Florjana Koka dhe Voltana Ademi miliona lekë nga qiratë, ja krerët e bashkive që merren me bujqësi

30 Nëntor 2018, 09:11Politika TEMA

Kryebashkiakët në vend janë të kamur në para.

Në listën e kryebashkiakëve të pasur bie në sy emri i asaj të Sarandës, Florjana Koka, bashkëshorti i së cilës merr të ardhura nga qiraja e tri objekteve:

Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 849.999,96 lekë nga qiradhënia e objektit të ndodhur në Lagjen nr.2 në Sarandë;

Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 165.000 lekë nga qiradhënia e objektit me sipërfaqe 29.3 m2;

Bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 204.000 lekë nga qiradhënia.

Interesante është edhe bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, e cila ka të ardhura nga biznesi i prodhimit të pijeve alkoolike 1.892.943 lekë.

Kokoneshi po ashtu gjeneron të ardhura edhe nga prodhimet bujqësore e vreshtaria (2.624.880 lekë), ndërsa 14.000 lekë i merr nga kontratat e qirasë të lidhura gjatë vitit 2016.

Midis kryebashkiakëve që gjenerojnë të ardhura në mënyra jo fort të njohura është edhe ai i Pustecit, Edmond Themelko:

Të ardhura me vlerë 139.000 lekë, të siguruara nga bujqësia dhe blegtoria; Të ardhura me vlerë 128.000 lekë, të siguruara nga turizmi, shkruan Sot.

Një emër mjaft i njohur për publikun është ai i Voltana Ademit, e cila drejton Bashkinë Shkodër.

Sipas të dhënave të siguruara nga Open Data, pjesa më e madhe e pasurisë së saj përbëhet nga paratë që mbledh nga objektet që ka lëshuar me qira:

Të ardhura me vlerë 100.000 lekë nga qiraja e njësisë me sipërfaqe 20 m2 nga objekti me sipërfaqe 116,5 m2;

Të ardhura me vlerë 51.000 lekë nga qiradhënia e njësisë me sipërfaqe 35,34 m2, në bashkëpronësi;

Të ardhura me vlerë 34.000 lekë nga qiradhënia e njësisë me sipërfaqe 50 m2 nga objekti me sipërfaqe 116,5 m2, në bashkëpronësi.

Ndërsa kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami zotëron 19.152 lekë nga interesat e Bonove të Thesarit.

Mes krerëve të bashkive, ka edhe nga ata emra që zotërojnë toka bujqësore apo pasuri të patundshme.

Fran Tuci nga Bashkia Fushë-Arrëz kaTokë bujqësore dhe shtëpi 1 katëshe përdhese me sipërfaqe 970 m2; T

okë bujqësore me sipërfaqe 480 m2 në Hamallaj Durrës, në proces legalizimi;

Tokë në fshatin Fushë-Arrëz dhe shtëpi me sipërfaqe 600 m2, e përbashkët me prindërit.

Ndërsa Adriatik Zotkaj nga Bashkia Poliçan zotëron:

Pasuri e patundshme me sipërfaqe 1.000 m2;

Subjekti zotëron 33% të aksioneve të shoqërisë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k;

Pasuria e patundshme me sipërfaqe 5.000 m2 arë.

Ndërsa kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi ka patur në zotërim 80% të aksioneve të shoqërisë A-Korabi, të cilat i ka shitur për Bashkia Bulqizë 80.000 lekë.

2 komente në “Florjana Koka dhe Voltana Ademi miliona lekë nga qiratë, ja krerët e bashkive që merren me bujqësi”

  1. Twat says:

    Shikoni pak ate kryebakiaken e RROSKOVECIT shume e majmur me duket

  2. ?? says:

    HAJDUTE, MEDIOKRE , E LIGË NË PAFUNDËSI!
    KJO JE TI ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje