Në raportin më të fundit për lirinë e medias në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.
Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike.
Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që kërcënohen sipas “Reporterët pa kufij” nga krimi dhe politika; Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku.
“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj.
Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.
Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”.
Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017.
Besoj se duhet te kete edhe nje parameter per objektivitetin e gazetareve ne raport me njeaneshmrine politike dhe llogjiken e fantazine qe perdorin kur nuk kane fakte!
Kur keta Reportere Pa Kufinj, kane futur edhe gazetarin bastard Basir Collaku, qe na qenkerkesh i kercenuar per punen e tij si gazetar, tregon se:
– Ose kjo organizate merr vendime, ben raporte dhe jep rekomandime bazuar mbi te dhena “fake”, jo objektive
te njeaneshme, te politizuara, te siperfaqeshme.
– Ose keta Reportere Pa Kufinj, pranojne nderhyrje dhe lobime per paragrafe te caktuara te futur ne raportet e
tyre nga parti apo grupime politike, grupe te mesuara me diversione trafiqe influencash mashtruese.
Figura e Basri Collakut, si gazetar, por edhe si njeri dhe si tip mistrec dhe ekstremist, eshte nje nga figurat me te urryera dhe me te perbuzura nga opinioni i pa aneshem publik shqiptar.
Basri Collaku eshte koburrja mediatike e opozites destruktive aktuale shqiptare, nje kopje e shemtuar e Lul Bashes qesharak me ligjeratat e njejta dhe slloganet e shpifura per drogen,krimin dhe korrupsionin qeveritar.
Te perdoresh Basri Collakun si etalon te persekutimit te gazetareve, eshte me se paku nje mashtrim i paskrupullt.
Basri Collaku eshte modeli se si nuk duhet te jete nje gazetar qe ka per detyre dhe lejtmotiv te informimit te publikut bazuar mbi te verteten dhe jo mbi shpifjen, mbi balten e hedhur dhe nxirrjen e personazheve politike apo publike qe nuk jane te rreshtuar ne eskalonin politik ku eshte rreshtuar vete ky bastard i quajtur Basri Collaku, nje ekstremist dhe sajues i skenareve dhe skupeve vetem per perfitime politike te grupit te tij te interesave.