Copa Libertadores River Plate – Boca Juniors do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Kështu, përballja e tensionuar është zhvendosur nga Amerika Latine në Evropë. Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut CONMEBOL ka arritur marrëveshjen me Federatën Spanjolle dhe me drejtuesit e klubit të Realit.

Sfida do të luhet të dielën më 9 dhjetor në orën 20:30. Gjithashtu, klubi i rivër-it u dënua që të luajë 2 ndeshje pa tifozë në stadiumin e tij në kompeticionet ndërkombëtare në Amerikën e Jugut si dhe me 400 mijë euro gjobë. Boca Juniors kërkoi fitimin e ndeshjes 3-0 në tavolinë, por kjo nuk u pranua.

Edhe Katari kishte shfaqur gatishmërinë për ta pritur këtë përballje, ashtu si edhe qyteti i Xhenoas në Itali, por në fund u zgjodh Madridi.

Ndeshja e parë në “La Bombonera” përfundoi në barazim 2-2, ndërsa ajo e kthimit në “El Monumental” u shty për shkak të dhunës dhe sulmit ndaj autobusit që transportonte lojtarët e Boca-s nga tifozët e “Los Millionaros”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje