FOTO/ Vendoset rekord i ri, ja kush është filxhani më i madh i kafesë në botë

1 Dhjetor 2018, 16:14Lifestyle TEMA

Hondurasi vendosi një rekord të ri të Guinness të premten duke e bërë filxhanin më të madh të kafesë në botë.

Filxhani mban rreth 18.000 litra, sipas Institutit Honduras të Kafesë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mbretëria e Bashkuar me një filxhan prej 13.200 litrash që u prezantua në dhjetor 2012.

Në kupën gjigande të Hondurasit, e bërë prej çeliku dhe me një shtresë izolimi plastike, u derdhën 15.730 litra ujë dhe 2.270 litra esenca kafeje.

Filxhani ka një cilindër të jashtëm prej hekuri me një fund të bardhë që i jep një pamje qeramike.

Ai është prodhuar në San Sebastian në territorin perëndimor të Lempira.

Hondurasi është prodhuesi i pestë më i madh i kafesë në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje