Sergio Agüero do të ndryshojë shtëpinë e tij dhe është gati të blejë dy apartamente në ndërtesën e pestë më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ylli i skuadrës së Manchester Cityt, sipas mediave britanike do të shpenzojë 4 milion paund (4.5 milion euro) për të dy shtëpitë luksoze të tij që do të jenë në katin e 65-të.
Ky është kati i fundit i ndërtesës që do të ketë pamjet nga qyteti i Mançesterit dhe “Ethiad Stadium”. (TemA)