Partizani-Tirana/ Gega: Fitore e merituar; Mema: Papërgjegjshmëri totale, kështu nuk vazhdohet

30 Nëntor 2018, 20:41Sport TEMA

Partizani fitoi 2-1 ndaj Tiranës me përmbysje, në ndeshjen e luajtur pasditen e së premtes në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë nuk arritën që të ruanin avantazhin e vendosur në minutën e 50 me anë të Halilit. Kundërpërgjigjja erdhi shumë shpejt. Ishte Rubin Hebaj me dy golashin e tij që i dhuroi fitoren “të kuqve”, duke mbrojtur kështu kreun me 34 pikë. Në përfundim të këtij takimi, trajneri i Partizanit, Skënder Gega u shpreh ishte një fitore e merituar, ndërkohë ka vlerësuar kundërshtarin e tij në fushë Ardian Memën. Sipas tij, Tirana e drejtuar nga Ardian Mema është përmirësuar.

Fitorja– “Rëndësi ka që morrëm tre pikëshin. I uroj trajnerit Mema një karrierë të gjatë sepse është profesionit dhe e do fanellën. Patëm vështirësi, kur u ndëshkua, mendoj se lojtarët u goditën, por treguam forcën”.

Goli nga lojtari i stolit, Hebaj- “Cdo trajner futet me 11 veta, i respektojmë të gjithë. Hyri në momentin e duhur. Që ditët e parë që kam ardhur jam pyetur për Hebajn, kohët e fundit ka filluar të reagojë, jam shumë i lumtur dhe shpresëplotë që do të vazhdojë këtu”.

Alban Hoxha, titullar– “Ajo që ndodhi me Albanin s’është e mirë për një profesionist, por është çështje personale. Klubi ka masën e tij administrative. Dy ditët e fundit ka qenë fizikisht shumë mirë dhe unë personalisht mora vendimin për ta hedhur në fushë, edhe pse jo kapiten. Ai dha më të mirën në fushë. Janë ca rregulla dhe pika që ne i kemi në klub. Vendimi ishte i imi”.

Partizani me gabime dhe përmirësimi i Mensah– Mensah ka dhënë shenja që është në rritje, ka rritur agresivitetin dhe ka lirshmëri. Jam shumë i kënaqur. Sa i përket gabimeve, do kisha dëshira ta shihja ndeshjen me qetësi, e ardhjen e Memës Tirana është përmirësuar. Besojmë se ishim superior dhe e merituam fitoren.

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema u pa shumë i tensionuar në fjalën e tij pas ndeshjes kundër Partizanit. Për mikrofonat e “Supersport”, Mema bëri analizën e ndeshjes, ku kritikoi disa lojtarë me emra konkret:

“Është e njëjta tablo siç ka ndodhur në ndeshjet e kaluara, edhe këtë herë e njëjta gjë, patëm mundësi për të administruar rezultatin e shkuar drejt fitores apo barazimit. Por problemi është që te rivënie anësore. Ky është problem që një lojtar jep goditje anësore i kthen shpinën dhe nuk sheh se ku është.

Në rastin konkret, është Doka, po ndodh papërgjegjshmëri e shumë lojtarëve, po ndodh në shumë ndeshje edhe në këto kushte nuk mundet se si të shoh vazhdimësinë time dhe të ekipit.

Ka pasur polemika brenda skuadrës, nuk kanë qenë të gatshëm ta kuptonin se Halili do ët lozte, unë e shoh gjendjen në stërvitje dhe shoh gjendjen. Kam bërë dy ndërrime të tjera që janë gabimi im dhe këtë e marr përsipër unë.

Ishte gjithë kohës Daja që e bllokonte, nuk mendoj se na ka ardh e keqja nga Trashi apo dikush tjetër. Papërgjegjshmëria jon i ka sjellë fitoren Partizanit, është dhuratë e radhës.

Duhet të them se te goditjet standarde kemi pasur probleme, këtë herë na erdhi nga rivënie anësore, si statistike vijnë shumë pak gola ashtu. Ka ardhur koha të flasim edhe konkretisht, të themi gjërat siç janë. Gjërat janë të dukshme dhe nuk mund të vazhdohet më të fshiheni pas gishtit, apo pas lojtarëve që të mos i prekim. Lojtarët i prek loja, se futbolli është prezencë në fushë.

Gjatë kohës do të kesh një performancë të mirë. Nuk mundet të luash një herë mirë e një herë jo, gabimet janë të dukshme dhe evidente, sidomos te golat sot. Te i dyti është mungesë përqendrimi e Hasanit, që i mori topin kundërshtarit. Pjesa tjetër është e kotë aty se dolën dy lojtarë huq te goli tjetër.

Dje dhe sot kemi thyer rekord sa i përket pjesës së stërvitjes, sidomos me goditje standarde,. Edhe sot gjatë gjithë ditës kemi bërë analizë me futbollistët, edhe në dhomat e zhveshjes kam trajtuar këtë pjesë, problemet na erdhën në lojë dinamike, jo me goditje standarde. Nuk ka pse pëson gol nga rivënia anësore, janë disa gjëra se çfarë do të thotë që një lojtar edhe pa ia dhënë trajneri të bëjë maksimumin për ekipin, që të mos pësohet gol”,- përfundoi Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje