Partizani-Tirana/ Përcaktohet ‘xhaketat e zeza’, ja kush gjykon në derbi

30 Nëntor 2018, 11:47Sport TEMA

Sot në orën 18:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e 15 të Kategorisë Superiore.

Partizani kryesues vjen në këtë derbi pas një humbjeje në Vlorë me rezultatin 1-0, ndërkohë që Tirana që nuk po arrin të gjejë rezultatet e duhura, vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Skënderbeut.

Sa i përket gjykimit, është vendosur që kjo ndeshje t’i besohet Eldorian Hamitit që do të ndihmohet nga Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha. Gjyqtar i katërt i këtij takimi, është Dojando Myftari.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, është vendosur që të ketë edhe gjyqtarë linje dhe pas porte do të qëndrojnë Juxhin Xhaja dhe Klajdi Kola.

Ashtu si edhe herët e tjera, derbi pritet që të jetë një takim i luftuar deri në minutën e fundit dhe puna e gjyqtarit nuk do të jetë aspak e lehtë duke qenë se do të kenë edhe presionin e madh të tifozëve, të cilët pritet të tejmbushin stadiumin.

Hamiti shihet si një nga arbitrat më të mirë, megjithëse Tirana nuk ka kujtime të bukura me të, duke qenë se pikërisht ky arbitër gjykoi në takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut para 2 sezonesh, duke i mohuar një penallti bardhebluve që i kushtoi edhe me rënie nga kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje