Tërhiqet “El Pek” Pizarro, djali i peshkatarëve që hodhi grepat në elitë!

30 Nëntor 2018, 16:53Sport TEMA
Tërhiqet “El Pek” Pizarro, djali i peshkatarëve që

“Ka ardhur momenti! Jam unë ai që lë futbollin dhe jo e anasjellta”. Curico-Universitad de Chile, skena e fundit ku do të “ngjitet”, përpara se të ngrejë flamurin e bardhë.

Vitet kanë kaluar edhe për “El Pek” (nofka e tij), vogëlushin me trup, por të madhin me tru.

Një artist i topit, por që jetoi periudhën kur kampionët nuk i gjeje me gishtat e dotës si sot, por me grushta…

Në Itali fitoi respektin e të gjithëve, sepse veç urtësisë dhe thjeshtësisë, ishte i drejtëpërdrejtë, aq sa nuk fshihej kur luante dobët dhe nuk i rritej mendja kur luante mirë.

Një buqetë me lule gruas së tij, disa filma romantikë dhe pak verë. Nuk e gjeje në diskoteka, as nëpër restorante. i pëlqente thjeshtësia dhe më shumë të zgjohej ditën e dielë dhe të bënte një shëtitje.

Kurrë nuk e kanë trembur kilometrat në fushë. Në Kili, kur nisi edhe të luante futboll, kishte ditë që luante edhe dy ndeshje brenda 12 orësh. Çmenduri? Jo! Dashuri për topin.

Një ndjenjë e pastër, që ndoshta lindi kur sapo kishte nisur të ecte mirë.

Vetëm 2 vjeç dhe një këmbë të magjepsur “Mamaja më ka treguar se njëherë kur isha i vogël, godita topin aq fort saqë kapi gjyshin në fytyrë dhe i doli gjak nga hunda”.

Kthen shiritin e kasetës David Pizarro dhe e bën duke u emocionuar. Djaloshi që u bë burrë. Ai që zgjohej pa gdhirë dhe shkonte në port duke pritur babain dhe xhaxhallarët peshkatarë që ktheheshin nga lundrimi në Paqësor.

Lindi në Vaparasio, 11 shtator 1979. “Një datë historike për Kilin: gjashtë vite më parë kishte ndodhur grushti i shtetit. Valparaiso është qytet me 500 mijë banorë dhe 120 km larg Santiagos”.

“Njëherë, im atë më tregoi se gjatë një stuhie një balenë u fut poshtë varkës dhe donte ta përmbyste. Shkoja në port dhe i prisja, duke u lutur të ktheheshin gjallë. Sigurisht, lutesha edhe që të kishin kapur peshk shpatë, pasi vlente më shumë në treg”.

Në futboll, centimetrat kurrë nuk kanë rëndësi. Ka rëndësi guximi, dëshira për të çarë dhe për t’ia dalë, por sidomos inteligjenca taktike.Pizarro debutoi 16 vjeç në Kili, ndeshja Ëanderes-Temuco. “E pamundur ta harroj”.

Sigurisht, kapitulli më i bukur për mesfushorin është Serie A dhe titulli me Interin dhe Romën. Verdhekuqtë, një lëkurë e dytë, siç vetë ai do ta tregojë. Udinese, Lecce, Manchester City dhe më pas rikthimi në atdhe. Dita po afron, nuk ka nevojë për shami për të mbajtur lotët.

“El Pek” do të përshëndesë publikun. Eshtë 39 vjeç dhe ka ardhur koha që fusha të mos i përkasë më, ose të paktën, jo si vend ku ai mund të vrapojë…

Djaloshi i një peshkatari arriti të “notonte” në një det shumë më të madh duke fituar. (Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje