Premier Liga është futur në fazën më të nxehtë dhe skuadrat po luftojnë dhëmbë-dhëmbë për çdo pikë të mundshme, në një kampionat shumë të vështirë.
E kur të gjitha skuadrat e tjera luftojnë me njëra-tjetrën, Mançester Siti po lufton me veten.
Guardiola ka ndërtuar një skuadër të pandalshme dhe që nuk njeh kundërshtarë.
Edhe në takimin e sotëm kundër Bornemuthit, Siti ka dalë triumfues, duke fituar me lehtësi 3-1. Bernardo Silva, Sterling dhe Gyndogan kanë mjaftuar që “Qytetarët” të vazhdojnë ecurinë e fitoreve.
Në 10 vendet e fundit të tabelës, ka pasur ndryshime drastike.
Brajton, Leister, Kristal Palas dhe Uest Ham kanë marrë fitore tepër të rëndësishme, duke u ngjitur edhe në tabelën e renditjes.
Premier League, java e 14-të
Kristal Palas – Bërnli 2-0
MekArthur 16’, Taunsend 77’
Hadërsfilld – Brajton 1-2
Jorgensen 1’ / Dufi 45’, Andone 69’
Leister Siti – Uotford 2-0
Vardi 12’, Medison 23’
Man. Siti – Bornemuth 3-1
B. Silva 16’, Sterling 57’, Gyndogan 80’
Njukasëll – Uest Ham 0-3
Çicarito 11’ 64’, Anderson 90’