Modric lë mbrapa Messin, shpallet lojtari më i mirë në botë i vitit 2018 nga IFFHS

30 Nëntor 2018, 14:34Sport TEMA

Kur kanë mbetur dhe pak ditë për dorëzimin e trofeut të “Topit të Artë”, ku favoriti kryesor për të fituar këtë çmim është , Luka Modric, ky i fundit ka marrë një tjetër një çmim me vlerë të madhe.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), kapiteni i kombëtares së Kroaicsë është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2018 .

Mesfushori që aktivizohet me skuadrën e Realit të Madridit ka lënë pas yllin argjentinas Kionel Messin që u rendit në vendin e dytë dhe lojtarin e Chelsean Eden Hazard në vend të tretë,  në renditjen e hartuar nga një juri prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota.

Ndërkohë, çmimin si portieri më i mirë u shpall Courtois, kurse Dider Deschamps mori çmimin e trajnerit të vitit pas triumfit që bëri me kombëtaren e Francës në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Modric fitoi me 272 pikë përpara Messit që mori 144 pikë dhe Hazard 114.  (TemA)

1 komente në “Modric lë mbrapa Messin, shpallet lojtari më i mirë në botë i vitit 2018 nga IFFHS”

  1. fantoma says:

    Edhe Kim Kardashian, mund të shpallet (po të duam), si “futbollistja” (portjere) më e mirë e vitit 1918… (???!!!) Çdo gjë, është “një shou” dhe e paravendosur…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje