Tusk: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë do të vazhdojnë

30 Nëntor 2018, 15:03Bota TEMA

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh i sigurtë se sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Rusisë do të rinovohen në dhjetor, pas përshkallëzimit të nxitur nga Moska në Detin Azov.

‘’Europa është e bashkuar në mbështetjen e saj për sovranitetin e Ukrainës. Jam i sigurtë që BE-ja do të rinovojë sanksionet ndaj Rusisë në dhjetor’’, pohoi ai gjatë një konference shtypi pak përpara fillimit zyrtar në Buenos Aires të samitit të G20-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje